Connect with Us

Transportonin kokainë me makinë/ Arrestohen tre persona nga Tirana

Politikë

Transportonin kokainë me makinë/ Arrestohen tre persona nga Tirana

Publikuar

-

Transportonin kokainë me makinë/ Arrestohen tre persona nga Tirana

Goditet një tjetër rast i tentativës për shpërndarje dhe trafikim të drogave të forta.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e disponuara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale, u finalizua operacioni policor i koduar “Tapiza”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
L. L., 58 vjeç dhe L. L., 28 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”), babë e bir, banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  Bashkëshortja e denoncoi për dhunë/ 53-vjeçarit nga Vlora i gjenden edhe 12 kg drogë

Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë, në bazë të informacioneve të marra për këta shtetas, të cilët po transportonin një sasi të konsiderueshme kokaine, kanë ndaluar mjetin tip “Volksëagen”, që drejtohej nga shtetasi L. L., 28 vjeç.
Gjatë kontrollit në mjet, në kroskot, u gjetën 1 kg e 30 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Foto-Beteja shtyhet pas pushimeve/ Rrjeti ironizon Bashën

Publikuar

-

Nga

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, kreu i PD-së, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat, ku ndër të tjera deklaroi se “beteja sapo ka filluar”.

Por, në vend të betejës, për rrëzimin e regjimit Rama-Doshi, sikurse shprehej Basha, zhvilloi një process farsë për kreun e PD në 13 qershor, ku dhe arriti të mbajë karrigen e kryetarit.

LEXO EDHE:  Sekuestrohet 1 ton drogë në Vlorë/Trafikantët braktisin gomonen

LEXO EDHE:  Bashkëshortja e denoncoi për dhunë/ 53-vjeçarit nga Vlora i gjenden edhe 12 kg drogë

Ndërkohë, që prej 14 qershorit, pra një ditë pas zgjedhjeve për kreun e PD, Basha nuk ka pasur më asnjë dalje mediatike dhe asnjë postim në faqen e tij në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë nuk ka munguar as ironia në rrjetet sociale. Faqet e humorit ironizojnë Bashën, I cili në vend të “luftës” mesa duket paska nisur pushimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri gjerman për Europën, flet për negociatat/ “Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut”

Publikuar

-

Nga

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka bërë thirrje që procesi i negociatave për Shqipërinë të ndahet nga procesisë për Maqedoninë e Veriut.

Sipas Roth, çështja duhet trajtuar në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara.

 “Ju lutem lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara të BE. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë nevojën për të përmbushur detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nuk ka asnjë interes duke e lënë vakum strategjik. Faleminderit”, shkruan Roth./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Negociatat/ Raportuesja e Shqipërisë për në PE: Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin

Publikuar

-

Nga

Ligji antishpifje/ Eurodeputetja: Të zbatohen rekomandimet e Venecias për një media të lirë

Raportuesja e Shqipërisë për në PE, Isabel Santos, ka deklaruar se rruga për anëtarësimin e Shqipërisë duhet të pasqyrojë progresin e bërë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Santos se është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.

Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian gjithashtu e meriton këtë zhvillim”, shkruan Santos./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE