Connect with Us

BE mbështet drejtësinë/ Soreca kërkon rritjen e efikasitetit të ILD-së

Politikë

BE mbështet drejtësinë/ Soreca kërkon rritjen e efikasitetit të ILD-së

Publikuar

-

cna lajme, news cna, cna lajme politike

Sot, Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me Inspektorin e Lartë të Drjetësisë Artur Metanin.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Soreca ka përgëzua Metanin në vitin e parë të punës , ndërsa shton se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë mbështetës ndaj Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

LEXO EDHE:  “Drejtësi për Vanesën”/ Protesta në rrugët e Parisit për prostitutën transgjinore

“I lumtur për të takuar përsëri Inspektori i Drejtësisë së Lartë Artur Metani në ambientet e tij të reja. E përgëzova për vitin e parë të punës, përfshirë edhe komunikimin e mirë me publikun. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të sigurojë asistencë teknike për ILD për të rritur më tej efikasitetin e saj”– u shpreh Soreca./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Do të mblidhet një Kuvend anti-Bashë dhe jo anti-amerikan”/ Ish-deputetja e PD  zbardh skenarin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda ka komentuar vendimin e kreut të PD-së Lulzim Basha, kundrejt liderit historik Sali Berisha.

Deda ka ‘kryqëzuar” Bashën edh enë lidhje me deklaratën s enuk do të ketë mbledhje të Kuvendit të PD.

E ftuar në emisionin “Aktualitet” me moderatorin Bejdo Malo, Deda ka thënë, se Kuvendi do të mblidhet sepse ish-Kryeministri Berisha po punon për këtë.

Sipas saj Basha bëri gafën e radhës, kur tha se kjo gjë nuk do të ndodhë.



“Z.Basha bëri një gafë tjetër të radhës, pasi mori vendim personal për z.Berisha, dhe e siguroj se do të ketë një kuvend anti-vendim Bashë dhe jo anti-amerikan. Jam e bindur për këtë sepse po punohet çdo ditë me njerëzit në bazë nga z.Berisha dhe stafi dhe ne që e shoqerojmë. Ne jemi të djathtë. Do të jetë një Kuvend që do vërë në vend dinjitetin e PD-së. Ditën që mblidhet Kuvendi nuk do të ketë më vendime personale. Vendimet duhet të jenë me shumicë”, është shprehur Deda.

Ajo ka shkuar edhe më tej, duke thënë se Basha e ka ditur që më herën vendimin për shpalljen e Berishës non-grata nga Amerika.

LEXO EDHE:  Rama injoron ndërkombëtarët/ Një militante emërohet në krye të AMA, apeli për SPAK  

LEXO EDHE:  Bardhi riposton statusin e ambasadorit Soreca/ Raporti i Antimafias italiane, kambanë alarmi

 “Mendoj që Basha e ka ditur nga Ambasada Amerikane. Në fillim tha se do presim fakte, pastaj natën e fundit doli dhe tha po marr një vendim të vështirë. Një njeri që merr vendime nën presion nuk mundet të drejtojë forcën tonë politike. E para është liria e vendimit. Nuk mund të jesh kryetar duke marrë vendime në favorin tënd dhe të dëmtosh të tjerët pa fakte.

Pjesa tjetër që më ka bërë përshtypje ishte togfjalëshi që ka përdorur shpesh pas zgjedhjeve ishte Rama-Doshi. Në momentin që Doshi ishte shpallur non-grata ai donte që të përligjte vendimin e mëvonshëm për z.Berisha që do të ishte non-grata dhe duhej të largohej. Basha ishte personi që Berisha e shndërroi nga një pioner dhe katapultoi në PD. Basha largoi figurat e PD-së. Doktor Berisha dihet që është njeriu i virtyteve, që vetëm më punë dhe përkushtim arriti të vinte në pushtet në vitin 2005”, ka thënë jo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizja e Berishës/ Zbulohet qyteti ku do të zhvillohet takimi i radhës me demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duket se nuk do të tërhiqet nga beteja, për rikthimin e demokracisë në PD.

Pas dy takimeve madhështore në Tiranë dhe Fier, ku bërë bashkë qindra demokratë, Berisha do të shkojë ditën e shtunë në qytetin bregdetarë të Vlorës.



Lëvizja e Berishës e quajtur “Foltorja”, ka për synim një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur dhe do të vijojë në të gjitha qytetet e Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i nxjerr thinjat Lulit/ Basha harron të lyejë leshkat me bojë

Publikuar

-

Nga

Po përdorim një term krahinor, që vjen nga Korça ku flokëve iu thonë leshka.

Lulzim Basha, njeriu që nuk thinjet kurrë njësoj si gomari, sot ka tentuar të dalë nga selia gjoja për të pirë një kafe tek oborri PD, ku çuditërisht edhe çadrën e ka gjetur me slogane serbe, por gjithsesi ajo që ka rënë në sy tek gazetarët, është se Lulzim Bashës i kishin dalur thinjat.

Disa reporterë, kolegët tanë, të cilët ndodheshin atje afër, thanë se për herë të parë kanë parë se Luli kishte thinja, dhe më pak brilantinë në flokët e tij.

Thinjat duken qartazi. Pas gati 10 ditësh betejë me Sali Berishën, Lulzim Bashës i dalin thinjat të cilat mesa duket Aurela ka harruar t’ia lyejë me KNA-në si bojë këpucësh apo ti vendosë brilantinën si një student i viteve 30.

LEXO EDHE:  Negociatat/ Çfarë fituam sot dhe gjithë detajet teknike dhe politike të procesit

LEXO EDHE:  Bushati me homologen kroate/ Siguron mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

Gjithsesi është e rëndësishme që më në fund u siguruam që Luli nuk është gomar nga leshkat të paktën, sepse Luli thinjet, sepse deri dje shumë persona e kanë marrë Lulin për gomar, duke thënë se ky dhe gomari nuk thinjen.



Sot ne Lulin e kemi gjetur me thinja. Fotot më poshtë tregojnë  se vërtet Lulzim Basha pas 10 ditësh betejë me Berishën, ose ka harruar ti lyejë flokët me bojën e tij të ‘këpucëve’ ose Aurela ka filluar ta lërë pasdore.

Të presim ditët në vijim çfarë do të ndodhë me leshkat e Lulit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE