Connect with Us

Pse kemi nevojë për një Bashkim Evropian të Shëndetit

Blog

Pse kemi nevojë për një Bashkim Evropian të Shëndetit

Publikuar

-

Pse kemi nevojë për një Bashkim Evropian të Shëndetit

Nga Havier Solana

Fjala “qëndrueshmëri” (resilence në gjuhën angleze), është përdorur shumë herë që kur u shpall gjendja e pandemisë së Covid-19 një vit më parë. Shumica e interpretojnë qëndrueshmërinë si të kundërtën e brishtësisë, si ajo që shumë familje dhe biznese mund të shpresojnë ta kenë në këto kohë fatkeqe.

Por si një qëllim kolektiv, qëndrueshmërisë i mungon ambicia. Antonimi i vërtetë i brishtësisë është diçka më e guximshme, dhe Evropa në veçanti mund dhe duhet të shkojë më tej në ndjekje të saj. Në librin e tij të vitit 2012 “Anti-brishtësia:Gjërat që përfitojnë nga kaosi”, Nasim Taleb thekson ndër të tjera se“i qëndrueshmi i reziston goditjeve dhe qëndron njëlloj”, ndërsa “ai që është jo i brishtë bëhet më i mirë”.

Ky koncepti na kujton fjalën e urta popullore të filozofit gjerman Fridrih Niçe “Ajo që nuk më vret më bën më të fortë”. Referenca për këtë aforizëm mund të duket disi joserioze, duke pasur parasysh dëmin e madh njerëzor të pandemisë, dhe vuajtjet e mëdha që ajo ka shkaktuar.

Gjithsesi, logjika e saj është qartazi e zbatueshme për kontekste të caktuara. Për shembull sistemi ynë imunitar, funksionon pikërisht në këtë mënyrë, duke i dhënë mundësi vaksinave të stimulojnë prodhimin e antitrupave duke përdorur një agjent infektiv.

Për sa i përket politikave publike, sistemet tona shëndetësore mund të pritet që të dalin më të forta nga presioni nën të cilin gjenden aktualisht, duke tërhequr më shumë burime dhe duke i përdorur më mirë ato. Dhe përtej kufijve kombëtarë, fjalët e urta të Niçes janë të vërteta dhe për disa struktura qeverisëse me shumë nivele, siç është Bashkimi Evropian.

Historikisht, projekti i integrimit evropian është ndërtuar gjatë përballimit të krizave të njëpasnjëshme, dhe duke mësuar nga leksionet e marra prej tyre. Në një dekadë apo më shumë para pandemisë, BE-ja përjetoi njëra pas tjetrës disa kriza “ekzistenciale”:Recesioni i Madh, kriza e euros, kriza e migracionit, dhe më pas Brexit.

Rritet sërish numri i viktimave në Kosovë/ Konfirmohen dhe 453 raste të reja me Covid

Dhe ajo jo vetëm që i mbijetoi kësaj dekade të paqëndrueshme, por e bëri këtë duke e thelluar integrimin e saj, një fakt ky që shpesh neglizhohet. Blloku duhet të reagojë në të njëjtën mënyrë ndaj krizës së Covid-19, e cila do të jetë me ne për një kohë të gjatë.

Ai ka arritur të hedhë tashmë themele të forta. Ndonëse kjo krizë ka nxjerrë zbuluar mangësitë e BE-së, dhe menaxhimi i pandemisë prej saj ka pasur shumë të meta, ne duhet ta pranojmë se udhëheqësit evropianë kanë thyer disa tabu të rëndësishme.

Kur u shfaq në fillim pandemia, pak analistë mund ta kishin menduar se blloku do të binte dakord për emetimin e një borxhit të përbashkët në shkallë të gjerë, për të financuar grantepër vendet anëtare të goditura nga recesioni ekonomik. Covid-19 e ka theksuar nevojën e BE-së për më shumë masa mbrojtëse.

Ne e pamë këtë gjënë fillim të pandemisë, kur një mungesë e pajisjeve mjekësore thelbësore e përçau solidaritetin brenda-evropian. Gjithashtu, ne po e shohim këtë gjë edhe tani, kur problemet me furnizimin me vaksina po pengojnë shpërndarjen e tyre në të gjithë bllokun. Megjithëse mund të mburret se ka financuar zhvillimin e vaksinës së suksesshme Pfizer/BioNTech (kompania gjermane BioNTech, themeluar nga një çift turko-gjerman, mori fonde të konsiderueshme nga BE), BE nuk ishte shumë aktive në fazat e tjera të procesit. Krijimi i një Bashkimi Evropian të Shëndetit, do ta ndihmojë bllokun që t’i korrigjojë këto mangësi, për të zbutur rreziqet në të ardhmen.

Covid-19: A mund të mësojmë nga Kosova?

I njëjti arsyetim vlen për shumë fusha të tjera. Nisma të tilla si Bashkëpunimi i Strukturuar i Përhershëm, kanë filluar tashmë që të adresojnë fragmentimin e tepruar të BE-së për sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes. Që kur ka marrë detyrën presidenti i ri i SHBA-së Xho Bajden, disa analistë kanë argumentuar sërish se kjo nismë rrezikon të pengojë pa asnjë arsye bashkëpunimin e Evropës me Shtetet e Bashkuara në fushën e sigurisë, sidomos brenda NATO-s.

LEXO EDHE:  Basha ultimatum Ramës/ "Rrit numrin e testimeve, çdo ditë e humbur kushton jetë!"

Por rritja e kapaciteteve mbrojtëse të Evropës – duke e shndërruar atë në një aleate më të besueshëm dhe më pak të varur nga të tjerët – ishte thelbësore edhe para zgjedhjes sëpresidentit Donald Trump, dhe është ende tani.

Përfitime do të kenë që të dyja anët e Atlantikut. Po kështu, BE po përpiqet që të përmirësojë pozitën e saj në garën globale të teknologjisë, duke intensifikuar përpjekjet në sektorë kritikë si inteligjenca artificiale dhe mikroçipet. Sa i përket takimit për energjinë e gjelbër, blloku duhet të eksplorojë nisma të tjera të zhvillimit industrial përgjatë linjave të Aleancës Evropiane të Baterive.

Në sektorin financiar, po fillon të shfaqet dalëngadalë një treg evropian i kapitaleve. Dhe përmes tij, BE-ja do të zgjeronte hapësirën e saj për të manovruar, në rast se mund të sigurojë një rol më të spikatur të euros në sistemin monetar ndërkombëtar. Kjo do t’i bënte vendet e BE-së më të mbrojtura nga zbatimi i sanksioneve ekstraterritoriale, të cilat ndërhyjnë në aktivitetin tregtar.

Të gjitha këto propozime mund të shihet si pjesë e përpjekjeve për “autonomi strategjike”, një koncept që është bërë një element kryesor i diskutimeve të politikës evropiane. Mjerisht, ky term ka shkaktuar keqkuptime dhe mosmarrëveshje. Por për të lehtësuar konsensusin, them se nga njëra anë, BE është ë qartë se nuk mund të heqë dorë nga bashkëpunimi shumëpalësh, që është në ADN-në e projektit evropian.

Nga ana tjetër, është po aq e qartë se BE duhet të ketë vullnet dhe kapacitet për të përcaktuar dhe ndjekur përparësitë e saj në një mënyrë të vetë-mjaftueshme. Në fund të fundit, ne evropianët duhet të aspirojmë që të jetojmë sipas normave tona. Dhe do të ishte paradoksale, nëse masat e përshkruara më lart do të binin në kundërshtim me ato norma.

Pra,BE nuk duhet të kthehet drejt proteksionizmit,apo të ndërmarrë hapa që pengojnë seriozisht konkurrencën e lirë midis bizneseve evropiane. Për më tepër, Evropa në shumë raste mund të forcojë sigurinë e furnizimeve të saj përmes diversifikimit, në vend se ta zhvendosë prodhimin.

Sapo të mbarojë pandemia, BE do të vazhdojë të përballet me betejat afatgjata. Ndër të tjera, mbijetesa e unionit si një aktor politik global i rangut të parë është në rrezik, dhe në këtë drejtim nuk ndihmojnë as rënia demografike e Evropës dhe as erozioni aktual i multilateralizmit në të gjithë botën.

Por Evropa ka dhe është në gjendje të marrë materiale të mjaftueshme dhe pasuri të paprekshme për të siguruar një rol udhëheqës në botë, me kushtin që t’i përdorë këto asete

në mënyrë inteligjente dhe koherente. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht krijimin e “Shteteve të Bashkuara të Evropës”. Por kjo do të thotë të mbetesh i etur për t’i përqafuar sfidat si një nxitje për forcimin e mbrojtjes sonë, në përputhje me idealin frymëzues të anti-brishtësisë. / “Project Syndicate” – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Ja si Kina po e saboton fazën e dytë të hetimit mbi origjinën e Covid-19

Publikuar

-

Nga

Nga Kevin Carboni “Wired.it”

Qeveria kineze refuzoi që të bashkëpunojë për fazën e dytë të hetimit mbi origjinën e Covid-19, duke hedhur poshtë kërkesën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të dërguar një ekip të ri ekspertësh për të kontrolluar laboratorët në qytetin e Vuhanit, që ishte epiqendra e pandemisë aktuale.

Në fakt, Kina ka refuzuar të marrë në konsideratë hipotezën, sipas së cilës virusi mund të jetë përhapur për shkak të një gabimi në njërin prej këtyre laboratorëve. Pekini e cilëson planin e ri të investigimit të OBSH-së si në kundërshtim me “arsyen e shëndoshë” dhe shkencën.

Origjina e virusit Covid-19 është ende e panjohur, dhe teoritë e ndryshme mbeten shumë të debatuara midis ekspertëve. E vetmja gjë e sigurt, është se rastet e para të njohura me koronavirus u shfaqën në qytetin e Vuhanit, por nuk dihet ende se si virusi arriti tek njerëzit. Sipas disa hipotezave, ai mund të jetë transmetuar përmes mishit të kafshëve të shitura në tregjet e qytetit, por nuk është e qartë se si filloi të infektojë speciet e kafshëve.

Një teori e hershme, e promovuar në fazat e hershme të pandemisë, spekulonte se virusi mund të ketë rrjedhur nga një laborator në Vuhan, për shkak të shkeljes së protokolleve laboratorike të sigurisë.

Por kjo hipotezë u konsiderua e pamundur në përfundim të fazës së parë të hetimeve të kryera nga OBSH në janar të këtij viti, për shkak të mungesës së rezultateve që vërtetojnë krijimin e virusit nga njeriu.

Gjithsesi, misioni i parë u kritikua si i pamjaftueshëm, për shkak të mungesës së transparencës dhe bashkëpunimit nga autoritetet kineze për të garantuar qasjen në të gjitha të dhënat, siç ishte vendimi nga instituti i virologjisë në Vuhan, për të mos ndarë bazat e të dhënave mbi sekuencat gjenetike dhe mostrat e vitit 2019.

LEXO EDHE:  Konfirmohet/ Kadri Veseli infektohet me koronavirus

Në fund të misionit, u botua një raport që nuk dha shpjegime shteruese mbi origjinën e infeksionit, por vetëm renditi disa hipoteza që tregojnë si më të mundshëm skenarin, sipas të cilit cilin virusi kaloi nga lakuriqët e natës tek njerëzit, përmes një kafshe të ndërmjetme, teksa e cilësoi si “jashtëzakonisht të pamundur” por jo të përjashtuar, teorinë e daljes aksidentale të virusit nga një laborator.

Për shkak të këtyre pasigurive, dhe thirrjeve ndërkombëtare për hetime të mëtejshme, kreu i OBSH-së Tedros Adanom Ghebrejesus, tha se vendimi për të hedhur poshtë teorinë e një gabimi në laboratorin e Vuhaniit ishte “i parakohshëm” .

LEXO EDHE:  Konfirmohet me Covid deputeti i opozitës parlamentare

Për këtë arsye, OBSH-ja ka synuar të organizojë kontrolle të reja “në laboratorët dhe institucioneve përkatëse kërkimore. që veprojnë në zonën ku u vërejtën rastet e para njerëzore në dhjetor 2019” , pra në Vuhan.

Autoritetet kineze e kanë kundërshtuar vendosmërisht këtë kërkesë, duke e akuzuar OBSH-në se është viktimë e një “politizimi të hetimeve”, dhe duke kërkuar që ajo t’i kryejë hetimet “në disa vende, globalisht”, duke mbështetur hipotezën se përhapja e virusit mund të ketë filluar në një vend tjetër.

Gjatë një konference shtypi të raportuar gjerësisht nga media kineze, zëvendësministri kinez Shëndetësisë, Zeng Jixin, tha se Kina ka bashkëpunuar gjithmonë me OBSH, dhe se qeveria kineze i “mbështet studime e bazuara në shkencë mbi origjinën e virusit”.

“Por ne kundërshtojnë politizimin e tyre”- theksoi ai. Prandaj, autoritetet kineze nuk e kanë pranuar hetimin e ri “pasi në disa aspekte, atij i mungon respekti për arsyen e shëndoshë dhe është arrogant ndaj shkencës”./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Tërhiqet Xho Bajden, i jep Vladimir Putinit një tjetër gazsjellës në Evropë

Publikuar

-

Nga

Nga David J.Kramer & Benjamin Parker “The Bulkwark”

Administrata Bajden njoftoi të mërkurën se ka hequr dorë nga kundërshtimi i saj ndaj ndërtimit të gazsjellësit ”Nord Stream 2” midis Rusisë dhe Gjermanisë si pjesë e një marrëveshje me Berlinin.

Ky ndryshimi politikash është i pajustikueshëm, për shkak të efekteve negative që do të ketë mbi sigurinë evropiane dhe amerikane. Gazsjellësi “Nord Stream”, që nisi të funksionojë një dekadë më parë, e lidh direkt Rusinë me Gjermaninë përmes Detit Baltik, duke e lejuar kompaninë ruse “Gazprom”, t’i shesë drejtpërdrejt gaz shteteve të BE-së.

“Nord Stream 2” do të kopjojë kanalin ekzistues, duke e dyfishuar shpejtësinë e fluksit të gazit dhe për pasojë edhe sasinë e parave që do të rrjedhin drejt Moskës. Ky i fundit do të shmangë nevojën që gazi rus të kalojë përmes Ukrainës, dhe kjo do t’i kushtojë kësaj të fundit afro 3 miliard dollarë në vit të ardhura nga tarifa e tranzitit.

Po ashtu, ky projekt do t’i rrëmbejë Ukrainës një pjesë të mekanizmave të saj kundër një sulmi të ri rus shumë më thellë në territorin e saj. Sapo tubacionet që kalojnë nëpër Ukrainë të bëhen të tepërta, rusët nuk do të jenë më aq të kujdesshëm sa të mos i dëmtojnë ato.

Shtetet e Bashkuara dhe shumë nga aleatët dhe partnerët e saj evropianë e kanë kundërshtuar prej kohësh ndërtimin e “Nord Stream 2”. Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje gjithë Evropës që të “bashkohet për t’iu kundërvënë këtij kërcënimi energjetik”.

Dhe tetorin e vitit të kaluar, enti rregullator anti-monopol i Polonisë gjobiti me 7.6 miliardë dollarë kompaninë ruse “Gazprom” për “ndërtimin e tubacionit të gazit ‘Nord Stream 2’ pa miratimin e Varshavës”. Sigurisht, Polonia, ashtu si Ukraina, do të humbiste tarifat e saj të tranzitit nëse “Nord Stream 2” zëvendëson linjat ekzistuese.

Por edhe presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri britanik Boris Xhonson e kanë kritikuar projektin e gazsjellësit, dhe ambicien e Gjermanisë për të krijuar një arterie shtesë midis Evropës së sundimit të ligjit dhe Rusisë kleptokratike.

Duke pasur parasysh historikun e Rusisë në përdorimin e eksporteve të saj energjitike si një armë politike, është e vështirë të imagjinohet se përse Gjermania dhe Evropa do të dëshironin të bëheshin më të ndërvarura ndaj gazit rus nga sa janë aktualisht.

Rastet më të njohura janë kur Rusia ndërpreu furnizimet me gaz drejt në Ukrainës në vitet 2005-2006 dhe 2008-2009. Në të dyja këto raste, ai veprim ndikoi edhe në furnizimin me gazin rus të pjesës tjetër të Evropës. Me thirrjet ndërkombëtare në rritje për të shmangur në maksimum karburantet fosile, kërkesa për gazin rus mund të bjerë, duke ngritur pikëpyetje të mëtejshme në lidhje me nevojën e gazsjellësit “Nord Stream 2”.

Për këto dhe arsye të tjera, “Nord Stream 2” është përballur me kundërshtime të ashpra nga Uashingtoni që kur filloi ndërtimi i tij në vitin 2015. Në seancën e tij të konfirmimit në janar 2021, Sekretari i Shtetit Entoni Blinken e bëri të qartë se ai dhe Xho Bajden ishin të vendosur të kundërshtonin ndërtimin e “Nord Stream 2”:”Presidenti i zgjedhur bie plotësisht dakord me qëndrimin se “Nord Stream 2” është një ide e keqe, dhe ai ka qenë shumë i qartë për këtë. . . Unë jam i vendosur të bëj gjithçka që kam në dorë për të parandaluar përfundimin e atij projekti”.

Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se sekretari Blinken po gënjente, dhe çdo arsye për të dyshuar se ai dhe Departamenti i Shtetit, kanë rënë pre e presionit të presidentit Xho Bajden. Dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh. Në maj, administrata hoqi dorë nga sanksionet kundër “Nord Stream 2 AG”, kompanisë që po ndërton gazsjellësin dhe kreut të saj, ish-agjentit të policisë sekrete të Gjermanisë Lindore, STASI, dhe i besuari i Putinit, Matias Varnig.

LEXO EDHE:  “Koronavirusi sëmundje sistemike”/ Pipero: Nuk prek vetëm mushkëritë

Departamenti i Shtetit zbuloi se Varnig dhe kompania e tij ishin të përfshirë në “sjellje të sanksionueshme”, pasi sipas ligjit amerikan ndërtimi i “Nord Stream 2” është i sanksionueshëm. Por Blinken zbuloi se në këtë rast, një përjashtim ishte në “interesin kombëtar të SHBA-së”.

LEXO EDHE:  Konfirmohet me Covid deputeti i opozitës parlamentare

Se si arriti ai në një përfundim të tillë, përveçse me urdhrin e Shtëpisë së Bardhë, kjo mbetet e paqartë. Pasi u urdhërua të mos përdorë sanksionet për të bllokuar “100 metrat e fundit” të gazsjellësit, Blinken deklaroi më 7 qershor se projekti ishte një “fakt i kryer”, deklaratë që u prit me shumë zhgënjim nga Zelenski, Makron, Xhonson, presidenti polak Andrzej Duda dhe udhëheqës të tjerë.

Dilema me të cilën është përballur Shtëpia e Bardhë, është nëse ia vlen të tendoset akoma më shumë marrëdhënia tashmë e tensionuar gjermano-amerikane për të bllokuar gazsjellësin. Por administrata Bajden e ka bërë përgjigjen më të ndërlikuar sesa duhej.

Qëllimet e Merkel nuk duhet të ngatërrohen me nevojat e Gjermanisë. Ajo është në muajt e saj të fundit si kancelare,  ndërsa nuk është e qartë nëse do të ketë të njëjtin qëndrim pasardhësi i saj i pritshëm apo koalicioni i tij qeveritar.

Por edhe duke supozuar se ka pasur faktorë të panjohur, që e bënë urgjent vendimin e administratës Bajden, po lihen haptazi pas dore interesat e aleatëve dhe partnerëve të tjerë. Kushtet që negociuan Shtetet e Bashkuara me Gjermaninë, janë minimumi jo aq mbresëlënëse. Ato thuhet se përfshijnë investimin e përbashkët të Berlinit dhe Uashingtonit në masën 50 milion dollarë në infrastrukturën ukrainase të teknologjisë së gjelbër, përfshirë energjinë e rinovueshme dhe industritë përkatëse.

Po ashtu, Gjermania do të mbështesë bisedimet energjetike në kuadrin e Nismës së Tre Deteve, një forum diplomatik i Evropës Qendrore. SHBA-ja dhe Gjermania do të përpiqen të sigurojnë që Ukraina të vazhdojë të marrë afro 3 miliard dollarë tarifa vjetore tranziti nga Rusia.

Por zyrtarët nuk kanë sqaruar se si do ta të bindin Moskën të vazhdojë të bëjë pagesa të tilla të mëdha. Edhe investimi në Ukrainë është shumë modest. Ndërkohë Nisma e Tre Deteve është një konsorcium i lirshëm shtetesh midis Detit të Zi, Adriatikut dhe Baltikut, që deri tani ka arritur të mbajë vetëm një samit.

Politika e jashtme e Bajden në Evropë dhe Euroazi, synon të forcojë aleatët tradicionalë të Amerikës, të zbusë kërcënimin rus, dhe të përqendrohet në konkurrencën strategjike afatgjatë me Kinën.

Le ta lemë Gjermaninë të marrë gazin e saj rus, dhe ne të merremi me Rusinë sipas nevojës, për sa kohë që të gjithë janë të bashkuar kundër Pekinit. Por ky një është mendim i dëshiruar i Uashingtonit. Synimi kryesor i politikës së jashtme të Putinit, është ta bëjë botën të sigurt për autokracinë.

Prandaj, të paktën për momentin, Kremlini synon të minojë, degradojë dhe prishë rendin botëror liberal të drejtuar nga Amerika kudo dhe sido që të mundet, duke e vendosur udhëheqjen e Rusisë në një hap me Partinë Komuniste Kineze./Përshtatur nga CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Si e ndryshuan paratë historinë e njerëzimit

Publikuar

-

Nga

Nga Jacob Wilkins “History of Yesterday”

Ato janë një forcë e fuqishme lëvizëse, që na motivojnë dhe diktojnë vendimet tona të përditshme. Ato janë një dukuri e qëndrueshme në të gjithë botën. Kudo që të shihni, qytetarët e shekullit XXI janë të fiksuar pas parave.

Edhe pse është e vështirë të imagjinohet, ka pasur një periudhë në historinë tonë, kur paratë as që ekzistonin. Tregtia mbështetej tek shkëmbimet mall me mall, një sistem që ishte larg ideales. Por paraja e revolucionarizoi shoqërinë, duke u bërë shumë shpejt forma më e mirë e besimit të ndërsjellë që kishte parë bota ndonjëherë.

Një sistem me të meta

Para vitit 10.000 Para Erës Sonë, njerëzit nuk kishin para. Familjet mbijetonin duke u marrë me gjueti, peshkim dhe duke prodhuar ato për të cilat kishin nevojë. Mishi, manaferrat, arrat, veshjet, ilaçet, blerja e të gjitha këtyre materialeve u nxit nga nevoja për të mbijetuar.

Situata ndryshoi kur njerëzit nisën që të jetonin në bashkësi më të mëdha. Në zonat e populluara dendur nisën të shfaqen profesionistë të aftë, si këpucarë, mjekë, marangozë dhe peshkatarë.

Teorikisht, çdo objekt mund të tregtohet nëse të dyja palët bien dakord mbi formën e shkëmbimit. Lëkura e kafshëve mund të tregtohet për disa peshq. Shërbimi mjekësor mund të tregtohej për një sasi lënde drusore. Mollët mund të tregtoheshin për një palë këpucë. Ky sistem ishte i njohur si ekonomia e shkëmbimit.

Por kjo lloj ekonomie kishte jo pak të meta. Kjo pasi nuk ekzistonte asnjë njësi matëse universale për përcaktimin e vlerës së një sendi. Gjithçka bazohej në mendimin subjektiv të individëve të përfshirë në një transaksion të caktuar.

Dhe si për t’i përkeqësuar gjërat më tej, ekonomia e shkëmbimit mbështetej tek të dyja palët që dëshironin diçka që e ofronte tjetri. Prandaj, tregtia mund të ishte shumë e ngadaltë dhe zhgënjyese. Qeniet njerëzore kishin nevojë për diçka ndryshe, dhe përgjigjja ishin paratë.

Të besuara më shumë se asgjë tjetër

Paraja është gjithçka që mund të përdoret për të paguar për mallra dhe shërbime të caktuara, dhe ky koncept i thjeshtë e ndryshoi përgjithmonë historinë e njerëzimit. Ajo na dha mundësi të kuptojmë dhe krahasojmë vlerën e mallrave të ndryshëm, duke e bërë më të thjeshtë dhe më efikase tregtinë.

Shumë kohë para shpikjes së monedhave dhe kartëmonedhave,në vende të ndryshme kanë ekzistuar forma të tjera parash. Kështu, elbi u përdor nga sumerët në Lindjen e Mesme, bajamet u përdorën në Indi, ndërsa guaskat e detit u përdorën në Afrikë, Azinë e Jugut dhe Oqeani. Pavarësisht nga forma që marrin, paratë funksionojnë pasi të gjithë besojnë tek vlera e tyre.

LEXO EDHE:  OBSH: Ekipi hetimor përgatitet të nxjerrë raportin për origjinën e COVID-it

LEXO EDHE:  Konfirmohet/ Kadri Veseli infektohet me koronavirus

“Paraja është një sistem i besimit të ndërsjellë, dhe jo vetëm një sistem i çfarëdollojshëm i besimit të ndërsjellë:paratë janë sistemi më universal dhe më efikas i besimit reciprok i ideuar ndonjëherë”- shkruan historiani izraelit Juval Noah Harari në librin“Sapiens:Një histori e shkurtër e njerëzimit”.

Me kalimin e kohës, qytetërimet antike nisën që ta përdorin metalin si një formë parash. Pesha e arit, argjendit dhe bronzit u përdor për të blerë mallra. Sidoqoftë, tregtarët e pandershëm mund t’i mashtronin të tjerët duke përzierë në to metale më pak të vlefshme për të rritur peshën. Fatmirësisht, njerëzimi e rregulloi këtë problem duke shpikur diçka që përdorim edhe sot.

Rëndësia e monedhave

Monedhat u prodhuan për herë të parë në 640 Para Erës Sonë gjatë sundimit të mbretit Aliates të Lidisë në Azinë Perëndimore. Monedhat kishin një peshë të standardizuar. Ato ishin prej ari ose argjendi, dhe kishin të shtypur vlerën e tyre.

Edhe qytetërime të tjera, si Perandoria Romake, filluan që të prodhonin  monedha e tyre. Ndërsa bota po vazhdonte që të ndahej nga kultura, gjuha dhe feja, monedhat prej ari dhe argjendi ishin universale. Ata ishin të lehta për t’u ruajtur, transportuar dhe numëruar.

Paratë prej letre u shfaqën për herë të parë në Kinën e shekullit XI, dhe me kalimin e kohës tregtarët në të gjithë globin filluan që ta përdorin këtë metodë, sidomos kur tregtonin jashtë vendit. Monedhat dhe kartëmonedhat, kanë mbetur një pjesë dominuese e civilizimit njerëzor që nga ajo kohë. Por në vitin 1983, një shpikje ndryshoi gjithçka.

E ardhmja

Interneti e ka revolucionarizuar mënyrën e përdorimit të parave. Në fillim, ishin kryesisht pronarët e bizneseve që e përdorën botën dixhitale për të kontrolluar financat e tyre. Sot ne mund të blejmë dhe shesim artikuj vetëm përmes klikimit të një butoni, dhe të gjithë po i menaxhojnë paratë e tyre përmes internetit.

Sado e habitshme që mund të duket, sot mbi 90 për qind e të gjitha parave në botë ekzistojnë aktualisht në internet. Dhe kjo tendencën po thellohet. Shumë shpejt, monedhat dhe kartëmonedhat do të jenë pjesë e së kaluarës, dhe paratë do të ekzistojnë vetëm brenda një realiteti dixhital./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE