LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grumbullimi i PD për çeljen e fushatës/ Rama: Shfaqje e rrezikshme për shëndetin

25 Mars 2021, 20:19, Politikë CNA
Grumbullimi i PD për çeljen e fushatës/ Rama: Shfaqje e

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për grumbullimin në sheshin ?Nënë Tereza?, në sajë të çeljes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama e cilësoi papërgjegjshmëri grumbullimin e PD-së për fushatë pa respektuar masat e marra kundër përhapjes së Covid-19.

Kreu i qeverisë kujtoi se masat janë ende në fuqi, ndërsa deklaroi në emisionin ?Opinion? se shfaqja e Bashës ishte e rrezikshme për shëndetin.

?Jemi në kushte pandemie dhe jemi në një kohë shumë të rrezikshme për shkak të mundësisë reale që numrat, dhe si pasojë e versionit britanik që ka hyrë në Shqipëri, të rriten në mënyrë të ndjeshme. Dhe jemi në një kohë kur vendet e tjera janë në lockdown total dhe këtu në këtë vend ju kujtoj që ka një rregull në fuqi, një rregull që duhet ta zbatojnë të gjithë.

Dhe unë besoj se më shumë sesa gjithë të tjerët, më të vëmendshëm duhet të jemi ne që nuk lejojmë të tilla shfaqje të rrezikshme për shëndetin. Ajo që u shfaq sot në ?Nënë Tereza?, ishte një shfaqje e papërgjegjshme, një shfaqje e rrezikshme për shëndetin. Unë nuk kam ndërmend të bie pre e emiocioneve. Për mua gjëja më e rëndësishme sot është shëndeti, lufta me virusin, domosdoshmëria për ta fituar këtë luftë dhe pastaj vijnë të tjerat. Unë njerëzit i dua të shëndetshëm edhe pas 25 prillit, dhe nuk i kam mish për top?, theksoi Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga