LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Doshi u vu në shënjestër që të dalin emra të tjerë”/ Zheji: Edi Rama i ka dhënë një mbështetje të madhe

26 Mars 2021, 21:53, Politikë CNA
“Doshi u vu në shënjestër që të dalin emra

Analisti Artur Zheji ka folur për kandidaturën e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit, ndonëse ambasadoria amerikane Yuri Kim ka bërë thirrje që të mos kandidojë. Sipas Zhejit, kryeministri Edi Rama i ka dhënë një mbështetje shumë të madhe Doshit, duke shtuar që  shigjetimi i tij nga ambasada amerikane është një mesazh për të korruptuarit në listën e PS.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Zheji tha se ndërkombëtarët janë gjithmonë e më larg Ramës,  dhe sipas tij peshorja anon nga opozita.

?Fati i Tomës më shqetëson, sepse i ka dhënë një mbështetje të madhe Rama.
Shumë njerëz kanë bërë shumë për Ramën, dhe ai ka marrë, ka lexuar për atë që kanë thënë dhe pastaj i ka lënë në harresë.

Mendoj që i bihet Tomës, por nuk i bie atyre që duhet t’i biesh tamam, u vu në shënjestër që të dalin nga shenjëstra të tjerë. Ndërkombëtarët janë në këto zgjdhje përmes këtyre alegorive janë gjithmone e më larg Ramës, ndoshta peshorja anon nga opozita?, tha Zheji/CNA.al

Lajmet e fundit nga