LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk ka dallim mes grabitësve me maskë dhe një shteti të padrejtë”/ Rebelohet aleati i Bashës

26 Mars 2021, 08:41, Politikë CNA
“Nuk ka dallim mes grabitësve me maskë dhe një shteti

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, ka zhvilluar një takim me sipërmarrësit në zonën e Kamzës dhe Laprakës, ku i fton që të votojnë ?Aleancën për Ndryshim?.

Mediu theksoi, në fjalën e tij se taksat po shkatërrojnë bizneset dhe ekonomitë familjare, dukes shtuar papunësinë dhe varfërinë në vend.

Ndër të tjera kreu i PR-së shtoi se mundësitë për të pasur një qeverisje të mirë janë dhe i fton qytetarët që të votojnë për të ardhme e fëmijëve të tyre.

Kujtojmë që Fatmir Mediu renditet i 7-i në listën e e kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Ndryshim’ për Tiranën.

?Taksat e larta po shkatërrojnë bizneset dhe ekonomitë familjare, duke shtuar papunësinë dhe varfërinë: Nuk ka dallim ndërmjet banditëve që dalin me maskë në rrugë dhe grabisin dhe një shteti që me ligje të padrejta, fut dorën në xhepin e qytetarit sa herë që i teket. Atë që ju ka falur Zoti, mos ja lini robit, atë që ju ka dhënë Zoti, lirinë dhe jetën, mos ja lini Edi Ramës, mos ja lini asnjë politikani. Lirinë, jetën dhe mundësinë për të ndërtuar lumturinë, dedikojani fëmijëve tuaj, prindërve tuaj, familjes suaj, vendit tuaj.

Pra do t`ju ftoja që të votoni ?Aleancën për Ndryshim?. Varfëria ka kapluar gjithë Shqipërinë. Mbi gjysmë milioni shqiptarë janë larguar, janë njerëz të rinj, profesionistë, intelektualë dhe kjo ka krijuar një problem shumë të madh ekonomik, por edhe social brenda familjeve tona. Mbi 70% e të rinjve duan të ikin. Mbi 90% e atyre që kanë shkuar për t`u arsimuar jashtë, nuk duan që të kthehen në Shqipëri. Pyetja është pse? Sepse këtu nuk ka qeverisje, jo se nuk ka mundësi?, tha ndër të tjera Mediu./CNA.al

Lajmet e fundit nga