LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kush ishte socialist, mori paret e tërmetit nga Ylli Shehu”/ Banorët në Bathore denoncojnë skandalin

25 Mars 2021, 11:13, Politikë CNA
“Kush ishte socialist, mori paret e tërmetit nga Ylli Shehu”/

Në Bathore, në Bashkinë Kamëz, banorët denoncuan qeverinë qendrire dhe lokale se po përdor paratë e tërmetit për fushatë elektorale.

Një kryefamiljar tregoi diskriminim politik që PS po bën mes njerëzve që u është dëmtuar shtëpia.

?Ylli Shehu erdhi vetë, i mori me numër karte 96 familje. Kush ishte në sistem socialist, mori paret e tërmetit. Kush ishte në sistem demokrat, iu hoq vizë e kuqe. Po a është drejtësi kjo?? – tha i revoltuar banori.

?Do ta ndjek unë këtë. Që nga administratori Ylli Shehu këtu dhe deri tek kryetari i Bashkisë që i bën këto dallavere, do të përgjigjen nesër para ligjit. Nuk je i vetmi rast. Janë me dhjetëra e qindra raste që bëjnë diskriminime të tilla. Ata do ta paguajnë shtrenjtë këtë gjë. Pas 25 Prillit do të japë llogari Rakip Suli, Ylli Shehu dhe të gjithë me radhë?, – siguroi Flamur Noka banorët e Bathores./CNA.al

Lajmet e fundit nga