Connect with Us

Neritan Liçaj nuk përmbahet/ S’ka lindur ai bir nëne që të mposhtë shqiptarin

Politikë

Neritan Liçaj nuk përmbahet/ S’ka lindur ai bir nëne që të mposhtë shqiptarin

Publikuar

-

Neritan Liçaj nuk përmbahet/ S’ka lindur ai bir nëne që të mposhtë shqiptarin

Aktori Neritan Liçaj ka folur me tone të ashpra në hapjen e fushtës elektorale të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Liçaj tha se nuk ka lindur akoma ai njeri që të mposhtë shqiptarin dhe ta ulë atë përtokë, ndërsa ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Këtu pulson zemra e vërtetë e shqiptarit që ne nuk jemi dembelë, ne nuk jemi zdromsa, ne jemi bijtë e shqipes që këtë pranverë do të shtrijmë krahët për të fluturuar lart e për të përplasur votën si shkelm fytyrës çitjanes me çizmet e arnuara fushate tredimensionale edhe lalit me gjuhë nepërke që nuk na mposhtin dot, nuk na gjunjëzojnë dot sepse nuk ka lindur ai bir nëne që të mposhtë shqiptarin dhe ta ulë atë përtokë, përkundrazi ne sot festojmë, festojmë ringjalljen e shqiprtit të shqiptarit, festojmë atë flamur kuq e  zi që na ri në zemër kundër të gjithë atyre që përpiqen që ta kthejnë këtë vend në një paçavurllëk, që të pastrojnë lëndë helmuese luftarake, plehra, para droge dhe krimi”, u shpreh ai.

Aktori paralajmëroi Ramën se pas një muaji do ta shohë se sa i vlen lëkura, ndërkohë që dha edhe disa këshilla për qytetarët.

Edhe një muaj dhe ke për ta parë sa të vlen lëkura. Shikoni këtej nga ky shesh se këtu pulson shqiptari, e jo krimi e droga. U them të gjithë atyre njerëzve që sot kanë pikëpyetje dhe kanë pyetje për ti bërë vetes, të gjithë secili nga ne ka pasur pikëpyetje në jetën e vet, ka pasur pyetje për ti dhënë përgjigje. Unë si qytetarë si njëri prej jush ju jap një këshillë shumë dashamirëse, shkoni në paqe sot në shtëpi shikoni thellë në sytë e prindërve tuaj, të motrave, të vëllezërve, të bashkëshortëve dhe bashkëshorteve, shikoni thellë në sytë e fëmijëve tuaj dhe keni për t’i gjetur të gjitha përgjigjet, që fëmijët tanë të mos bredhin rrugëve të botës sepse atdheu i tyre gjuajti me shkelm! Jo!

Që fëmijët tanë të rrinë aty ku kanë varret e paraardhësve, që fëmijët të mësohen ta duan atdheun dhe të luftojnë për të, që të mendojnë se ç’do bëjnë ata për atdheun e tyre dhe jo çfarë do bëjë atdheu për ta! Shikoni thellë! Shikoni me mendje të pastër dhe me zemër të fortë! Të gjithë atyre njerëzve të administratës që janë shqiptarë si ne, u them mos kërrusni shpinën e mos ulni sytë kur hani kërcënimin “do t’ju heq nga puna”, por rrini përballë edhe keni për ta parë si flokxhilsat e rilindjes do ikin nga frika edhe do thonë “jo, unë nuk mund të rezistoj kundër popullit tim”!

Të gjithë atyre efektivëve të policisë, atyre bij dhe bija shqiptarësh, u kujtoj betimin që kanë bërë kur kanë veshur atë uniformë! Me atë flamur këtu në krah që i janë betuar kombit, i janë betuar Shqipërisë dhe jo pushtetit kalbur. Të gjithë atyre njerëzve që iu ofrohet thesi i miellit, të mos e pranojnë atë thes miell edhe të futen në vaskë si dele të qëlluara me shpullë që të kthehen në numra dhe nesër të shikojnë gazin, shkopin e gomës dhe tytën e automatikut të policisë në fytyrë, siç na ndodhi neve në këto katër vite sikur ne të jemi armiqtë e këtij kombi”, theksoi Liçaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Publikuar

-

Nga

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është mosbesues ndaj institucioneve që do të shqyrtojnë dosjet e ankimimit që demokratët bënë për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Paloka tha: “Unë nuk kam asnjë besim të jem i sinqertë. U vunë në provë, pati disa procese edhe gjatë fushatës, edhe gjate zgjedhjeve u vu në provë edhe Kas-i edhe Kolegji Zgjedhor. Edhe pse ne kemi vendosur ti shkojmë deri ne fund këtij procesi, unë personalisht nuk kam asnjë besim që këta do të marrin vendime kundër Edi Ramës. Në PD, pavarësisht kanë apo nuk kanë besim, ne kemi vendosur ti shkojmë deri në fund të gjitha hapave“.

Numri dy i Partisë Demokratike ndau mungesë besimi edhe ndaj institucioneve të drejtësisë, përfshirë dhe SPAK.

“Ne paditë tona i kemi bërë që gati një muaj para zgjedhjeve. Të paktën disa prej padive dhe nuk kemi dijeni dhe jam i bindur që s’ ka pasur asnjë reagim qoftë nga SPAK, qoftë nga Prokuroria. Dosjet e famshme 339 dhe 184, në atë kohë ne bëmë të njëjtat denoncime. Prokuroria u fut në veprim. Këtë herë as SPAK dhe as Prokuroria nuk kanë vepruar, pra u bënë në një farë mënyre pjesë e këtij manipulimi gjigand“, u shpreh ai.

Për nënkryetarin e PD-së, ftesa e kryeministrit Rama për bashkëpunim me PD, i faturohet frikës që ky i fundit ka nga manipulimi i zgjedhjeve të 25 prillit.

LEXO EDHE:  Rama i vë ultimatum Bashës/Ke kohë deri në mesnatë, është momenti për të thënë STOP

LEXO EDHE:  Habit Rama/As në Greqi nuk ndodh kjo që po bëjmë ne!

“Vetëm në këto momente ai po rri urtë, po rri i qetë, sepse e di që ka vjedhur dhe ka manipuluar më shumë se sa duhet. Vetëm një gjë e mban Ramën, frika. Harroja ndershmërinë, këto deklaratat që bën tani vetëm frika mund ta mbajë atë njeri urtë. Ai në këto momente ka frikë mos gjithë ky manipulim që ka bërë…kur e di që shumica e njerëzve të urrejnë nuk mund të reagosh njësoj. Por të jeni të bindur që arroganca vetëm do të rritet”, deklaroi ai.

Sipas Palokës, edhe nisma për shkarkimin e Presidentit Meta është pjesë e lojës për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve.

“E gjithë kjo është një lojë që bëhët pjesë e gjithë kësaj loje për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve dhe sigurisht tentativë e Ramës për të marrë dhe institucionin e fundit që ka mbetur pa marrë në dorë. Është akt antikushtetues dhe tipik për Ramën. Kur thashë arroganca e Ramës do rritet kjo është një nga provat“, tha Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizja kundër Bashës/ Edith Harxhi: Do të ketë surpriza

Publikuar

-

Nga

“Shqiptarët të pakënaqur nga PD”/ Harxhi: Basha s’e përcolli dot frymën e ndryshimit

Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka folur mbi situatën postzgjedhore në vend. Ajo shprehet se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk arriti që të bëjë qytetarët  ti besojnë dhe ta votojnë.

Harxhi në një intervistë për Vizion Plus duke komentuar mbi dorëheqjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të PD u shpreh se kjo ka ardhur si rezultat i pakënaqësive të tyre ndaj kryetarit të PD.

 “Kemi eksperiencën e vitit 2017 dhe për këtë arsye nuk kishte asnjë surprizë nga ana jonë. Shpresonim shumë që PD të fitonte këto zgjedhje, pavarësisht faktit që shihnim në terren që nuk ishte ngritur fryma që duhej për të rrëzuar qeverinë e Ramës. Fryma që i mungonte PD, por që ishte në 2005, kur u bë ndryshimi i madh. Kjo është humbja e katërt radhazi e PD. Basha në Durrës flet për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor. Është e vërtetë që ka një manipulim të qytetarëve, por nga ana tjetër, duhet parë rezultati. Basha nuk ka arritur të frymëzojë, nuk arriti të ngrejë edhe elektoratin gri, që është i fjetur. Zoti Basha duhet të mbajë përgjegjësi, sikurse elita drejtuese e PD. Në vetëm tri ditët e fundit janë tre anëtarë të Këshillit Drejtues të PD që kanë dhënë dorëheqjen ose kanë shpallur pakënaqësitë e tyre në mënyrë të drejtpërdrejt me kryetarin. Debati është i munguar në PD, prej disa kohësh, nuk lejohet as të protestohet lirshëm”, u shpreh Harxhi.

Për të gjithë ata zëra që shprehen se me lëvizjen kundër Bashës po i shërben Ramës, Harxhi ka një përgjigjje dhe theksoi se nuk ka asnjë lidhje me të. Ajo shprehu mbështetjen e saj për kandidaturën e Fatbardh Kadillit për kreun e PD dhe paralajmëroi se deri në fund kur të zhvillohet gara, do të ketë surpriza përsa u takon kandidaturave.

LEXO EDHE:  Kush është ministri nga Maqedonia që do jetë pjesë e qeverisë së Edi Ramës?

LEXO EDHE:  Mosdhënia e autorizimit nga Meta/ Rama: Deri tani ka bërë gjënë e duhur...

“Më vjen keq për të gjithë ata që më vendosin në tepsinë e zotit Rama sepse nuk kam dhe nuk do të kem kurrë asnjë lidhje me të. Qëndrimi ynë është qëndrimi i Bardhit, e mbështes plotësisht në kandidaturën e tij, i uroj shumë suksese. Jam e sigurt se do të ketë kandidatura të shumta, nëse Basha do të pranojë të shkohet në një proces elektoral ashtu siç duhet. Unë vetë nuk kam pritshmëri për të kandiduar, por nuk i dihet, mund të ketë surpriza pafund deri ditën e zgjedhjeve”, përfundoi ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rivizatimi i hartave në rajon/ Pahor: Këto ide paraqiten se është ndërprerë procesi i integrimit

Publikuar

-

Nga

Rivizatimi i hartave në rajon/ Pahor: Këto ide paraqiten se është ndërprerë procesi i integrimit

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se kufijtë në ballkan nuk mund të ndryshohen por idetë e rivizatimit të hartave në rajon paraqiten se është ndërprerë procesi i integrimit.

Pahor ka paralajmëruar Brukselin se nga vonesat në procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE, mund të ndodhin ngjarje të pakëndshme dhe njerëzit të humbasin durimin.

“Nëse njerëzit në rajon, pas një kohe, përjetojë një zhgënjim nga reformat e integruese dhe  Bashkimi Europian, atëherë këtu mund të vij një ideologji tjetër, që mund të ketë pasoja të tilla, që askush prej nesh nuk dëshiron as t’i mendoj. Nuk do të ishte e çuditshme, që nesër, pasnesër apo pas 50 vjetësh edhe udhëheqësve të këtyre shteteve t’ju duket se nuk ka më kuptim të kryejnë reforma. Për këtë arsye e shoh samitin e Brdo Brijunit si një mundësie shumë të madhe të paraqitjes së një ideje të re të angazhimit”, tha Pahor në Përballë me gazetarin Lutfi Dervishi.

Pahor mendon se BE ka aftësinë për të absorbuar shtetet e Ballkanit Perëndimor.

LEXO EDHE:  Habit Rama/As në Greqi nuk ndodh kjo që po bëjmë ne!

LEXO EDHE:  Mosdhënia e autorizimit nga Meta/ Rama: Deri tani ka bërë gjënë e duhur...

“Dua të jem i sinqertë, popullata e vendeve të BE-së nuk e shohin me simpati integrimin e Ballkanit. Prandaj unë dëshiroj t’I bind kolegët e mi se integrimi duhet të ndodh, në mënyrë që në shtetet e rajonit të mos ë ngjarje të papritura. Unë mendoj se BE ka aftësinë për të absorbuar shtetet e Ballkanit Perëndimor” , u shpreh ai.

Sllovenia merr më 1 korrik Presidencën e Bashkimit Europian dhe javën tjetër në Ljubjanë mbahet samiti i Brdo-Brijunit me kryetarët e shteteve të rajonit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE