LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Për herë të parë pas zgjedhjes si President/ Biden mban sot konferencën e parë për shtyp

25 Mars 2021, 16:12, Kosova & Bota CNA
Për herë të parë pas zgjedhjes si President/ Biden mban sot

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden do të mbajë sot konferencën e parë për shtyp, që kur mori detyrën në janar.

Megjithëse zoti Biden riktheu konferencat e përditshme të shtypit në Shtëpinë e Bardhë, që mbahen nga sekretarja e shtypit, ai është presidenti i parë në katër dekada, që nuk ka mbajtur një seancë zyrtare me pyetje-përgjigje deri në këtë pikë të mandatit.

“Është një mundësi që ai të flasë me popullin amerikan, drejtpërdrejt përmes jush,” u tha sekretarja e shtypit Jen Psaki të martën gazetarëve.

Zoti Biden ka të ngjarë të përballet me pyetje mbi një numër temash të ngutshme të politikës së brendshme, përfshirë vrasjet masive të kohëve të fundit në Xhorxhia dhe Kolorado, gjendjen në kufirin SHBA-Meksikë dhe reagimin e qeverisë ndaj pandemisë së koronavirusit.

Përsa i takon politikës së jashtme, Presidenti Biden mund të përballet me pyetje në lidhje me perspektivat e rikthimit në marrëveshjen bërthamore të Iranit, provat e fundit me raketa të Koresë së Veriut, gjendjen në Mianmar dhe marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kinën dhe Rusinë./voa

Lajmet e fundit nga