Connect with Us

Krimet zgjedhore/ Ambasada e SHBA-së, leksione SPAK-ut

Politikë

Krimet zgjedhore/ Ambasada e SHBA-së, leksione SPAK-ut

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka zhvilluar një trajnim me gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK për të ndihmuar në ruajtjen e integritetit në zgjedhjet e 25 prillit.

Në këtë trajnim instruktorët diskutuan praktikat më të mira, që lidhem me llojet e krimeve zgjedhore, etikën e përfshirë, mënyrën e ruajtjes së pavarësisë, përfshirjet në media në lidhje me pretendimet për mashtrim dhe ndryshimin midis gabimeve në administrimin e procesit dhe krimeve të vërteta.

Ky trajnim zhvillohet në një moment të rëndësishëm, pasi është hera e parë që korrupsioni aktiv dhe pasiv në zgjedhje do të jenë nën juridiksionin e SPAK-ut. Trajnimi i zhvilluar nga ambasada amerikane u realizua në bashkëpunim me Këshilltarin e Lartë i OPDAT Kundër Korrupsionit Ndërkombëtar Constantine Soupious dhe Drejtori i Degës së Krimeve Zgjedhore të Sektorit të Integritetit Publik të Divizionit Penal Richard Pilger nga Departamenti i Drejtësisë.

“Për të ndihmuar Shqipërinë në ruajtjen e integritetit në zgjedhje, Këshilltari i Lartë i OPDAT Kundër Korrupsionit Ndërkombëtar Constantine Soupious dhe Drejtori i Degës së Krimeve Zgjedhore të Sektorit të Integritetit Publik të Divizionit Penal Richard Pilger nga Departamenti i Drejtësisë, drejtuan dje një trajnim për gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK.
Instruktorët diskutuan praktikat më të mira, llojet e krimeve zgjedhore, etikën e përfshirë, mënyrën e ruajtjes së pavarësisë, përfshirjet në media në lidhje me pretendimet për mashtrim dhe ndryshimin midis gabimeve në administrimin e procesit dhe krimeve të vërteta. Ky trajnim erdhi në një moment shumë të rëndësishëm pasi kjo është hera e parë që korrupsioni aktiv dhe pasiv në zgjedhje do të jenë nën juridiksionin e SPAK-ut.
Përpara marrjes së detyrave të tij për krimet zgjedhore, Pilger është marrë drejtpërdrejtë me hetimet, ndjekjet penale dhe apelimet në të gjithë spektrin e çështjeve të korrupsionit publik në të gjitha nivelet dhe në të gjitha degët e qeverisë në Shtetet e Bashkuara, si dhe ka marrë çmime të shumta për ndjekjet e tij penale të korrupsionit, përfshirë Çmimin e Prokurorit të Përgjithshëm për Shërbim të Shquar dhe Çmimin e Ndihmësit të Prokurorit të Përgjithshëm për Mbrojtje të Shquar në Gjyq
“, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA./CNA.al

LEXO EDHE:  KÇK merr në dorë drejtësinë/ Skema e grupit të strukturuar Politikë-Polici-SPAK

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kim “zbarkon” në zyrën e Bashës/ Zbardhet diskutimi

Publikuar

-

Nga

cna politike

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kryetarin e  shkarkuar të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Kim ka treguar edhe çështjet kryesore që janë diskutuar mes tyre.



“Faleminderit PD dhe kryetarit Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer për çështje kyçe në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, për të forcuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur investimin e SHBA në Shqipëri, nga veriu në jug. Opozita e fortë përpara është thelbësore për demokracinë”, shkuan Kim./E.K-CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ekziston mundësia që Basha mos marrë pjesë në këto zgjedhje”/ Ristani tregon arsyen

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Arben Ristani, ka folur për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Në një intervistë për media,  Ristani theksoi se ka shumë kandidatura për Shkodrën, duke shtuar se primaret janë tepër të rëndësishme.

Ish deputeti shtoi më tej se ekziston mundësia që Basha të mos hyjë në këto zgjedhje, duke treguar si arsye se tashmë ai është pakicë.



Ne besojmë se do nxjerrim kandidaturë të mirë për Shkodrën. Ka pasur shumë kandidatura për Shkodrën. Kandidatura të mira sigurisht që ka pasur edhe në bashki të tjera, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Primaret janë shumë të rëndësishme që të zhvillohen, që të zgjidhen ata që vërtetë populli i do t’i përfaqësojë. Janë të ftuar të votojnë të dielën demokratët për primaret. Kush do marrë më shumë vota se tjerët do jetë edhe kandidati zyrtar për bashkinë përkatëse. Interesi më i madh është në bashkitë e mëdha, por edhe në bashkitë e tjera, patjetër.

Durrësi ka qenë bastion i PD dhe presim që edhe votimi të jetë në favor të së djathtës. Ende nuk ka një vendim nëse do të hyjmë në koalicion me LSI-në. Ne nuk mund të lëmë dot demokratët që të mos përfaqësohen, ata meritojnë shumë. Rama ka interes që të mbajë Bashën në këmbë. Ekziston mundësia që Basha mos marrë pjesë në këto zgjedhje, është pakicë ekstreme”, deklaroi Ristani./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Beteja me FSHF-në/ Justifikohet Veliaj: Po e bëjmë për të ardhmen e fëmijëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj pasi ka zhvilluar një takim me rektorët dhe dekanët e universiteteve publike, u ndal në një bashkëbisedim edhe me drejtuesit e universiteteve private, ku është folur për programit për titullin “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë”.

Në fjalën e tij, Veliaj foli për reformën e thellë që është bërë në universitete.

“Me sa duket, në këtë vend çdo javë ka nga një debat: një javë patëm çështjen e betoniereve, javën tjetër rindërtimin te “5 Maji” dhe nevojën e qytetit për t’u urbanizuar, pastaj për të ndërtuar Unazën e Madhe, e cila sjell zhvillim cilësor në zona si Bregu i Lumit, që njihen si periferi. Sot kemi një debat tjetër, për një reformë në sport. Përpara disa vitesh ishte tabu të filloje një betejë me “Kristalet” dhe “Vitrinat”, por ja ku jemi sot. Atëherë mendohej se këta ishin të paprekshëm”, tha Veliaj.

Ai shtoi se nuk ka të paprekshëm, duke sjellë shembullin e universiteteve private, të cilat janë vërtet të pavarura, por duhet të raportojnë diku.



“Universitetet janë të pavarura, por nuk janë të paprekshme. Kanë një bord, auditohen, japin llogari, kanë një komision që vjen nga Ministria e Arsimit dhe i vlerëson. Kurse universitetet që prodhonin diploma me shaptilografë nuk ekzistojnë më. Të tjerët, që janë qendra të ekselencës, inkurajohen të vazhdojnë më tej, të pavarur patjetër, dhe jo të paprekshëm”, tha Veliaj.

LEXO EDHE:  SPAK lëshoi urdhër-arrest për të vdekurit/ Gazetari i zhgënjyer: Theu besimin e publikut!

LEXO EDHE:  SPAK lëshoi urdhër-arrest për të vdekurit/ Gazetari i zhgënjyer: Theu besimin e publikut!

Kryebashkiaku tha se beteja me FSHF-në është një sfidë për brezin e ri të sportistëve, që duan të ndjekin ëndrrat e tyre me meritë.

“Beteja ku jam përfshirë si aksioner i Sport Klub Tiranës, por edhe si kryetar i bashkisë së Tiranës, si financuese e shumë terreneve sportive, bëhet mbi këtë bazë: Nëse do të ishte çështje investimesh, mund të bëhet prapë sepse një pemë që nuk mbin, e mbjell prapë, një pllakë që nuk zë, punë e madhe e ndërron prapë. Por, te sporti dhe arsimi bëhet fjalë për jetë njerëzish: Një student nuk i thua dot se “dolëm huq! A vjen ta bësh edhe një herë Bachelorin?” Si ajo shprehja në anglisht: ‘Ke vetëm një shans’ që t’ia qëllosh me një student, me një fëmijë, me një sportist. Ndaj, besoj se kjo sfidë që kemi është për ato punë që mund të bëhen vetëm një herë, në dallim nga një punë tjetër që mund të rregullohet. Një brezi sportistësh apo studentësh nuk i thua dot ‘më vjen shumë keq, por brezi juaj u dogj për abuzime dhe tahmanë e dikujt, se donte të shtypte diploma për të fituar ca para’. Këtë brez nuk e kthen dot më! Kush u dogj me ‘Kristal’ e me ‘Vitrina’ iku, çështja është të reflektojmë dhe ta bëjmë më mirë”, u shpreh Veliaj./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE