LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis fushata Zgjedhore/ PS dhe PD publikojnë spotet

25 Mars 2021, 09:07, Politikë CNA
Nis fushata Zgjedhore/ PS dhe PD publikojnë spotet

Ditën e sotme pritet që të nisë zyrtarisht fushata zgjedhore.

Kryeministri Edi Rama do çelë fushatën duke organizuar një takim në sheshin “Skëndërbej”, në orën 18.00 me masa anti-COVID, ku do të jenë të pranishëm të 153 kandidatët për deputetë në të gjitha qarqet.

Ndërsa PD do të çelë fushatën nga sheshi ?Nënë Tereza? në orën 17:30. Për shkak të masave anti Covid, kjo fushatë nuk do të ketë grumbullim të simpatizantëve të asnjë prej forcave politike.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë publikuar spotin e parë në nisje të betejës së 25 prillit.

“Mirëmëngjes dhe për hajër të gjithëve bashkë, për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë, të ardhmen tonë. Dita e Parë e ndeshjes zgjedhore”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër, Basha shkruan i bindur se do të fitojnë.
“Së bashku do të fitojmë”, shkruan Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga