LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Spërdredh fjalën si trupin tënd”/ Plas debati mes Ramës dhe Andi Telës: Rri aty drejt…

25 Mars 2021, 20:38, Politikë CNA
“Spërdredh fjalën si trupin tënd”/ Plas debati mes

Kryeministri Edi Rama ka debatuar me gazetarin Andi Tela, teksa ishin duke folur për grumbullimin e Partisë Demokratike në hapjen e fushatës elektorale.

Tela kundërshtoi Ramën për qëndrimin e tij dhe kjo shkaktoi përplasje mes tyre.

Kreu i qeverisë akuzoi gazetarin se po spërdredh fjalën si trupin e tij, ndërkohë ky i fundit u revoltua dhe tha se kryeministri po e imiton dhe përqesh.

Debati i Ramës me Andi Telën në ?Opinion?:

Rama: Këtu ka një lloj spërdredhje njëlloj si spërdredhja e trupit tënd

Rama: S?ka nevojë të më imitosh

Rama: Ore se çfarë them unë

Rama: S?ka nevojë të përqeshësh e të imitosh.

Rama: Nuk është përqeshje?unë fola për gjuhën e trupit tuaj.

Rama: The që u spërdrodha.

Rama: Sapo nisa përgjigjen më ndërpreve.

Tela: Jo po ti..

Rama: Unë nuk jam t?i njëherë e para punës, mësojeni dreqi e mori njëherë e mirë që nuk ndërpritet kryeministri. Rri aty drejt dhe dëgjo përgjigjen time./ CNA.al

Lajmet e fundit nga