Connect with Us

Rama flet me shifra/ Tregon sa vaksina pritet të vijnë në Shqipëri

Politikë

Rama flet me shifra/ Tregon sa vaksina pritet të vijnë në Shqipëri

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për shifrat përfundimtare të ardhjes së vaksinave në vendin tonë.

Rama theksoi, që 32 mijë vaksina janë të Pfizer dhe 10 mijë Sputnik, ndërkohë që presim 70 mijë Pfizer dhe 80 mijë AstraZeneca.

Përsa i përket vaksinës SinoVac janë kontraktuar 500 mijë doza, pjesë këto nga një milion të kërkuara.

Kryeministri shtoi, se ecuria e marrjes së vaksinave është bërë në mënyrë strategjike për të ruajtur ekuilibrin dhe nevojat e kategorive të grupmoshave dhe ecurinë e tregut. Në total, janë 500 mijë vaksina Pfizer dhe 1 milionë e 200 mijë të tjera të Covax.

“32 mijë Pfizer dhe 10 mijë Sputnik, presim 70 Mijë Pfizer dhe 80 mijë AstraZeneca. 371 mijë vaksina sëbashku me shumën e kontraktuar aktualisht të gjysëm milioni vaksinave Sinovac. Ne kemi të kontraktuara 500 mijë vaksina SinoVac dhe kemi kërkuar 1 milion, kontrata e parë është 500 mijë për të parë të gjitha dinamikat dhe ne kemi ecur vazhdimisht në mënyrë strategjike për të ruajtur ekuilibrin e planit dhe nevojave të katergorive të grupmoshave dhe ecurinë e tregut. 500 mijë Pfizer dhe 1 milionë e 200 mijë të tjera të Covax, 2 milion e 140 mijë  vakisna në total, bashkë me pjesën tjeter 2 milionë e 640 mijë vaksina të siguruara”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Braçe “buzë greminës”/ Divjaka ndëshkon zv.kryeministrin

Publikuar

-

Nga

Humbja e mandatit të 10-të në Fier/ Erion Braçe merr përgjegjësinë: I kërkoj ndjesë Gramoz Ruçit

Deputeti socialist, njëkohësisht zëvendëskryeministri Erion Braçe  ka pretenduar gjithmonë se ka sjellë ndryshime të dukshme në Divajkë.

Por sa të kënqur kanë qenë banorët e Divjakës nga ‘puna e madhe’ që Braçe mendon se ka bërë. Qytetarët i janë drejtuar kutisë së votimit në 25 prill, por ajo qe bie ne sy është rezultati i ngushtë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Sipas KQZ, në Bashkinë e Divjakës janë 18 891 vota të vlefshme nga të cilat PS ka marrë 9700, PD 7400 dhe LSI 1110 vota. Ndërkohë nga ana tjetër po të shohim rezultatin e vitit 2017, në Divjakë votuan 20 mijë persona, gati 1 mijë vota më shumë.

Në atë kohë PS arriti të siguronte 13 mije vota, ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit, Erion Braçes i kanë ikur mbi 3300 vota në Bashkinë e Divajkës.

Në 2017, PD ka marrë 4700 vota dhe në 2021 ka 7400, një rritje me gati 60% e PD-së megjithse përballe kishte zv.kryeministrin Braçe që çdo ditë flet për pune e punë, por thesi i votave mbeti bosh.

LEXO EDHE:  Kosova: Transparence e punesim sipas merites, Bashkia ne sherbim te qytetareve

LEXO EDHE:  Edi Rama, historian apo kryeministër/Nga Elvi FUNDO

Kuptohet që Braçe shpall fitoren me diferencën e votave PS –PD, por elektoralisht ka një rënie drastike, gati me të fortën në të gjithë vendin.

Direfrenca PS-PD ka qene 8300 vota tani ka shkuar në 2300 vota. Ky është një rezultat jo vetëm zhgënjyes për Erion Braçen që mban postin e zv.kryeministrit, por edhe për vetë Edi Ramën që ka përqendruar fondet dhe investimet e medha në një bashki me 20 mijë votues ku rezultati del si “rruar qethur” dhe PS pëson një renie 30% ndërsa PD rritet me 60 %./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mblidhet KAS/ Shqyrtohen kërkesat ankimore për rezultatin e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Ankimimet e PD dhe LSI/ KAS hedh shortin, zgjidhen relatorët

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i KAS ku u diskutuan akimimet e Partisë Demokratike.

Përfaqësuesi juridik i Partisë Demokratike Marash Logu paraqiti kërkesat e selisë blu për përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe konkretisht për Shkodër, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën.

“Jemi të bindur që periudha para dhe paszgjedhore u shoqëruar me shkelje të rënda të ligjit që cenuan procesin zgjedhor që ndikuan në shpërndarjen e mandateve

Ankimet tona janë të mbështetura në 5 shtylla kryesore”, u shpreh Logu.

LEXO EDHE:  Këlliçi “sulmon” Ramën: Frikacak, durimi ka mbaruar …

LEXO EDHE:  Gazetari tregon fytyrën e dytë të Edi Ramës

Demokratët nuk do të kontestojnë rezultatin për Kukës, Dibrën dhe Lezhën, qarqe ku PD pati epërsi mbi Partinë Socialiste. Edhe LSI pas Gjirokastrës, Beratit dhe Durrësit, ka ankimuar rezultatin në qarqet e Korçës dhe Vlorës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kauzat e humbura të Bashës/ Si i la në mes të rrugës demokratët kreu i PD

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të gjitha kauzat e nisura i ka lënë në mes.

Ai ka dështuar t’i çojë deri në fund dhe sërish del e flet për angazhime të mëtejshme, në vend që të kishte liruar karrigen e kreut të PD-së.

Nuk mund ta kenë gjithmonë fajin ata që fitojnë, kundërshtarët apo rivalët, kur Basha ka treguar se nuk kapacitet për t’i dërguar kauzat deri në fund.

Nuk do të kthehemi shumë kohë pas, por do ta nisim nga viti 2019,  kohë kur dogji mandatet, për të vijuar më tej me kauzat e tjera.

Djegia e mandateve

Në Shkurt të vitit 2019, Lulzim Basha ndërmori nismën për djegien e mandateve.

Pas këtij vendimi Basha tha, se Parlamenti, në të cilin bënin pjesë, para djegies së mandateve, ka dalë nga  votat e krimit dhe mafias në zgjedhjet e manipuluara të 25 Qershorit 2017.

Ndaj, Basha i mbështetur edhe nga aleatët kërkonte një Qeveri tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetvete, por rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor, që të shembim një qeveri të krimit dhe t’i japim shqiptarëve një qeveri për njerëzit. Nuk po kërkojmë të marrim mandate me ndihmën e krimit të organizuar ne po japim”, deklaronte Basha në vitin 2019

Ndër të tjera, kreu i PD, Lulzim Basha, deklaronte se me djegien e mandateve do të digjte Qeverinë, por në fakt dogji veten dhe Opozitën.

Pasi djegia e mandateve nuk e ndihmoi PD dhe Opozitën që të ndryshonin pozicion, madje ata dolën jashtë loje edhe si Opozitë, pasi në Parlament u formua një Opozitë e re Parlamentare.

Protestat

Pas djegies së mandateve, Lulzim Basha nisi protestat me moton “Edi Rama duhet të largohet. Mjaft është mjaft”.

Basha është shprehur në atë kohë, se Opozita do të udhëheqë një betejë civile, paqësore e demokratike për të rivendosur legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri.

“Ne tani do të udhëheqim një betejë civile, paqësore e demokratike për të rivendosur legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri”, ka thënë Basha.

Protestat nisën në Tiranë dhe u zhvendosën edhe në rrethe.

Në këtë vazhdë u organizuan 12 protesta, ku në të gjitha Lulzim Basha shkonte më vonë, se orari i caktuar dhe pasi trashte zërin dhe fliste për rrëzim të kryeministrit Edi Rama, përfundonte duke kënduar himin dhe duke u bërë objekt memesh dhe talljesh.

Pra, edhe protestat nuk i shërbyen për asgjë. Kështu që Basha ndaloi dhe i la në mes kauzat dhe demokratët, për të gjetur një tjetër justifikim për dështimin e tij.

Në këto kushte, u vendos për mbajtjen e zgjedhjeve vendore me 30 Qershor 2019, ndërkohë që Basha, vazhdonte avazin e tjetër, se do të rrëzonte Qeverinë Rama.

Zgjedhjet vendore 2019

Kur data e zgjedhjeve vendore ishte caktuar, pavarësisht lojëra të Presidentit Ilir Meta, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehej. se nuk do kishte zgjedhje vendore me 30 qershor. sepse ato do të shtyheshin.

 Data e zgjedhjeve lokale do të shtyhet. Zgjedhje me 30 qershor nuk ka për të pasur. Sepse Shqipëria nuk është një humbëtirë e Afrikës.Pa u ndëshkuar krimi elektoral as që mund të mendohet që të garantohet një proces zgjedhor. Zgjedhje false nuk do të ketë”, deklaronte Basha.

LEXO EDHE:  Edi Rama, historian apo kryeministër/Nga Elvi FUNDO

LEXO EDHE:  Gazetari tregon fytyrën e dytë të Edi Ramës

Ndër të tjera ai deklaronte se gjithçka kishte arritur në një pikë pa kthim.

Ne jemi sot në një pikë përplasje pa kthim. Përplasja do të jetë parapolitike, nëse kriza nuk zgjidhet sipas rrugës që parashtron opozita”, shprehej Basha.

Por, zgjedhjet u bënë, në përgjithësi ishin të qeta dhe Basha përfundoi jashtë politike edhe në pushtetin vendor.

Basha, dështoi të mbante premtimet, ku thoshte se s’ka kthim pas, se zgjedhjet nuk do të bëheshin e të tjera si këto.

Sot e kësaj ditë pushteti vendor, është ai që ka dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit 2019 dhe Basha e ka harruar këtë gjë dhe nuk flet më për të.

Tashmë ka nisur një tjetër kauzë, që pritet të ketë fatin e kauzave të tjera, pasi kjo e fundit është më abstraktja nga të gjitha, pasi flet për luftë e beteja, ndërsa vjen nga humbje të njëpasnjëshme.

“Lufta” e Bashës

Pas humbjes në zgjedhjet 25 Prillit 2021, kreu i PD-së Lulzim Basha,  ka dalë me një tjetër kauzë që është qesharake në fakt.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore”, u shpreh Lulzim Basha me 27 Prill, dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare ku PD arriti të merrte 59 mandate, përkundrejt PS që mori 74 mandate.

Kjo deklaratë, e ktheu Bashën, objekt memesh dhe humori.

Të gjitha veprimet që ka ndërmarrë Basha pas 25 Prillit dhe që ai i konsideron si luftë apo betejë, s’janë gjë tjetër veçse veprime për të justifikuar humbjen dhe dështimin e tij.

Basha, pasi vlerësoi procesin zgjedhorë, doli dhe tha, se ka prova për manipulim të zgjedhjeve. Dhe këto që ai i quan prova ia la në dorë një studenti masteri si Marash Logu, për të mbrojtur PD në KAS.

E gjitha kjo tregon, se Basha e di që rezultati nuk ndryshohet më, por po bën të gjitha përpjekjet që të justifikohet, ndërkohë që sa vijnë e shtohen zërat për largimin e tij si nga brenda dhe jashtë PD-së.

Ndërkohë që në PD kanë nisur dorëheqjet duke filluar që nga njerëzit më të afërt të tij, edhe pse një pjesë po mbahen të fshehtë, Basha ka nisur turin nëpër rrethe, duke e cilësuar si betejë.

Edhe turin në rrethe nga ana tjetër përpiqet ta manipulojë, duke organizuar takime me përkrahësit e tij të ngushtë me regjistrim, për të nxjerrë më pas në publik, pjesët që nuk e cënojnë atë.

Pra edhe kauza që ai e quan luftë apo betejë është e dështuar, përtej çdo veprimi që bën ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE