Connect with Us

Rrëfimi i një gruaje në Kosovë/ Nga dhuna drejt një jete të re

Kosova & Rajoni

Rrëfimi i një gruaje në Kosovë/ Nga dhuna drejt një jete të re

Publikuar

-

“Jeta ime nuk di as vet të tregoj se si ka qenë. Deri kur isha vajzë, kam qenë shumë mirë, kishim pak, ama kënaqeshim me aq sa kishim. Që kur u martova, tre vite më parë, vetëm poshtë e më poshtë kam shkuar”. Kështu nis rrëfimi i “Albinës”, emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redakisinë dhe është ndryshuar për shkaqe sigurie. Ajo u rrit në një familje prej 13 anëtarësh. Jetën si vajzë e kaloi me vështirësi financiare në familje, por ditë më të rënda po e prisnin pas martesës. Rrëfimet e saj për dhunën që ka përjetuar nga bashkëshorti ndër vite e rëndojnë shumë dhe shpesh mbetet pa fjalë... Pak kohë pasi u martua, Albina ngeli shtatzënë. Një shtatzëni që thotë ta ketë kaluar me shumë vështirësi për shkak të keqtrajtimit fizik nga bashkëshorti. “Një mbrëmje, rreth orës dy pas mesnatës, kisha gjakderdhje e cila zgjati deri në mëngjes. Në mëngjes i thashë atij ‘a mund të më dërgosh tek mjeku sepse nuk jam mirë dhe kam gjakderdhje? Më tha jo. Për çdo gjë, të mirë a të keqe, gjithmonë më thoshte jo”, thotë ajo. Një nga momentet më të vështira gjatë jetës me të, thotë Albina, ishte dita kur bashkëshorti e rrahu derisa i ra të fikët. “Më ka rënë me çka kishte mundësi, së fundmi më ka gjuajtur me një thupër derisa më ra të fikët, në prani të kunatës. Nuk isha më e vetdijshme se çfarë ndodhi më pas, deri kur u zgjova të nesërmen në mëngjes”, rrëfen Albina. Krahas dhunës fizike, ajo thotë se bashkëshorti i saj ka ushtruar vazhdimisht dhunë seksuale mbi të. “Vetëm si ta kryejë marrëdhënie e të dalë, tjetër gjë nuk i interesonte. Nuk i ka interesuar nëse jam lënduar shpirtërisht, fizikisht apo psiqikisht”, thotë Albina. Lindja e vajzës solli probleme të reja… “Vajzat zakonisht nuk i do, ka qejf vetëm djem. Unë mendoj se si vajza - si djali është e njëjta gjë për atë që di të vlerësoj. Madje, për mua vajza është më e vlefshme se djali, por çfarë të bëj? Fati ishte i tillë për mua”, thotë ajo. Albina jetoi duke mbajtur peshën e përjetimeve të saj vetëm mbi supe të veta për rreth tri vjet. “Prisja që ai të ndryshonte dhe situata do të përmirësohej, por kur e pashë që asgjë nuk po bëhej më mirë, vendosa të ikja dhe nuk kthehem më kurrë, çfarëdo që të ndodhë, unë nuk do të kthehem më në atë vend. Vështirë, vështirë shumë, nuk ka gjë më të vështirë në jetë. Të gjitha i kam përballuar, por kur e rrihte vajzën, më dukej vetja sikur futesha në zjarr”, thotë ajo. Kur vendosi të largohej nga shtëpia e bashkëshortit, nuk gjeti shtëpinë e vjetër ku jetonte si vajzë meqë vëllezërit i thanë se “aty nuk ka më vend për të”. Pa shkollim të lartë, pa një profesion e një punë, me fëmijë të vegjël për t’u përkujdesur, zgjidhja e vetme për të ishte vendosja në një nga dhjetë shtëpitë e sigurta të licencuara në Kosovë për qëndrim të përkohshëm të grave që përjetojnë dhunë në familje. Sakibe Doli, nga shtëpia e sigurtë e Gjakovës, i tha Zërit të Amerikës se së fundmi është rritur për rreth 30 për qind numri i grave që kërkojnë strehë. “Numri i rasteve është rritur dhe pandemia ishte një ndër faktorët sepse këto gra e kanë përjetuar dhunën edhe pa pandemi por tash u shtua numri për shkak të vështirësive të krijuara nëpër familje, ndoshta dikujt bashkëshorti i ka mbetur pa punë, e të ngjashme. Pra, ai që është mësuar të ushtrojë kontrollë, vetëm sa e ka shtuar dozën gjatë pandemisë”, thotë zonja Doli. Ajo thotë se gratë aty përjetojnë stres të dyfishtë, frikën nga pandemia dhe atë nga bashkëshortët, prandaj janë angazhuar psikologë klinikë për të punuar me to. Zonja Doli u bën thirrje të gjitha grave që përjetojnë dhunë në familje, ta raportojnë atë. “Përndryshe në qoftë se një grua vendosë që të qëndrojë në një ambient të dhunshëm, ajo do të krijojë dhunues të ri sepse përvoja jonë na ka treguar këtë. Kemi pasur nënë e cila e pësuar një herë dhunën nga bashkëshorti e dikur edhe nga djali i saj sepse ai duke u rritur në një ambient të tillë është bërë edhe vet dhunues”, thotë ajo. Edi Gusia nga zyra për barazi gjinore në kuadër të qeverisë së Kosovës thotë se shkalla e rritjes së dhunës në familje në Kosovë është shumë shqetësuese. “Më shqetësues është fakti që të gjitha të dhënat për gratë të cilat janë vrarë në Kosovë, tregojnë se bashkëshorti ka qenë dorasi. Do të thotë aty ku gruaja duhet të ndihet tamam në shtëpinë e saj, në familjen e saj e ku duhet të ndihet më e sigurtë, me të dhënat tona po del se ajo është më e pasigurta dhe më e pambrojtura”, thotë zonja Gusia. Ajo thotë se kuadri ligjor i Kosovës është shumë i përparuar por vazhdon mungesa e zbatimit të tij. “Kushtetuta e Republikës së Kosovës është një prej Kushtetutave më të avancuara në kuptimin e gjithë kornizës ligjore, por edhe legjislacioni i Kosovës që mbron gratë nga dhuna në familje, mirëpo fatkeqësia qëndron te dështimi i zingjirit institucional në përgjigje ndaj kërkesave të viktimave të dhunës në familje. Thjeshtë deri në momentin kur nuk kërkohet përgjegjësi individuale nga secila hallkë e zingjirit, nga secili person zyrtar publik, i cili e ka pasur rastin në menaxhim, shumë vështirë se do të ketë përmirësim të situatës”, thotë zonja Gusia. Ajo thotë se ministria e drejtësisë ka filluar punën në hartimin e strategjisë së re për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore, një plan katër vjecar me të cilin synohet krjimi i programeve për fuqizim ekonomik të grave. Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, në vitin 2020, janë regjistruar dy mijë e 69 raste të dhunës në familje, ku shumica prej tyre apo 1 mijë e 362 janë raste të dhunës ndaj gruas. Por, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave në vazhdimësi thonë se ky numër nuk pasqyron gjendjen reale meqë edhe më tutje dhuna në familje në Kosovë konsiderohet si problem që duhet të mbetet brenda mureve të shtëpisë.

Në Kosovë sipas të dhënave zyrtare vetëm gjatë vitit 2020, 1362 gra kanë qenë viktima të dhunës në familje. Autoritetet thonë se pandemia e ka përkeqësuar situatën, ndërsa po përpiqen të hartojnë programe të fuqizimit ekonomik me synim riintegrimin e tyre në shoqëri. Kronika e korrespondentes sonë në Prishtinë, Edlira Bllaca, sjell rrëfimin e një gruaje që ka qenë viktimë e dhunës në familje.

Jeta ime nuk di as vet të tregoj se si ka qenë. Deri kur isha vajzë, kam qenë shumë mirë, kishim pak, ama kënaqeshim me aq sa kishim. Që kur u martova, tre vite më parë, vetëm poshtë e më poshtë kam shkuar”.

Kështu nis rrëfimi i “Albinës”, emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redakisinë dhe është ndryshuar për shkaqe sigurie. Ajo u rrit në një familje prej 13 anëtarësh. Jetën si vajzë e kaloi me vështirësi financiare në familje, por ditë më të rënda po e prisnin pas martesës.

Rrëfimet e saj për dhunën që ka përjetuar nga bashkëshorti ndër vite e rëndojnë shumë dhe shpesh mbetet pa fjalë…

Pak kohë pasi u martua, Albina ngeli shtatzënë. Një shtatzëni që thotë ta ketë kaluar me shumë vështirësi për shkak të keqtrajtimit fizik nga bashkëshorti.

Një mbrëmje, rreth orës dy pas mesnatës, kisha gjakderdhje e cila zgjati deri në mëngjes. Në mëngjes i thashë atij ‘a mund të më dërgosh tek mjeku sepse nuk jam mirë dhe kam gjakderdhje? Më tha jo. Për çdo gjë, të mirë a të keqe, gjithmonë më thoshte jo”, thotë ajo.

Një nga momentet më të vështira gjatë jetës me të, thotë Albina, ishte dita kur bashkëshorti e rrahu derisa i ra të fikët.

Më ka rënë me çka kishte mundësi, së fundmi më ka gjuajtur me një thupër derisa më ra të fikët, në prani të kunatës. Nuk isha më e vetdijshme se çfarë ndodhi më pas, deri kur u zgjova të nesërmen në mëngjes”, rrëfen Albina.

Krahas dhunës fizike, ajo thotë se bashkëshorti i saj ka ushtruar vazhdimisht dhunë seksuale mbi të.

Vetëm si ta kryejë marrëdhënie e të dalë, tjetër gjë nuk i interesonte. Nuk i ka interesuar nëse jam lënduar shpirtërisht, fizikisht apo psiqikisht”, thotë Albina.

Lindja e vajzës solli probleme të reja…

Vajzat zakonisht nuk i do, ka qejf vetëm djem. Unë mendoj se si vajza – si djali është e njëjta gjë për atë që di të vlerësoj. Madje, për mua vajza është më e vlefshme se djali, por çfarë të bëj? Fati ishte i tillë për mua”, thotë ajo.

Albina jetoi duke mbajtur peshën e përjetimeve të saj vetëm mbi supe të veta për rreth tri vjet.

Prisja që ai të ndryshonte dhe situata do të përmirësohej, por kur e pashë që asgjë nuk po bëhej më mirë, vendosa të ikja dhe nuk kthehem më kurrë, çfarëdo që të ndodhë, unë nuk do të kthehem më në atë vend. Vështirë, vështirë shumë, nuk ka gjë më të vështirë në jetë. Të gjitha i kam përballuar, por kur e rrihte vajzën, më dukej vetja sikur futesha në zjarr”, thotë ajo.

Kur vendosi të largohej nga shtëpia e bashkëshortit, nuk gjeti shtëpinë e vjetër ku jetonte si vajzë meqë vëllezërit i thanë se “aty nuk ka më vend për të”.

Pa shkollim të lartë, pa një profesion e një punë, me fëmijë të vegjël për t’u përkujdesur, zgjidhja e vetme për të ishte vendosja në një nga dhjetë shtëpitë e sigurta të licencuara në Kosovë për qëndrim të përkohshëm të grave që përjetojnë dhunë në familje.

LEXO EDHE:  “PD-LSI të heqin dorë nga bojkoti”/ Balla: Zgjedhjet në Kosovë, një mesazh demokratik për Shqipërinë

Sakibe Doli, nga shtëpia e sigurtë e Gjakovës, i tha Zërit të Amerikës se së fundmi është rritur për rreth 30 për qind numri i grave që kërkojnë strehë.

Numri i rasteve është rritur dhe pandemia ishte një ndër faktorët sepse këto gra e kanë përjetuar dhunën edhe pa pandemi por tash u shtua numri për shkak të vështirësive të krijuara nëpër familje, ndoshta dikujt bashkëshorti i ka mbetur pa punë, e të ngjashme. Pra, ai që është mësuar të ushtrojë kontrollë, vetëm sa e ka shtuar dozën gjatë pandemisë”, thotë zonja Doli.

Ajo thotë se gratë aty përjetojnë stres të dyfishtë, frikën nga pandemia dhe atë nga bashkëshortët, prandaj janë angazhuar psikologë klinikë për të punuar me to. Zonja Doli u bën thirrje të gjitha grave që përjetojnë dhunë në familje, ta raportojnë atë.

Përndryshe në qoftë se një grua vendosë që të qëndrojë në një ambient të dhunshëm, ajo do të krijojë dhunues të ri sepse përvoja jonë na ka treguar këtë. Kemi pasur nënë e cila e pësuar një herë dhunën nga bashkëshorti e dikur edhe nga djali i saj sepse ai duke u rritur në një ambient të tillë është bërë edhe vet dhunues”, thotë ajo.

Edi Gusia nga zyra për barazi gjinore në kuadër të qeverisë së Kosovës thotë se shkalla e rritjes së dhunës në familje në Kosovë është shumë shqetësuese.

Më shqetësues është fakti që të gjitha të dhënat për gratë të cilat janë vrarë në Kosovë, tregojnë se bashkëshorti ka qenë dorasi. Do të thotë aty ku gruaja duhet të ndihet tamam në shtëpinë e saj, në familjen e saj e ku duhet të ndihet më e sigurtë, me të dhënat tona po del se ajo është më e pasigurta dhe më e pambrojtura”, thotë zonja Gusia.

Ajo thotë se kuadri ligjor i Kosovës është shumë i përparuar por vazhdon mungesa e zbatimit të tij.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës është një prej Kushtetutave më të avancuara në kuptimin e gjithë kornizës ligjore, por edhe legjislacioni i Kosovës që mbron gratë nga dhuna në familje, mirëpo fatkeqësia qëndron te dështimi i zingjirit institucional në përgjigje ndaj kërkesave të viktimave të dhunës në familje. Thjeshtë deri në momentin kur nuk kërkohet përgjegjësi individuale nga secila hallkë e zingjirit, nga secili person zyrtar publik, i cili e ka pasur rastin në menaxhim, shumë vështirë se do të ketë përmirësim të situatës”, thotë zonja Gusia.

Ajo thotë se ministria e drejtësisë ka filluar punën në hartimin e strategjisë së re për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore, një plan katër vjecar me të cilin synohet krjimi i programeve për fuqizim ekonomik të grave.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, në vitin 2020, janë regjistruar dy mijë e 69 raste të dhunës në familje, ku shumica prej tyre apo 1 mijë e 362 janë raste të dhunës ndaj gruas. Por, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave në vazhdimësi thonë se ky numër nuk pasqyron gjendjen reale meqë edhe më tutje dhuna në familje në Kosovë konsiderohet si problem që duhet të mbetet brenda mureve të shtëpisë./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ 3 viktima dhe 49 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Tri viktima dhe 49 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë.

Dy raste të vdekjes u regjistruan në Gjilan, ndërsa një në Prishtinë, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas njoftimit, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,494 mostrave.

Shifra prej 49 i bie që 3 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

IKSHPK-ja po ashtu tha se në 24-orëshin paraprak, 346 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,538, i viktimave në 2,213 dhe i të shëruarve në 98,223.

LEXO EDHE:  Aksident i trefishtë në Elbasan/ Humb jetën një grua, plagosen tre shoferët

LEXO EDHE:  Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Fajon: Kriteret janë përmbushur

Raste aktive aktualisht janë 6,102.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të marsit me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara përmes programit Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Këtë javë dhe javën e kaluar, Kosova ka pranuar edhe dy kontingjente vaksinash Pfizer/BioNTech, me mbi 7,000 doza në total, si donacion nga Bashkimi Evropian.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të hënën se më 12 maj do të pranojë edhe 38,400 vaksina të tjera përmes programit Covax. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zaev flet pas takimit me Ursula Von Der Layer/ Shkupi dhe Tirana të mos ndahen në rrugën drejt BE-së

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë së bashku rrugën e integrimit evropian, apo njëkohësisht t’i nisin bisedimet për anëtarësim në BE, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas takimit të hënën në Bruksel me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Zaev, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve MIA, tha se ndarja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk është në interesin e askujt.

Siç transmeton MIA, Zaev i tha presidentes së KE-së se “identiteti dhe gjuha nuk duhet të jenë objekt i negociatave me BE-në në asnjë rrethanë”.

“Është në interesin tonë të ecim së bashku. Interesi i Shqipërisë është të shkojmë së bashku, të ndihmojmë njëri-tjetrin së bashku gjatë gjithë këtij procesi… Ne e meritojmë nisjen e bisedimeve si askush tjetër. Gjashtëmbëdhjetë vjet jemi me statusin e shtetit kandidat, tre vjet pas Marrëveshjes së Prespës, njëqind ditë pas reformave të përfunduara. Këto, në vitin 2020, u konfirmuan plotësisht nga 27 vendet anëtare të Unionit. Ne vazhdojmë të forcojmë shtetin e së drejtës, e shohim atë çdo ditë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, e cila nuk është e lehtë për asnjë qeveri në botë, nuk është as për ne, por është e ardhmja evropiane”, tha Zaev.

Javën e kaluar, komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut, apo e para t’i nisë bisedimet e anëtarësimit në BE, edhe pse zyrtarë të lartë evropianë disa herë kanë theksuar se dy shtetet duhet në bllok t’i hapin bisedimet e anëtarësimit.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, tha për agjencinë MIA se në takimin me kryeministrin Zaev, presidentja e KE-së, von der Layen, përsëriti mbështetjen e saj për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Për këtë gjë, BE-ja ka dhënë dritën jeshile më shumë se një vit më parë, por negociatat nuk kanë mundur të nisin për shkak të vetos së Bullgarisë.

LEXO EDHE:  Studimi/ Pas vdekjes shpirti nuk vdes, kthehet në univers

LEXO EDHE:  Rritet sërish kurba e të infektuarve në Kosovë/ Shënohen 14 vdekje nga Covid-19

“Ajo riafirmoi mbështetjen e saj për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe mirëpriti reformat në Maqedoninë e Veriut në kuadër të procesit të anëtarësimit dhe i inkurajoi ata të vazhdojnë me reformat”, tha Mamer.

Sipas tij, presidentja e Komisionit Evropian inkurajoi Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet, në mënyrë që të zhbllokohet procesi integrues.

Në nëntor të vitit të kaluar, Sofja ka përdorur veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke e kushtëzuar me zgjidhjen e dallimeve që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Sofja nuk e konteston identitetin maqedonas, por kërkon nga Shkupi që të pranojë se gjuha dhe identiteti kanë “rrënjë bullgare”.REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid -19 në Kosovë/ Të mërkurën arrijnë 38,400 doza të vaksinës

Publikuar

-

Nga

Patentat e vaksinave kundër COVID-19, Gjermania kundër propozimit të SHBA

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të mërkurën (12 maj) do të pranojë edhe 38,400 doza të tjera të vaksinës përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

“Me pranimin e këtyre dozave të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19”, thuhet në një njoftim të ministrisë së Shëndetësisë.

Në fund të muajit mars, në formë donacioni, Kosova kishte pranuar 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca.

Në mes të të vaksinuarve me 24 mijë dozat e para të vaksinës kundër kornavirusit, përfshihen punonjësit shëndetësorë, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Më 4 maj, Kosova ka rinisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer/BioNTech. Kjo është pjesa e parë e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

LEXO EDHE:  Rritet sërish kurba e të infektuarve në Kosovë/ Shënohen 14 vdekje nga Covid-19

LEXO EDHE:  Aksident i trefishtë në Elbasan/ Humb jetën një grua, plagosen tre shoferët

Ekspertë shëndetësorë, infektologë dhe partitë opozitare, i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të veprojnë në mënyrë urgjente, për sjelljen e vaksinës kundër koronavirusit, në të kundërtën, qytetarët po rrezikohen nga infektimet dhe vdekjet që po shkakton COVID-19.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke u angazhuar për sigurimin vaksinave për të imunizuar 60 për qind të popullsisë. Sipas Kurtit, synohet që deri para verës të vaksinohen grupet e rrezikuara.REL

LEXO TE PLOTE