LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Skandal/ Salianji, fushatë me të mitur

25 Mars 2021, 08:10, Politikë CNA
Video-Skandal/ Salianji, fushatë me të mitur

Ish deputeti i videos erotike Ervin Salianji, i cili pretendon sërish një vend në Kuvend po bëhet rrezik për fëmijët.

Pas skandalit me G.D. nga salla e Kuvendit, kandidati për deputet i Qarkut të Korçës, ka prodhuar një tjetër skandal.

Salianji është shfaqur në një video me përmbajtje politike-elektorale, duke përdorur një të mitur dhe më pas duke e shpërndarë në rrjete sociale.

?..se gjeta një burrë të mençur..ti je më i mençuri, se këta që kam gjetur..?, dëgjohet Salianji në video, përkrah të miturit.

Ndërsa fëmija dëgjohet duke folur për mandate, programe, Edi Ramën dhe Erion Veliaj.

Video e shpërndarë nga Salianji, ku duket hapur që po përdor të miturin si propagandë politike, është këmbanë alarmi, për organizatat e mbrojtjes së fëmijëve por edhe Institucionin e Avokatit të Popullit.

Të  kërkohet llogari për atë fëmijë që ka rënë në ?kthetrat? e ish deputetit të videos erotike, por edhe të parandalohen skandale të tilla, ku shkelen të drejtat dhe liritë themelore të fëmijës dhe ku ata bëhen pjesë e fasadës së një gare të të rriturve./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga