LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dje u hap fushata elektorale/ Zheji: Takimi i Bashës kishte sensualitet, ai i Ramës tregonte dominim

26 Mars 2021, 20:38, Politikë CNA
Dje u hap fushata elektorale/ Zheji: Takimi i Bashës kishte sensualitet, ai

Analisti Artur Zheji, ka komentuar dy takimet e PS-së dhe PD-së në dy sheshet kryesore të Tiranës, për hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Zheji tha se takimi i Bashës ishte më i ndezur dhe më joshës, ndërsa për atë të Ramës deklaroi se ishte më estetik dhe më steril.

Sipas tij, perfeksioni në strukturë i takimit të PS-së, tregon kontrollin që ka kreu i socialistëve mbi partinë.

?Më e ndezur dhe më joshëse ishte ajo e PD. Më estetike dhe sterile ishte ajo e PS-së. Mund ta shikoni, është strukturalisht perfekte, ka shumë disiplinë, që tregon një pushtet të numrit një të partisë që kalon nga pushteti dhe dënimi politik, te dominimi estetik, pra një hap më lart.

Ai ka një kontroll jo thjeshtë të asaj që ti mendon, por edhe te disa vija të bardha të padukshme. Dhe kjo e PD kishte ca sy, kishte një fuqi shprese, joshëse të paparë. Pra kishte një sensualitet, të joshte për diçka të paparë?, theksoi analisti në emisionin ?Zonë e Lirë?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga