LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk dua drama dhe vëmendje”/ Beart Rexhepi e pranon publikisht ndarjen nga Tea

26 Mars 2021, 11:33, Lifestyle CNA
“Nuk dua drama dhe vëmendje”/ Beart Rexhepi e pranon publikisht

Prej ditësh, Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi po përfliten për ndarje. Si fillim dyshimet nisën me thumbet ndaj njëri-tjetrit dhe më pas u vu re se ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Pas shumë dyshimesh e komenteve nga ndjekësit e tyre, ka qenë vetë Bearti ai që ka pranuar se gjithçka mes tyre ka përfunduar.

Ai ka shkruajtur në postimin e tij se nuk ka nevojë për drama apo për vëmendje dhe se e ka mbyllur këtë kapitull për të mos e hapur më kurrë.

?Nuk mund të fitosh kurrë debatin me një person negativ. Ata dëgjojnë vetëm çfarë u përshtatet atyre dhe dëgjojnë vetëm për t?u përgjigur?, shkruhet në thënien që ka publikuar Bearti.

?Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë?, sqaron më tej ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga