LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Spiunohet” nga komshinjtë/ Arrestohet një 46-vjeçar në Shijak për armëmbajtje pa leje

26 Mars 2021, 09:04, Kronika CNA
“Spiunohet” nga komshinjtë/ Arrestohet një

Policia ka arrestuar në flagranë një 46-vjeçar, pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri automatik në banesë.

Gjatë kontrolleve në lagjen “Kodër” në Shijak, në banesën e shtetasit B. N., forcat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Sipas njoftimit të policisë ky operaion u krye në bashkëpunim me qytetarët të cilët kanë kallzuar 46-vjeçarin për armëmbajtje pa leje në banesë.

“Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Kontrollet nga strukturat e DVP Durrës dhe ato në varësi të saj. Gjatë kontrolleve, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, është evidentuar dhe goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohet një armë zjarri automatik, arrestohet në flagrancë poseduesi. Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave në kërkim, atyre që lëvizin me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, kanë vijuar me kontrolle të shtuara, si në rrugë të qytetit ashtu edhe në disa objekte e banesa të dyshuara, bazuar edhe në informacionet e dërguara nga qytetarët në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112.

Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “Kodër”, Shijak, në banesën e shtetasit B. N. është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak u arrestua në flagrancë shtetasi B. N., 46 vjeç, banues në Shijak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, njofton policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga