Connect with Us

“Korçës i mungon Venecia”/ Gjergj Luca prezanton projektin “e çmendur”

Politikë

“Korçës i mungon Venecia”/ Gjergj Luca prezanton projektin “e çmendur”

Publikuar

-

Biznesmeni Gjergj Luca vijon të bëjë investime të mëdha në vend.

Luca bën me dije se një tjetër qytet po lind mbi gërmadhat e ish fabrikës së sheqerit në Maliq. Ai shprehet se ambicia e tij është të bëjë një punë që i vlejë komunitetit.

“Këtë projekt e kemi filluar që në shtator dhe në nëntor firmosëm kontratën dhe menduam se do të vazhdonim, por gjithë veriu i Europës u mbyll, pjesa ku ne bëjmë eksporte dhe u detyruam që të prisnim një moment më të mirë por mesa kuptojmë do zgjasë pak. Megjithatë ne filluam punë megjithëse nuk është momenti, por për t’i dhënë kurajo gjithë kësaj zone që na pret dhe na vjen e ne zorr ngaqe kaluan këto dy tre muaj të vështira për ne”, u shpreh Luca para mediave.

LEXO EDHE:  Dimri i vetmisë së madhe për dështakët e Bashës

Ai theksoi se po investon në një kohë pandemie për t’i dhënë shpresë njerëzve, ndërsa dha detaje lidhur me projektin.

“Ajo që unë ndjej dhe më bën përshtypje në këtë zonë, është pritja që më është bërë.
Projektet tona janë që në gjithë këtë zonë këtu do bëjmë një lulishte shumë të madhe. Tek ura janë portat e lumit që zakonisht mbyllen e ngrihet niveli i lumit në verë. Kemi menduar një çmenduri që Korçës i mungon Venecia dhe kemi menduar që këtu të bëjmë një miniport të vogël dhe të vendosim disa gondola për t’i cuar deri tek pylli i Fanzait dhe ta popullojmë këtë pyll me fazanët që na vijnë nga Tirana”
, u shpreh më tej Luca./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zbulohen mesazhet sekrete të Yuri Kim për PD-në përpara intervistës së Berishës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kokëfortësia e Sali Berishës për të mbrojtur veten dhe reputacionin e tij përballë vendimit të sekretarit Blinken për ta shpallur non grata, po i shqetëson gjithnjë e më shumë diplomatët amerikanë në Tiranë dhe veçanërisht ambasadoren Yuri Kim.

Lapsi.al ka pasur mundësi të njihet me një mesazh që në fakt vetëm provon atë që prej kohësh qarkullon në ajër. Prej disa javësh, në biseda me analistë dhe drejtues emisionesh politike, znj. Kim ka shprehur inatin e saj me qëndrimet publike të  Berishës që shkojnë krejt në sens të kundërt me udhëzimet e prera, në tejkalim të kufijve diplomatikë, që ajo ka marrë nga shefat e saj në Uashington.

Por pika që ka derdhur vazon ka qenë vendimi i “minuesit të demokracisë” dhe ‘abuzuesit me fondet publike”, për të dhënë një intervistë në Euroneës pak ditë përpara hyrjes së tij në parlament.

Përpara se intervista me Erla Mëhillin të transmetohej “live”, përpara se Berisha të shpallte se ai nuk kishte ndërmend ta braktiste betejën në kuvend dhe të kërkonte fakte nga SHBA, për akuzën që i bëhej, kur u mor vesh lajmi se ish kryeministri do të fliste, kryediplomatja amerikane ka reaguar. Një burim i sigurtë brenda PD ka konfirmuar për Lapsi.al se drejtuesve të kësaj partie i është dërguar ky mesazh: “Pakti u prish, tani është radha jonë të flasim”.

Në këtë sinjal të qartë vihen re tre gjëra. E para se selia e rrugës së Elbasanit nuk është aspak e lumtur që Sali Berisha përpiqet të mbrohet publikisht duke kërkuar prova për akuzat që i bëhen. Pra, përfaqësuesit e vendit simbol të lirive, në Tiranë, duan ti heqin një deputeti të zgjedhur një të drejtë që bota e qytetëruar ua njëh dhe kriminelëve më të mëdhenj.

LEXO EDHE:  “Nuk do të ketë koalicion PD-LSI”/ Andi Përmeti tregon krisjen mes dy partive opozitare

LEXO EDHE:  Nishani kërkon dorëheqjen e Bashës/ "Është përgjegjësi e civilizimit"



Gjëja e dytë që tregon ky mesazh është fakti se ekzistoka një marëveshje okulte mes SHQUP-it dhe selisë së rrugës së Elbasanit, ku palët i kanë premtuar njëra tjetrës gjëra që nuk i di publiku. Nuk ka informacion nëse Sali Berisha është në djeni të tyre, apo ato janë bërë pas shpinës së tij, por një gjë është e qartë: duket sikur krerët zyrtarë të PD i kanë premtuar ambasadores se ata do të gjejnë një zgjidhje për këtë punë. Fakti që ata kanë marrë këtë mesazh tregon se ambasa ndihet e zhgënjyer që Berisha po sillet po njësoj.

E treta dhe më e rënda qëndron në shantazhin që meqë PD s’po e mban fjalën, ambasada është e detyruar të tregojë gjëra që nuk i ka nxjerrë deri më tani.

Dhe këtu ka një problem.

Sepse nëse thuhet, ashtu sikurse kemi dëgjuar, që shpallja non grata e Berishës është bërë në të mirë të publikut shqiptar dhe demokracisë në këtë vend, do të ishte më e shëndetshme që të bëheshin transparente “krimet” e Berishës që diplomatat amerikanë i ruajtkan në dosjen e tyre. Në asnjë mënyrë ato nuk mund të shërbejnë si mjete presioni që çohen në formë mesazhesh dhe që kërkoojnë të tulasin një opozitë edhe kështu të sfilitur, sa herë ajo është përpara një përballjeje me qeverinë./Lapsi.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lufta kundër trafikut të armëve/ Çuçi: Kemi aprovuar 3 ligje të rëndësishme

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi prezantoi arritjet kryesore të Shqipërisë në luftën kundër trafikut të armëve në vend, si dhe angazhimin e Qeverisë në përballjen e këtij fenomeni, gjatë një konference online të nivelit të lartë të organizuar nga Komisioni Europian.

Në të morën pjesë ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe drejtuesit më të lartë të KE, si Josep Borrell Fontelles, Zv/president i KE, Ylva Johansson, Komisionere për Çështjet e Brendshme, Olivér Várhelyi, Komisioner për Çështjet e Zgjerimit, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës si bashkëkryesues të procesit të Berlinit, si dhe mjaft zyrtarë të lartë të vendeve të BE dhe të Ballkanit Perëndimor.

Në qendër të këtij eventi ishte rritja e bashkëpunimit mbi kontrollin e trafikimit dhe përdorimit ilegal të armëve të zjarrit në Europën Juglindore, rajon dhe më gjerë, duke u bazuar në zbatimin e plotë të planit të veprimit të BE-së për trafikimin e armëve të zjarrit për 2020 – 2025.

Gjatë fjalës së tij ministri Çuçi nënvizoi punën e bërë nga Qeveria Shqiptare në këtë fushë, qoftë në aspektin ligjor, me hartimin e disa ligjeve të posaçme që adresojnë fenomenin, qoftë me punën konkrete të Policisë dhe agjencive ligjzbatuese në zbulimin, kapjen dhe ndëshkimin e vënien para ligjit të shtetasve që trafikojnë apo posedojnë armë në mënyrë të paligjshme.

Në lidhje me kuadrin rregullator, Çuçi theksoi se qeveria ka aprovuar tre ligje të rëndësishme, për armët e zjarrit, për eksplozivët dhe për mjetet piroteknike.

Po kështu, ai tha se po rishikohen disa dispozita të Kodit Penal mbi trafikun e armëve, me qëllim përfshirjen e çdo lloj veprimtarie kriminale që kanë të bëjnë me armët, për të shmangur çdo mundësi abuzimi apo pandëshkueshmërie.

Në lidhje me punën e Policisë dhe agjencive ligjzbatuese, ministri deklaroi se çarmatimi i popullsisë dhe heqja e armëve nga duart e atyre që nuk kanë të drejtë ligjore t’i mbajnë, është ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Brendshme, pasi ky fenomen (pra, posedimi i armëve të mënyrë të paligjshme), ndikon drejtpërdrejt në të gjitha format e kriminalitetit.



Ministri bëri me dije se të gjitha armët e zjarrit që posedohen ligjërisht nga shtetas shqiptarë, tashmë po regjistrohen sipas sistemit SIMA, një sistem i kompjuterizuar. Sipas këtij programi, tashmë janë regjistruar rreth 70 % e të gjithë armëve të zjarrit.

LEXO EDHE:  Manastirliu nga Korça: 150 mijë të moshuar kanë marrë doza të vaksinës anti-Covid

LEXO EDHE:  I riu abuzoi seksualisht/ 24-vjeçarja rrëfen ngjarjen

Ai u shpreh gjithashtu edhe rreth angazhimit të strukturave të posaçme zyrtare dhe OJF-ve në zhvillimin e fushatave ndërgjegjësuese për edukimin e të rinjve mbi rreziqet dhe pasojat e përdorimit të armëve të zjarrit dhe nxitjen e shtetasve që të vetëdorëzojnë armët që mund të mbajnë të fshehura në banesa.

Kreu i Ministrisë së Brendshme foli në mënyrë të përmbledhur edhe rreth “Strategjisë Kombëtare për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe Armëve të Lehta 2019 – 2024” dhe plani 3-vjeçar të veprimit çka e konsideroi si një hap tjetër përpara në procesin e harmonizimit me legjislacionin e BE-së në fushën e kontrollit të armëve të zjarrit.

“Doja të theksoja rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar si një aspekt vendimtar në sigurimin e një lufte të suksesshme të trafikimit të paligjshëm. Për këtë çështje, Shqipëria ka nxitur në mënyrë proaktive bashkëpunimin me vendet tona fqinje. Përvoja e fituar nga prania e FRONTEX në Shqipëri dhe përmirësimi i një sërë procedurash të reja standarde për kontrollin e kufirit, kanë rritur ekspertizën, aftësitë teknike dhe ka përmirësuar cilësinë dhe nivelin e performancës në zbulimin e armëve të zjarrit, municioneve dhe eksplozivëve (FAE) dhe futjen e metodave të reja të trafikimit të armëve të zjarrit,” tha ndër të tjera ministri.

Duke folur mbi prioritetet gjatë vitit 2021, ai shtoi se: “synojmë të përfundojmë plotësisht procesin e regjistrimit të armëve të gjuetisë në sistemin SIMA. Brenda vitit 2021, Shqipëria do të miratojë Planin e ri të Veprimit për zbatimin e Strategjisë së Armëve të Vogla dhe të Lehta për vitet 2022 – 2024“.

Qeveria e Shqipërisë është e angazhuar fuqishëm në luftën kundër mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe është e gatshme të mirëpresë fillimin e projekteve tashmë të dakorduara që synojnë rritjen e aftësive tona dhe zhvillimin e atyre të reja, në zona kritike, ku me përpjekje të koordinuara gjithmonë ka vend për përmirësim,” deklaroi Çuçi në fund të fjalës së tij.

Komisionerja për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, falënderoi në mënyrë të veçantë Shqipërinë për miratimin e ligjit për armët, si një ligj në përputhje të plotë me EU aqui, vendi i parë në rajon që miraton këtë ligj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Futja e Berishës në Kuvend/ Ish-presidenti sfidon publikisht Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-Presideti i Republikës Bujar Nishani, shprehet se hyrja e Sali Berishës në Parlament, nuk do të ndikojë marrëdhëniet mes Partisë Demokratike dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

SHBA nuk i përkthën problemet që mund të ketë një individ i caktuar në kolektivizime massive, siç mund të ishte ndaj PD.

PD është e madhe. Është një asset kombëtar. Sot PD është përfaqësimi i 620 mijë njerëzve që e kanë votuar të paktën në zgjedhjet e fundit.”-tha Nishani, në një intervistë për News24.

Po ashtu, Nishani hedh akuza mbi Bashën dhe Ramën kur thotë se interesi i tyre është të mbajnë si cështje të ditës, debatin që është krijuar për Sali Berishën.



Sipas Nishanit, “Përfituesi më i madh për ta zhvendosur debatin, nga problematikat e vërteta tek Sali Berisha, është Lulzim Basha. Natyrisht edhe Edi Rama, ai ka interesat e veta se ka një përballë një opozitë të përçarë, një opozitë një mjergull. Një opozitë të pasigurtë.”

Ish-presidenti ka sfiduar publikisht, kreun e PD-së, ndërsa theksoi se Basha duhet të jetë transparent me çështjen e Sali Berishës dhe për këtë i kërkon të flasë publikisht.

LEXO EDHE:  “Nuk do të ketë koalicion PD-LSI”/ Andi Përmeti tregon krisjen mes dy partive opozitare

LEXO EDHE:  Foto - Rikthehet bora në Korçë/ Zbardhen disa fshatra në zonën malore

Zoti Basha kurrë nuk i ka thënë opinionit publik nëse ka pasur apo nuk ka pasur, qëndrime nga ana e administratës amerikane, para vendimit për djegien e mandateve të deputetëve. Nëse ka patur cili ka qënë shqetësimi i amerikanëve? As për bojkotin e zgjedhjeve, Basha nuk ka bërë kurrë transparencë, as për opinionin por as për forumet më të larta të Partisë Demokratike.”-tha Bujar Nishani.

LEXO TE PLOTE