Connect with Us

Nga mitingjet e Berishës, tek autosallonet e Lulzim Bashës

Politikë

Nga mitingjet e Berishës, tek autosallonet e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga mitingjet e Berishës, tek autosallonet e Lulzim Bashës

Pasditen e sotme, Partia Demokratike do të çelë fushatën zgjedhore.

Për shkak të situatës nga Covid, PD ka vendosur të bëjë një show me autosallon. Pra makina të ndryshme që do të mblidhen në sheshin  “Nënë Tereza” për të treguar që kishte njerëz, ishin kaq mjete me kaq njerëz brenda makinave, e të tjera si këto.

Kjo në fakt duket një autosallon ku kuanti i Lulit kërkon të shesë makina, përveç milionave e milionave të fituara gjatë qeverisë së Edi Ramës, pasi në rast se do të shikonim bizneset e tij, të ardhurat që ka Lulzim Basha, fitimet e tyre janë shtuar në mënyrë t pandalshme më shumë se kurrë gjatë pushtetit të Edi Ramës. Ndoshta mund të jetë një nga kompanitë numër një për fitimet e rezlizuara.

Nga ana tjetër autosalloni duket një zgjidhje mashtruese për të treguar se gjoja në shesh ka njerëz dhe Luli ka mbështetje popullore si kandidat për kryeministër dhe kjo vjen në një moment kur të gjitha sondazhet, edhe ato që realizon natën, Çim Peka dhe manipulon eskorta e Lulit, ky i fundit nuk del fitues.

Më shumë sesa një çelje fushate, si një autosallon ku shiten makina luksoze të “bosave” që vijnë vërdallë Lulit me shpresën se do të kapin diçka nesër në pushtet së bashku me bandën e LSI, duket se do të kemi një tentativë të Lulzim Bashës për të treguar se sa shumë e duan qytetarët.

Në fakt e vërteta është krejt ndryshe, Lulzim Basha është njeriu që përçau opozitën. Kandidon pas tetë vitesh opozitë me të paktën pesë subjekte opozitare të tjera siç është Nisma Thurrje, Lëvizja për Ndryshim e Topallit, Bindja Demokratike e Patozit, apo partia e Myslim Murrizit.

Është i vetmi njeri që në 30 vite nuk mundi të bashkojë opozitën pas tetë vitesh. Berisha në vitin 2008 mblodhi pas vetes edhe ata që e quajtën armik në vitin 1997.

LEXO EDHE:  U la nga Basha jashtë listës/ Gert Bogdani tregon sfidat e tij

Edi Rama në 2013 mori edhe koston e bllokut të Ilir Metës, ndërsa Lulzim Basha me një opozitë të përçarë kërkon që nëpërmjet një autosalloni të justifikojë pazaret e tij të fëlliqura të tetë viteve dhe të tregojë se tani ka ardhur koha që tani të vijë në pushtet.

Ai në fakt nuk ka bërë opozitë, por gjithmonë ka qenë bashkëpunëtori dhe ortaku më i ngushtë i qeverisë. Kujtojmë këtu aleancën me Edi Ramën në vitin 2017 dhe marrëveshjet me Ilir Metën, president sot dhe dje personi që solli Ramën në pushtet.

Prandaj autosalloni i sotëm, një kopje e shëmtuar e fushatave të presidentit Biden në SHBA, nuk është gjë tjetër thjesht dhe vetëm dështimi i pritshëm i Lulzim Bashës që me makina të mbledhura në një shesh që dje Berisha e mbushte me njerëz, Lulzim Basha do të tregojë se është gati për të ardhur në pushtet si kryeministër.

Megjithëse që të fitojë duhet të mbledhë votat e shqiptarëve, të cilat pritet që të jenë më të pakta se kurrë për shkak të pazareve dhe tradhtive që Lulzim Basha i ka bërë PD dhe demokratëve duke përdorur siglën dhe logon e saj për pasurimin e tij dhe familjarëve të tij./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shkarkimi i Metës/ Rama: Do të konsultohemi me PD për presidentin e ri

Publikuar

-

Nga

Shkarkimi i Metës/ Rama: Do të konsultohemi me PD për presidentin e ri

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me mediat ka folur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Rama është shprehur i sigurt për shkarkimin e Metës duke thënë se PS do të bëjë çdo gjë që ka në dorë për ta hequr nga detyra. Gjithashtu në rast se do të ketë një zëvendësim të parakohshëm, do të konsultohet me PD për emrin e presidentit të ri.

Mesazhi i tretë është për opinionin publik. Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk mund të ketë bashkëpunim.

Meta do të shkarkohet nga detyra. Një personazh që e turpëron Shqiëprinë, qytetarët shqiptarë. Shkarkimi i Metës nuk është në dorë por do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ta shkarkuar.

Është shumë herët për të folur për zëvendësuesin e tij, por në çdo rast në do të konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri“, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fushatë hapje në PS/ Rama: Kush nuk ka arritur objektivin t’i lërë vendin dikujt tjetër!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste do të fillojë një fushatë hapje në PS.

Gjatë fjalës së tij aitheksoi se kush nuk ka arritur objektivat në terren duhet t’i lërë vendin dikujt tjetër.

Mes të tjerash Rama tha se do të ngrihet një komision i Posaçëm riorganizimi dhe se me 12 qershor do të thirret një kongres i jashtëzakonshëm dhe të paraqesë vizionin Shqipëria 2030.

‘Kjo është një 74 shumë domethënëse, për shkak të tërmetit dhe pandemisë. Gati për të mbajtur me dinjitet të lartë përgjegjësinë e shumicës së re qeverisëse, gati për të analizuar në çdo aspekt mandatin e dytë dhe të kuptojmë sa më qartë se ku duhet të ndërhyjmë për të përmirësuar më tej. Do të nisim një fushatë hapje të PS ku nga njëra anë do të krijojmë një mundësi përfshirëse për të gjithë atao që duna të bëhen pjesë e PS. Kush nuk e ka arirtur objektivin duhet që ti lërë vendin dikujt tjetër. Një komision i posaçëm riorganizimi do të ngrihet me shpejtësi në çdo qark do të ngrihen nën drejtimin e të deleguarve që të organizojnë këtë aksion përtëritës, në 12 qershor është dita e duhur për të thirrur kongresin e jashtëzakonshëm dhe të përqasim vizionin Shqipëri a2030 dhe angazhimin e ri të kalenadarit qeverisës.’- tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas fitores/ Rama prezanton objektivat, kur do formohet Qeveria e re

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme në një dalje për mediat Kryeministri Edi Rama prezantoi objektivat e Partisë Socialiste ku u shpreh se pas sezonit të verës do të formohet qeveria e re.

Sipas tij, kush nuk e ka arritur objektivin dhe kush nuk ja ka zbardhur faqen partisë duhet t’ja lerë vendin dikujt tjetër. Gjithashtu Rama u shpreh se 12 Qershori është 30 vjetori i Partisë Socialiste dhe kjo është dita e duhur për të thirrur komisionin dhe për të paraqitur vizionet.

Mesazhi i parë për gjithë familjen është gati për të nisur që tani përgatitjen e fitores tjetër për vitin e ardhëm dhe zgjedhjet e 2025. Gati për të analizuar në çdo aspekt mandatin e dytë që të kuptojmë se ku dhe si duhet të ndërhyjmë në makinen elektorale dhe në Partinë Socilaiste. Me gadishmerinë do nisim fushatë hapje të partië socialiste. Kush nuk e ka arritur objektivin, kush nuk ja ka zbardhur faqen duhet gjithashtu t’ja lerë vendin dikujt tjetër.

Duhet të ngrihet një komision i posaçëm riorganizimi për anëtarësime të reja. Me 12 qershor PS mbush 30 vjeç. Duhet të paraqesim vizionin Shqipëria 2030. Qeveria e re duhet të formohet fill pas verës”, u shpreh Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE