Connect with Us

Vdekjet nga Covid në Shqipëri u rritën me 38%/ Shumë më lart se gjithë shtetet e tjera të Europës

Sociale

Vdekjet nga Covid në Shqipëri u rritën me 38%/ Shumë më lart se gjithë shtetet e tjera të Europës

Publikuar

-

Vdekjet nga Covid në Shqipëri u rritën me 38%/ Shumë më e lartë se gjithë shtetet e tjera të Europës

Janari dhe shkurti të një viti më parë ishin dy muaj të qetë në gjithë globin dhe askush nuk do të mund ta parashikonte stuhinë që do të vinte më pas.

Pas zbulimit të rastit të parë me Covid-19 në Itali në shkurt, marsi ishte fatal për këtë shtet, i cili pa një rritje të menjëhershme të vdekjeve me 48% me bazë vjetore atë muaj, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti Statistikor, pasi ishin tkurrur me 6.1% në janar-shkurt. Shtimi i fataliteteve tronditi Europën, me shtetet që nxituan të vendosnin karantinat më të ashpra që ishin parë ndonjëherë, duke zgjedhur të vuanin pasojat në ekonomi, përballë humbjeve të jetëve të njerëzve.

Pas Italisë, që ishte e para që priti valën fillestare të pandemisë, tendenca e rritjes së fataliteteve u konstatua në të gjithë Europën. “Monitor” ka përpunuar të dhënat për rritjen e vdekshmërisë për mars-dhjetor 2020, periudhën kur filloi e kulmoi pandemia, e krahasuar me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019, bazuar në të dhënat e Eurostat, që i publikon me bazë javore dhe instituteve statistikore përkatëse për vendet e rajonit.

Nga të dhënat rezulton se Shqipëria, e cila zgjodhi të zbatojë kufizime të rrepta vetëm në mars-maj ka përjetuar valën më fatale të pandemisë, me një rritje të numrit të vdekjeve me 38% për mars-dhjetor 2020, krahasuar me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019, pasi janari dhe shkurti kishin shënuar tendencë rënëse. Sipas INSTAT dhe Eurostat, për periudhën në fjalë (përjashtuar janarin dhe shkurtin) janë regjistruar rreth 6 mijë jetë të humbura më shumë.

Shqipëria ka një diferencë rreth 30% më të lartë për shtesën e vdekshmërisë në periudhën e pandemisë me të gjithë shtetet e tjera të Europës (vetëm të dhënat për Bosnjë Hercegovinën nuk janë ende të disponueshme).

Shteti i dytë pas nesh, me rritjen më të lartë të fataliteteve për periudhën pandemike është Maqedonia , me +29%, e ndjekur nga Spanja (+27.2), Polonia (27.1%), Sllovenia (+26.4%), Belgjika (24.5%), Italia (24.4%), Çekia (23.8%), Bullgaria (23%), Rumani (21.5%), Zvicër (21.3%), Maltë (20.6%), Kosovë (20.4%, e krahasuar vetëm me vitin 2019). Për shtetet e tjera rritja ka qenë më e ulët se 20%, ndërsa pandeminë pothuajse nuk e kanë vuajtur fare Islanda (1.5%) dhe Norvegjia (2.7%)- shiko grafikun: Rritja e vdekjeve, mars-dhjetor 2020 kundrejt mesatares përkatëse 2016-2019.

Karantina e ashpër, që në pothuajse gjithë Europën zgjati mes marsit dhe majit e frenoi disi valën e parë të pandemisë. Në Itali, psh, pas rritjes së fataliteteve dhe në prill me 40%, maji deri në shtator ishin të qetë, me rritje të ulët mes 3-6%, madje në qershor treguesi ra me 0.75 me bazë vjetore, sipas ISTAT.
Në Shqipëri, vala e parë nisi nga qershori, disa javë pas lehtësimit të masave të rrepta kufizuese, për të kulmuar në gjysmën e dytë të vitit. I njëjti krahasim për shtetet e Europës, por për 6 mujorin e dytë 2020 në raport me mesataren përkatëse katërvjeçare 2016-2019 tregon se në Shqipëri, rritja e fataliteteve ishte 53.2%, sërish më e larta e Europës. Në përgjithësi, shtetet e rajonit nuk arritën të menaxhonin pandeminë pas daljes nga karantina. Në Maqedoni, fatalitetet u rritën me 51%, ndërsa në Kosovë me 48.5%, në 6 mujorin e dytë 2020. Situata e rënduar ishte dhe në Poloni, Slloveni, Bullgari, Çeki, Rumani, Serbi, Mali i Zi. (shiko grafikun: Rritja e vdekjeve 6 M II 2020/ 6 M II 2016-2019 (%)).

Në tremujorin e katërt 2020, rritja vjetore në raport me mesataren përkatëse katërvjeçare ishte më e larta në Maqedoni (83.7%). Nëntori dhe dhjetori ishin fatalë në shtetin fqinj, me rritje të jetëve të humbura përkatësisht me 103% dhe 143%, sipas të dhënave zyrtare të institutit të statistikave të Maqedonisë.

LEXO EDHE:  “Takim pas 3 javësh”/ Arbana Osmani tregon se i ati ka kaluar Covidin

Sllovenia dhe Polonia ishin dy shtetet e tjera që panë rritje dramatike të pasojave që Covid-19 dha në humbjet e jetëve, me rritje përkatësisht 74.7 dhe 73.6%. Shqipëria është e katërta në tremujorin e katërt, me shtim të fataliteteve me 70.3%. Bullgaria, Çekia, Zvicra, Rumania, Sllovakia shënuar rritje me mbi 50%. (shiko grafikun: Rritja e vdekjeve T IV 2020/ T IV 2016-2019).

Janar- shkurti 2021, pjesa më e madhe e Europës qetësohet, Shqipëria jo

Teksa Shqipëria duket se po eksperimenton me krijimin e imunitetit natyror të tufës, me kufizime minimale, ndryshe nga mbylljet e reja të Europës, vala e tretë e pandemisë ishte e fortë edhe në muajt e parë të këtij viti. Të dhënat nga Zyra e Gjendjes Civile, e cila raporton vdekjet e ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë, bëjnë të ditur se fatalitetet u rritën përkatësisht me 30.7% në janar dhe 78.6% në shkurt, me bazë vjetore (53% për janar-shkurt), ose rreth 2.2 mijë jetë të humbura më shumë se dy muajt e parë të 2020-s, kur nuk kishte filluar ende pandemia, duke e çuar në mbi 8 mijë bilancin që nga fillimi i pandemisë.

Kjo shifër mbetet deri tani më e lartë, e krahasuar me ato shtete për të cilat Eurostat ka nxjerrë të dhëna për 2 mujorin e parë të vitit. E dyta renditet Portugalia, që po përjeton një kulm të ri të pandemisë, me rritje 51%, por ky shtet në gjysmën e dytë të vitit të kaluar raporti rritje 21% të fataliteteve, kundrejt 53% të Shqipërisë.

Ndërsa shtetet që shënuan valë më fatale në 2020-n, e kanë mbajtur nën kontroll pandeminë në muajt e parë të 2021, psh Bullgaria me rritje 6.7%, me bazë vjetore, Belgjika 1.4%, Çekia 12% (për 7 javët e para 2021), Gjermania 15%, Spanja 21%, Franca 14.5%, Austria 8%. Në Serbi, një shtet që ka ecur shpejt me vaksinimin, në janar rritja e fataliteteve ishte vetëm 2.1%.

Mjeku Ilir Allkja pohoi më herët për Monitor se rritja e lartë e fataliteteve në Shqipëri lidhet me mospasjen e një sistemi solid shëndetësor, numrin e ulët të mjekëve në raport me popullsinë, me mungesa të shumta në mjete e burime njerëzore; lënien pas dore të sëmurëve kardiakë, me tumore apo probleme të tjera. Ai shton se Shqipëria ka pasur dhe humbjet më të larta të jetës në spitalet Covid, në dhomat e terapisë intensive si dhe në intubim, që vërteton se pajisja e këtyre spitaleve me mjete jetë-shpëtuese si dhe trajnimi i stafeve të tyre lë për të dëshiruar.

Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për 10 mijë banorë

Të dhëna të tjera të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se ka një lidhje direkte mes numrit të ulët të mjekëve për 10 mijë banorë dhe rritjes së vdekshmërisë nga Covid-19. Sipas hartës së OBSH-së, –
në vitin 2019, Shqipëria kishte 16 mjekë për 10 mijë banorë, që ndonëse në rritje nga 12 mjekë në 2016-n, sërish mbetet më e ulëta në Europë.

Në Maqedoni, ky tregues është 28 mjekë, në Serbi 31, në Mal të Zi arrin në 27. Polonia, e cila ka një rritje të lartë të fataliteteve ka një numër relativisht të ulët të mjekëve, me 23 për 10 mijë banorë.

Shtetet perëndimore kanë shumë më tepër mjekë në dispozicion të popullsisë së tyre, ku rekordin e mban Italia, me 80 mjekë për 10 mijë banorë, Franca (65), Greqia (62) Gjermania (43), Mbretëria e Bashkuar (58), Norvegjia (48)/Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Paralajmërojnë sinoptikanët/ Si ndryshon moti në fundjavë

Publikuar

-

Nga

Paralajmërojnë sinoptikanët/ Si ndryshon moti në fundjavë

Gjatë ditës së nesërme një fronti mesatar i ftohtë ajror pritet të depërtojë në Ballkan. Përderisa fronti destabilizon motit në veriperëndim të Balkanit tek ne rriten temperaturat.

Fronti i ftohtë ajror do të shkaktojë përkeqësim të motit që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia gjatë së premtës dhe orëve të hershme të mëngjesit duke kushtëtuar reshje shiu, ulje të temperaturave dhe rrebeshe lokale të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Me ardhjen e frontit në territoret tona të shtunën pritet dobësimi i tërësishëm i tij, prandaj tek ne nuk priten reshje atmosferike, përpos disa riga të dobëta dhe afatshkurtra në ndonjë rajon në Kosovë shkruan Meteoalb.

LEXO EDHE:  Revista “Slovenian Traveller” për Shqipërinë: Duke përdorur dy-tre fjalë shqip, i gjen dyert e hapura

LEXO EDHE:  “Takim pas 3 javësh”/ Arbana Osmani tregon se i ati ka kaluar Covidin

Fronti i ftohtë tek ne do të hetohet vetëm në bazë të erërave veriore, disa vranësirave dhe uljeve të temperaturave. Ulja e temperaturave do të jetë e përkohshme dhe shumë afatshkurtër, ngase me kalimin e frontit menjëherë pritet stabilizim i plotë i motit dhe ngritje e temperaturave. Dita e diel pritet të jetë pranverë e vërtetë me mot të këndshëm dhe shumë rreze diellore.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Covid-19/ Epidemiologu: Nuk pritet të ketë valë tjetër infektimesh

Publikuar

-

Nga

Epidemiologut Artan Simaku ka folur për situatën e pandemisë në vend teksa thotë rritja e rasteve të të infektuarve do të jetë e lehtë dhe ky trend të vazhdojë përsëri në rënie.

“Gjatë muajit Prill për shkak dhe të fushatës ka patur dhe grumbullime, po presim që të ketë një rritje të lehtë të numrit të rasteve në gjysmën e parë të muajit Maj dhe parashikohet që ky trend të vazhdojë përsëri në rënie nga fundi i muajit Maj”, është shprehur epidemiolog Artan Simaku, për Tv Klan.

LEXO EDHE:  Revista “Slovenian Traveller” për Shqipërinë: Duke përdorur dy-tre fjalë shqip, i gjen dyert e hapura

LEXO EDHE:  Së shpejti shqiptarët pa patenta ndërkombëtare në Greqi

Për epidemiologun Simaku, vendi ynë nuk pritet të ketë një valë tjetër infektimesh,duke patur parasysh se një pjesë e popullatës e kanë kaluar covidin ndërkohë që edhe vaksinimi po ecën me ritme të shpejta. Por vigjilenca sipas tij nuk duhet të ulet.

“Përreth 40% e popullatës mund ta ketë kaluar në mënyrë natyrale dhe kjo e kombinuar me vaksinimin do bëjë që të arrihet i ashtuquajturi imuniteti i tufës. Që të rritet imuniteti i tufës duhet 70-80% e popullatës e imunizuar”, ka treguar epidemiologu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Situata nga Covid/ Tomini tregon kur pritet sërish rritja e të infektuarve

Publikuar

-

Nga

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tregoi kur pritet një rritje e rasteve me covid-19.

Ajo shprehet se në javën e dytë dhe të tretë të majit pritet një tendencë në rritje e rasteve.

“Në javën e dytë dhe të tretë të majit pritet një tendencë në rritje e rasteve. Por vaksinimi e ka lehtësuar situatën. Kjo do jetë një verë më ndryshe se vera e viti të kaluar. Për sa i përket vaksinimit dua të theksoj se janë disa rajone si Gjirokastra për shkak të popullsisë së vjetër, ka bërë kalendarin e vaksinimit ndaj Covid -19, pasuar nga Fieri dhe Vlora”, tha Tomini në një lidhje Skype për “Wake Up”

LEXO EDHE:  Ngjela ngre alarmin/ Krimi në funksion të pronës, ka pushtuar Shqipërinë

LEXO EDHE:  Situata nga Covid në Kosovë/ 289 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit

Shifrat e javëve të fund tregojnë për një rënie të ndjeshme të rasteve të reja, shtrimeve në spitale por edhe humbjeve të jetës./CNA.al

LEXO TE PLOTE