LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Brahimllari nis vargun e premtimeve për korçarët/ Zbulon dy modelet për qytetarët

26 Mars 2021, 08:17, Politikë CNA
Brahimllari nis vargun e premtimeve për korçarët/ Zbulon dy

Kandidati për deputet i LSI, Endrit Brahimllari ka nisur me premtimet e tij, duke iu kërkuar qytetarëve të Korçës votën për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ai ka premtuar se do të ketë punësim, do të ulë koston e jetesës dhe do të kthejë  shpresën në vend.

?Ne kemi një mision historik për t?a bërë Korçën shtëpine tonë??

Ne do krijojmë mundësi punësimi për të rinjtë, do ulim koston e jetesës dhe do kthejmë shpresën në vend.

Ne do mbështesim bujqësinë me 200 milion eruro në vite, me subvencione të drejtpërdrejta për t?a kthyer vëmendjen tek fermeri vendas.

Ne do kthejmë pushtetin e vërtetë tek qytetarët e thjeshtë që e duan Korçën dhe vendin dhe do godasim rëndë çdo monopol klietentelist të Rilindjes që në këto vite mbolli varfëri dhe krim.

Të dashur qytetar Korçar Ju sot keni dy modele:

?? Modelin e Rilindjes të interesit personal, të klientelizmini dhe nepotizmit, të drejtorave arrogant, të papërgjegjeshëm, të përqëndrimit gjithçka në duart e një personi dhe ??modelin tjetër, modeli i  LSI i një ekipi energjik, gjithpërfshirës, profesional, që kërkon t?a bëjë Korçën shtëpinë tonë që të rinjtë dhe të rejat, familjet Korçare të kenë shanse dhe mundësi të barabarta, ku do mbizotërojë meritokracia, profesionalizmi dhe shërbimi qytetar.

Ndaj unë ju ftoj të votoni nr. 0??6?? Lëvizjen Socialiste për Integrim ?sepse vota për LSI është vota për ekipin që e do vendin dhe do të punojë pa u lodhur për t?a bërë Korçën shtëpine tonë?, shkruan Endrit Brahimllari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga