LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj ironizon Bashën/ E vetmja gjë e pandalshme dje ishte virusi, më nxori mallin e viteve ’97

26 Mars 2021, 20:02, Politikë CNA
Veliaj ironizon Bashën/ E vetmja gjë e pandalshme dje ishte virusi,

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka ironizuar Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike për takimin e mbajtur mbrëmjen e djeshme për hapjen e fushatës elektorale.

Duke kujtuar këngën ?Unstoppable? të Sias, me të cilin Basha hapi fushatën, Veliaj tha se e vetmja gjë e pandalshme dje ishte virusi.

?Që këtu ndahemi me palën tjetër: Mbi jetën e njeriut nuk ka asnjë interes tjetër. Partitë janë në funksion të njerëzve dhe jo njerëzit qëllim në vetvete të fitores. Ata thonë, ?o burra, bëni një autosallon! Lini makinat dhe të gjithë te tribuna!? E vetmja gjë ?unstoppable? ishte virusi, që gjeti shesh e bëri përshesh. Ndërkohë, ne besojmë te politika që e sheh pushtetin si mjet për të arritur qëllimet e njerëzve?, u shpreh ai në një takim me të rinj të Njësisë 5 në Tiranë, ndërkohë që vijoi edhe më tej ironinë.

?Me atë që pashë dje, praktikisht më i forti, më i bukuri dhe më i miri ishte ai që kishte ?Bentley? dhe ?Porsche Cayenne?. Ne jemi një parti që themi, më i miri është ai që del me 10-ta, që përfshihet në komunitet, që adopton një gjysh, ose një gjyshe. Kjo nuk duhet të jetë një garë ?kush ka automjetin më të madh e më ndotës?. Kjo duhet të jetë një betejë për kulturë, për qytetari.

 Më nxorrën ?mallin? e viteve ?96-?97. Sot jemi në vitin 2021. Përderisa shoqëria është modernizuar, duhet të modernizohet edhe partia, edhe politika. Por qartazi disa njerëzve iu ka ngelur ora në vitet ?96-?97?, deklaroi Veliaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga