Connect with Us

Rama takim me qytetarët e Durrësit/ “Porti do jetë investimi më i madh në Mesdhe”

Politikë

Rama takim me qytetarët e Durrësit/ “Porti do jetë investimi më i madh në Mesdhe”

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka vijuar ditën e dytë të fushatës elektorale në qytetin e Durrësit.

Nga aty, Rama tha se investimet që do të bëhen në zemrën e Durrësit do të ndryshojë faqen e këtij vendi duke sjellë një zinxhir interesimesh për të.

Kryeministri shton që nuk mjafton vetëm të kesh një vend të bukur, por duhet të investosh në të, duke përmëndur që porti i Durrësit do të jetë porti më i madh i Mesdheut, i realizaur nga investitorë që kanë bërë vende si porti i Dubait.

Kemi lëvizur në disa pika për të parë nga afër disa zhvillime të rëndësishme ndërkohë që sot dua t’ju flas juve dhe përmes jush të gjithë atyre që janë pjesë e kësaj bashkësie në këtë bashki kaq të rëndësishme të vendit për çfarë ne duhet, duam dhe do të bëjmë për Durrësin.

Investimi që presim të nisim në zemrën e Durrësit, është nga ata që ndryshojnë faqen e një vendi. Është investim që për shkak të volumit dhe të emrit të kompanisë, do të sjellë një zinxhir interesimesh të atij niveli për durrësit e gjithë Shqipërinë. Nuk mjafton të kesh një vend të bukur e të pasur në burime natyrore, një vend që ka traditë mikpritje siç e kemi ne për të mundur të sjellësh ata që ndryshojnë historinë e vendeve prej investimeve që bëjnë.

Mund të vuash siç kemi vuajtur ne nga paragjykimet e gjykimet e krijuara nga lajmet e këqija që janë përhapur për vite të tëra për vendin tonë, si rezultat i mosnjohjes dhe kontakteve që kanë pasur investitorët dhe kanë dalë të zhgënjyer. Ky investim që nis mes portit dhe pjesës ku fillon plazhi është faktikisht fillimi i një epoke të re, por dhe Shqipërinë. Është gur themeli i një tjetër stadi të zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Porti i Durrësit është problem për qytetin Investitorët thonë do të jetë porti më i madh i Mesdheut, unë them një nga më të mëdhenjtë. Do të bëhet nga investitorë që kanë bërë nga investimet më fantastike të kësaj bote. Si porti i Dubait. Kjo është e ardhmja.”- tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Demokratët nuk janë budallenj”/ Lisandër Hoxha tregon kushtin: Ja kur do tërhiqem nga qëndrimet kritike

Publikuar

-

Nga

“Demokratët nuk janë budallenj”/ Lisandër Hoxha tregon kushtin: Ja kur do tërhiqem nga qëndrimet kritike

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, Lulzim Basha ka dalë me deklarata kontradiktore, ku nda njëra anë dekla5ron se nuk i njeh zgjedhjet pasi sipas tij janë të vjedhura nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi dhe nga ana tjetër pranon se do të jetë pjesë e Parlamentit të ri që do të konstituohet në shtator.

Por për ish nënkryetarin e FRPD Lisandër Hoxha, Basha është personi që ka mbyllur rrugën për çdo debat të brendshëm që në muajin qershor të vitit të kaluar. Si një nga mbështetësit e opozitës pas djegies së mandateve dhe mbajtjes së protestave, Hoxha tregon kushtin e vetëm se kur do të tërhiqet nga qëndrimet kritike.

Në një prononcim ekskluziv për CNA.al ish nënkryetari i FRPD-së tha se nëse Basha nuk do të hyjë në Parlament dhe do të kërkoj rivotim në rang kombëtar, atëherë ai do të tërhiqet nga qëndrimet e tij.

Nëse Lulzim Basha deklaron qartë se nuk e njeh Parlamentin e ri dhe kërkon rivotim në rang vendi unë do të tërhiqem nga çdo qendrim kritik që kam mbajtur deri më sot dhe do i bashkohem protestave të opozitës. Nëse nuk e thotë këtë gjë, por bën sikur nuk i njeh zgjedhjet, ju siguroj se demokratët nuk janë budallenj dhe nuk hanë bar për Lulzim Bashën.

E gjitha kjo që po ndodh është një tentativë për të bërë fushatë personale sikur ky është i vetmi njeri mbi dhe që zgjohet dhe fle me interesin tonë publik në mendje. Ai ka mbyllur çdo mundësi debati të brendshëm sepse ka që në Qershorin e 2020 që nuk mbledh Kryesinë e Partisë Demokratike! Ka që në Gusht që nuk mbledh Këshillin Kombëtar”, tha Hoxha.

LEXO EDHE:  Marrja peng e aeroportit/ Rama mesazh Metës:“Harroje rrëzimin e Qeverisë”

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/Një leksion amerikan për Edi Ramën dhe këdo tjetër që flet e mendon si ai

Ish nënkryetari i FRPD deklaroi më tej se Partia Demokratike ka hyrë në një proces dorëheqjesh në masë, ndërsa ngriti pyetjen nëse duhet të mbahet akoma Basha apo duhet një alternativë e re fituese.

Kë po degjon Lulzim Basha nëpër takime kur vetëm ai flet? Këto deklarata të mijat, tek disa demokratë dhe aktivistë me të cilët ndamë llogoren dhe cigaren e fundit në protestat e opozitës mund të mos i pelqejnë, por unë jam nga ata që flas troç. Kjo sepse besoj më shumë një të vërtetë të hidhur, se një shpresë të rreme.

Partia Demokratike ka hyrë në një proces dorëheqjesh në masë. Përveç emrave publik, janë me qindra titullar lokal strukturash që kanë braktisur detyrat. Vetëm mbrëme jam informuar për dy dorëheqje të rëndësishme në një nga degët më të mëdha të Tiranës. Përballë shkatërrimit të Partisë Demokratike, a duhet të zgjedhim Bashën, apo një strategji të re dhe fituese? Kësaj dileme do i pergjigjen të gjithë demokratët me votë në zgjedhjet e reja për Kryetar të PDSH”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ky aksion butaforik është teatër kukullash”/ Lisandër Hoxha sfidon Bashën: Gati të përballem me argumenta

Publikuar

-

Nga

“Ky aksion butaforik është teatër kukullash”/ Lisandër Hoxha sfidon Bashën: Gati të përballem me argumenta

Lulzim Basha ka nisur turin e humbjes në çdo qytet për mosnjohjen e zgjedhjeve në ato qarqe që nuk arriti dot të fitonte.

Basha vijon të mashtrojë qytetarët dhe tu hedh hi syve me kaseta të regjistruara, duke e promovuar si live.

Ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha në një prononcim ekskluziv për CNA.al u shpreh se turi i takimeve të Bashës nuk është gjë tjetër përveçse një fushatë personale, duke e akuzuar këtë të fundit si përgjegjësin kryesor për gjendjen në të cilën ndodhet partia.

Hoxha theksoi më tej se dosjet dhe provat që kanë dërguar në KQZ juristët e PD, të cilët i cilëson si “stazhistët e Eduarta Halimit”, nuk do të arrijnë të ndryshojnë asnjë gjë. Ish nënkryetari i FRPD tha se Basha i njeh zgjedhjet dhe humbjen, por sipas tij ka halin se mos ngelet pa karrige.

Turi i takimeve të Lulzim Bashës nuk është asgjë tjetër përveç fushatës personale për të mobilizuar militantët e tronditur nga humbja e zgjedhjeve të 25 Prillit. Basha shkon në takime dhe u thotë strukturave se ne nuk njohim zgjedhjet dhe se do ketë luftë me shumë fronte, por në asnjë rast nuk thotë se nuk do betohet në Parlamentin e regjimit Rama-Doshi-Rakipi.

Kjo hipokrizi, e cila vjen pas 8 vitesh opozitë dhe 4 të tjerave që duhet të vijnë, nuk njeh kufij.

Nëse i lamë mandatet pas video skandalit të publikuar nga Bild, po sot që kemi dërguar gjysmën e stazhierëve të Ed Halimit në KQZ me dosje dhe prova të prezumuara, a nuk kemi mjaftueshëm arsye për të mos njohur zgjedhjet? Kjo nuk do të ndodhë sepse Basha i njeh zgjedhjet dhe e njeh mirë humbjen që na ka shkaktuar. Ai vetëm nuk pajtohet dot me faktin se do ngelet pa karrige”, tha Hoxha.

LEXO EDHE:  Video/ PD tregon se sa i kushton Rama, shqiptarëve

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Edi Rama e ka kthyer PS në organizatë kriminale

Ish nënkryetari i FRPD shtoi më tej për CNA.al se i gjithë ky aksion butaforik i Bashës është thjesht dhe vetëm një teatër kukullash, ndërsa ka sfiduar kreun e PD që të përballen me argumente me njëri-tjetrin.

I gjithë ky aksion butaforik, ku vetëm ai flet dhe materiali regjistrohet nga zyra e shtypit të PD, është një teatër kukullash. Nëse Basha vërtet dëshiron të dëgjojë edhe mendimet ndryshe, siç ai pretendonte në videon e shpërndarë të aktivitetit të djeshëm në Durrës le të japë njoftim për orën dhe vendin se unë personalisht do të shkojë të përballem me argumenta me të. Basha e ka frikë përballjen me demokratët ndaj dhe fshihet pas aktiviteteve të pararegjistruara me anëtar dhe militant të bindur. Kjo nuk është demokracia dhe ky nuk është një model transparent dhe fitues.

Unë mendoj se ekipi i juristëve të PD ka të gjitha mundësitë të ndjekë procesin e kontestimeve dhe ankimimeve edhe nëse në PD nuk do të ketë një Kryetar. Ikja nga debati i brendshëm dhe mos mbajtja e përgjegjësisë duke u fshehur pas parullave për mosnjohje zgjedhjesh nuk është zgjidhje”, u shpreh Lisandër Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha: “Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit nuk do të njihet kurrë”

Publikuar

-

Nga

Basha: "Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit nuk do të njihet kurrë".

Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit ishin një masakër elektorale dhe se rezultati i tyre nuk do të njihet kurrë.

Zoti Basha tha gjatë një tubimi në Durrës me përkrahës të opozitës se në zgjedhjet e përgjithshme krimi i organizuar tjetërsoi vullnetin e votuesve, Partia Socialiste shfrytëzoi gjerësisht burimet shtetërore dhe ndodhi shitblerja e votave për qeverinë dhe pavlefshmëria e fletëve të votimit në masë të madhe.

“Ky rezultat nuk do të njihet kurrë dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës tonë për t’u siguruar durrsakëve dhe të gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë në vend të masakrës mbi demokracinë, mbi familjet e tyre, mbi bizneset e tyre, mbi të ardhmen e tyre e ka gabim. Beteja jonë vazhdon dhe do të vazhdoje deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi” – tha kryetari i PD-së.

Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme flasin për një fitore të Partisë Socialiste me 74 mandate, Parti Demokratike dhe aleanca e saj morën 59 mandate, aleatja tjetër e saj që garoi më vete, Lëvizja Socialiste për Integrim mori 4 mandate, ndërsa Partia Social-Demokrate fitoi 3 mandate dhe shprehu gadishmërinë të bashkëpunojë me socialistët.

Bashkësia ndërkombëtare, SHBA dhe BE, u bënë thirrje forcave politike dhe udhëheqësve të tyre që të pranojnë vendimin e votuesve, duke shpresuar në respektimin dhe certifikimin e rezultateve dhe funksionimiin efektiv të institucioneve demokratike të vendit, që dalin nga këto zgjedhje.

Përfaqësues diplomattikë nga Uashingtoni dhe Brukseli theksuan se mbështesin raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it, sipas të cilit, zgjedhjet ishin të mirorganizuara nga administrate zgjedhore, fushata ishte gjithëpërfshirëse dhe dita e zgjedhjeve ishte e qetë.

Po ashtu vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve theksuan se partia në pushtet përdori burimet qeveritare në fushatë dhe mori avantazh nga kjo.

Por zoti Basha tha se gjatë një viti opozita u ka dëshmuar me fakte institucioneve ndërkombëtare krimet zgjedhore të Partisë Socialiste dhe të kryeministrit Rama, ndërsa dhe gjithë prokuroritë e vendit janë 180 padi për këto krime para dhe pas ditës së zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj studentëve/ Rama i kosideron zaptues

LEXO EDHE:  Marrja peng e aeroportit/ Rama mesazh Metës:“Harroje rrëzimin e Qeverisë”

Kjo, sipas tij, është një sfidë edhe për drejtësinë e re edhe për KQZ-në, ku opozita kërkoi pavlefshmërinë dhe rivotimin në 9 nga 12 qarqe të vendit.

Një grup figurash të njohura të Partisë Demokratike i kanë kërkuar zotit Basha të japë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve, dhe shpalljen e garës për kryetar të ri dhe forume të reja drejtuese.

Megjithatë kërkesat e tyre për dorëheqje të zotit Basha vijnë në një kohë, kur mandati i tij i rregullt skadon në korrik, kur priten edhe hapa të tjera në këtë drejtim.

PD dhe LSI kanë depozituar një seri ankesash në KQZ, duke kërkuar rivotim në 3/ 4 e qarqeve të Shqipërisë, për shkak të manipulimeve dhe presioneve të shumta, që ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve.

Partia Socialiste i ka hedhur poshtë këto akuza, duke pohuar se fitoi një mandat të tretë për të qeverisur vendin, pasi fitoi besimin e qytetarve për mirëqeverisje, dhe menaxhimin e krizave të pandemisë Covid dhe të tërmetit.

PS i ka bërë thirrje PD-së që të bashkëpunojnë për reforma me rëndësi për të ardhmen e vendit.

Në KQZ vazhdojnë të shqyrtohen kërkesat e opozitës. Edhe OSBE/ODIHR po përgatit një raport të plotë mbi zgjedhjet, ndërsa në raportin paraprak theksoi se procesi zgjedhor rezultoi të ishte i suksesshëm në përgjithësi, ndonëse vëzhguesit morën shumë pretendime për shitblerje votash, të cilat po hetohen.

Ata dënuan tensionimet dhe vrasjen e një personi në Elbasan dhe plagosjen e disa të tjerëve disa ditë para votimit.

Vëzhguesit pohuan se ministrat vazhduan fushatën me burime shtetërore, ndërsa nëpunësit e administratës, sipas tyre, patën presione dhe stimuj për të mbajtur anën e qeverisë./voa

LEXO TE PLOTE