LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Astrit Patozi: Pushteti i kryeministrit duhet të kufizohet me ligj

26 Mars 2021, 10:46, Politikë CNA
Astrit Patozi: Pushteti i kryeministrit duhet të kufizohet me ligj

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, është shprehur se pushteti i kryeministrit duhet të kufizohet me Kushtetutë. Ai mendon se Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshime në Kushtetutë dhe se sistemi politik shqiptar duhet të çlirohet nga kontrolli i dy partive të mëdha dhe nga avantazhi i frikshëm i qeverisë, sa herë shkohet për të votuar.

?PUSHTETI I KRYEMINISTRIT DUHET TË KUFIZOHET ME KUSHTETUTË

Ne mendojmë se Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshime në Kushtetutë, sepse na duhet një sistem zgjedhor që të garantojë, jo vetëm barazinë e votës dhe preferencën e zgjedhësit, por edhe korrektimin kombëtar të rezultatit, në rast se do të ruhet patjetër proporcionali rajonal. Sistemi politik shqiptar duhet të çlirohet nga kontrolli i dy partive të mëdha dhe nga avantazhi i frikshëm i qeverisë, sa herë shkohet për të votuar.

Duhet kufizim me ligj i pushtetit të kryeministrit si dhe të shihet mundësia për aplikimin e votimit të detyruar. Shqiptarët sot janë të shtrënguar më shumë se çdo popull tjetër në botën demokratike të votojnë vetëm një person, i cili pasi zgjidhet si kryeministër na bëhet njëkohësisht president, kryetar parlamenti, kryeprokuror, kryegjykatës, kryetar partie dhe diktues ndaj të gjitha pushteteve të tjera të pavarura.

Privilegjet kushtetuese për shefin e qeverisë duhet të hiqen, në mënyrë që, në rast se kryeministri rrëzohet me mocion, parlamenti të ketë mundësinë të krijojë një shumicë të re, siç e kanë pothuajse të gjitha vendet demokratike të botës.

(Fragment nga ?Plani ynë për një Shqipëri normale?)?, shkruan Patozi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga