Connect with Us

Evropianët nuk kanë ku t’i shpenzojnë paratë e kursyera në pandemi

Bota

Evropianët nuk kanë ku t’i shpenzojnë paratë e kursyera në pandemi

Publikuar

-

Disa javë më parë, shumë vende evropiane shpresonin që qytetarët e tyre më të pasur do të fillonin të shpenzonin paratë që i kishin kursyer gjatë pandemisë dhe në këtë mënyrë do të nxitej një rimëkëmbje ekonomike e rajonit për shkak të rritjes së konsumit.

Por, rritja e rasteve me COVID-19 dhe zvarritjet në furnizimin me vaksina e kanë bërë të paqartë nëse, apo kur, mund të ndodhë një valë shumë e nevojshme e shpenzimeve nga kursimet private.

Një shembull i tillë është: Daniel Krupka. Ai është drejtor menaxhues i një institucioni studimor teknologjik me qendër në Berlin. Pasi, Gjermania të hënën zgjati masat e izolimit, ai anuloi një pushim familjar një javor në një ishull në Detit Baltik, të rezervuar për në muajin prill.

“Mbase do të kishim shpenzuar deri në 2,000 euro, por kjo nuk do të ndodhë tani”, tha Krupka për agjencinë Reuters.

“Ndoshta më vonë gjatë këtij viti ne mund të shkojmë atje. Por, unë gjithashtu jam duke menduar që t’i përdorë paratë për të ulur nivelin e kredisë në bankë”, tha ai.

Pandemia ka kërcënuar ose shkatërruar jetesën e miliona njerëzve. Ata që kanë qenë më me fat dhe kanë punuar, në shumë raste kanë shtuar vlerën e kursimeve të tyre, pasi masat e kufizimeve të vendosura nga shtetet u kanë pamundësuar që t’i shpenzojnë paratë.

Në Gjermani, kursimet u rritën në një rekord 16.2% vitin e kaluar krahasuar me 10.9% në vitin 2019. Në Francë, kjo normë ishte 22.2% në tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Edhe në Itali dhe Spanjë niveli i kursimeve është rritur dukshëm.

Kostoja e pandemisë COVID-19

Ekspertët dhe politikëbërësit kishin shpresuar që kjo rezervë e kursimeve të imponuara do të fillojë të qarkullojë në ekonominë e euro zonës, për të mundësuar një rimëkëmbje lokale ekonomike, e cila me gjasë pritet të mbetet shumë prapa asaj të Shteteve të Bashkuara.

Konsumi i humbur

Këto shpresa janë zbehur pasi dy ekonomitë më të mëdha të euro zonës, Franca dhe Gjermania, vendosën sërish kufizime kundër përhapjes së koronavirusit.

Ministria e Financave e Francës, beson se masat e reja njëmujore të kufizimit që prekin dyqanet jo-thelbësore me pakicë në Paris dhe pjesë të veriut do të kenë ndikim minimal në ekonomi.

Por, ekonomistët e sektorit privat janë më pak optimistë.

“Kjo do të varet nga kthimi i besimit të familjeve franceze, suksesi i fushatës së vaksinimit dhe zgjerimi i mbështetjes shtetërore (ekonomike)”, tha Selin Ozyurt nga Euler Hermes, një kompani për sigurimin e kredive.

 

Kjo kompani ka thënë se rritja ekonomike në Francë për vitin 2021 të jetë 5.4%, një shifër prej 0.5% më e ulët se parashikimet.

LEXO EDHE:  Si do jetë Gjermania post-Merkel?

Si na e ndryshoi jetën koronavirusi?

Në Gjermani, Bundesbanka në dhjetor parashikoi që ekonomia do të rritet 3% këtë vit bazuar në supozimin se masat e kontrollit do të liroheshin në pranverë.

“Pandemia dhe masat e izolimit do të rëndojnë më shumë në ekonominë gjermane ndoshta edhe pak më gjatë sesa prisnim”, i tha Reuters, ekonomisti kryesor në Bundesbanka, Jens Ulbrich.

Ulbrich thotë se konsumi përsëri do të kthehet në ekonomi sapo të liroheshin masat e kufizimit. Por, ekspertë tjerë thonë se ekzistojnë arsye që shpenzimet e njerëzve nuk do të fillojnë aq shpejt sa pritet.

“Disa blerje të produkteve të caktuara nuk mund të ndodhin përsëri. Kushdo që gjatë izolimit të parë ka blerë një televizion të ri të madh për një kinema në shtëpi, ose një kuzhinë të teknologjisë së lartë për të gatuar ushqime të këndshme në shtëpi, nuk do ta bëjë këtë përsëri vetëm pas gjashtë muajsh”, tha Rolf Buerkl nga Institutit GfK, një organizatë që merret me hulumtime mujore të konsumatorëve.

Sipas tij e njëjta vlen edhe për shërbime të caktuara.

“Ju sigurisht se nuk do të shkoni në floktar më shpesh në mënyrë që të kompensoni të gjitha prerjet që nuk i keni bërë gjatë izolimit. Kështu që disa shpenzime të konsumatorëve thjesht humbin në planin afatgjatë”, tha ai.

Banka e investimeve “Barclays Economics Research” ka qenë gjithashtu e rezervuar në parashikime.

Ajo tha se kursimet e tepërta mbahen nga personat me të ardhura të larta dhe është ende një pikëpyetje se si pandemia do të transformojë sjelljen e konsumatorëve në planin afatgjatë.

“Ne nuk mendojmë se deri në fund të vitit 2022 konsumi privat do të kthehet në nivelet e para krizës së pandemisë”, tha Barclays Economics Research.

Pyetja kryesore tani është se sa do të zgjasin kufizimet e vendosura nga shtetet. Koha e këtyre kufizimeve varet nga mundësia e autoriteteve të Evropës për të vënë nën kontroll përhapjen e virusit me anë të vaksinimit dhe masave tjera.

Kreu i ekonomistëve në Bankën Qendrore Evropiane, Philip Lane, ka thënë se parashikimi për një zgjatje të masave të izolimit edhe në tremujorin e dytë të vitit 2021 është marrë parasysh në vlerësimet për rritje ekonomike prej 4% në zonën e euros këtë vit.

Ai i tha mediumit CNBC se Bashkimi Evropian synon që përmes vaksinimit të fillojë të vendos nën kontroll virusin dhe kështu të mundësohet një hapje progresive e ekonomisë së euro zonës.

“Tani po kalojmë në tremujorin e dytë. Do të jetë një tremujor i gjatë”-  tha ai. REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Sulmi me bomba në një shkollë në Kabul/ Arrin në 50 numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Ka arritur në 50 numri i viktimave nga sulmi me bombë në një shkollë të vajzave në Kabul të Afganistanit, tha Ministria e Brendshme. Ndërkaq, nga shpërthimi janë plagosur edhe 100 persona të tjerë.

Shumica e viktimave nga sulmi që ndodhi më 8 maj ishin vajzta që studionin në këtë shkollë që gjendet në lagjen Dasht-e-Barchi, që banohet me shiitë hazara.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian tha se një makinë me bombë shpërtheu në hyrje të shkollës Sayed Al-Shuhada, ndërkaq edhe dy bomba të tjera shpërthyen në momentin kur studentët po tentonin që të iknin pas shpërthimit të parë.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Talibanët kanë mohuar se qëndrojnë prapa këtij sulmi dhe e kanë dënuar atë.

LEXO EDHE:  Pirja e rregullt e kafeinës ndikon në strukturën e trurit

LEXO EDHE:  Video-Rudina Hajdari sfidon shiun/ Vijon misionin ndaj familjeve në nevojë

Por, presidenti afgan, Ashtraf Ghani ka fajësuar talibanët për sulmin edhe pse nuk ka dhënë dëshmi për të mbështetur këto akuza.

Zyrtarët afganë për një kohë të gjatë akuzojnë talibanët se po mundohen që të mos marrin përgjegjësinë për sulme, duke lënë grupe të tjera, siç është grupi militant, Shteti Islamik që të marrë përgjegjësinë për sulme militante.

Militantët e IS-it dhe talibanët janë fajësuar për sulme që kanë lënë të vrarë qindra pjesëtarë të komunitetit Hazara viteve të fundit.REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Merr fund rrugëtimi i pakontrolluar i raketës kineze

Publikuar

-

Nga

Merr fund rrugëtimi i pakontrolluar i raketës kineze

Rënia e mundshme në tokë e copëzave të raketës kineze, ditën e djeshme shkaktoi shumë zhurmë në të gjithë botën, ku në rrjetet sociale vëmendja u përqendrua në trajektoren e saj nëse ishte duke kaluar mes nesh.

Por tanimë mund të kthehet qetësia pasi pjesëzat e raketës kineze që po kthehej përsëri drejt Tokës janë shpërbërë dhe kanë rënë në Oqeanin Indian. Lajmi u bë me dije nga autoritetet kineze. Pjesa më e madhe e raketës u shkatërrua gjatë ri-hyrjes. Konkretisht mbetjet ranë  në perëndim të ishujve Maldive. Është ende e paditur “nëse mbeturinat ndikuan në tokë ose ujë”, tha agjencia shtetërore e mediave në Kinë .

Autoritetet  gjurmimit të SHBA-së dhe Evropës monitoruan rënien e pakontrolluar të raketës Long March-5b.

LEXO EDHE:  Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve në Europë nga Covid 19/ Në Itali ngadalësohet infeksioni

LEXO EDHE:  Ushqimet që duhet të konsumoni pas një mbrëmje të shfrenuar

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin tha se Kina kishte qenë neglizhente duke lejuar largimin e raketës nga orbita. Sidoqoftë, ekspertët e hapësirës kishin parashikuar që shanset që kjo raketë të godiste ishin shumë të vogla për shkak se shumë sipërfaqe e tokës është e mbuluar nga oqeani, dhe zona të mëdha toke janë të pabanuara./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Me sytë nga qielli/ Raketa kineze kaloi në Shqipëri gjatë mesnatës, ja ku kanë hyrë mbetjet

Publikuar

-

Nga

Merr fund rrugëtimi i pakontrolluar i raketës kineze

Mbetjet e raketës së madhe kineze kanë rënë përsëri në Tokë, duke u zhytur në oqeanin Indian pranë ishujve Maldiveve, sipas mediave shtetërore kineze, duke i dhënë fund ditëve të spekulimeve se ku do të godasin mbeturinat.

Shumica e mbeturinave u dogjën në atmosferë, ndërsa pjesë të bërthamës 30 metra të raketës së Long March 5B ri-hynë në atmosferë në orën 10.24 të mëngjesit me kohën e Pekinit (2.24am GMT) dhe u ul në një vend me koordinatat me gjatësi 72.47 gradë në lindje dhe gjerësi 2.65 gradë në veri.

Ndërkohë, rezulton se raketa ka kaluar edhe mbi vendin tonë pak pas mesnatës, rreth orës 01:00.

LEXO EDHE:  Pirja e rregullt e kafeinës ndikon në strukturën e trurit

LEXO EDHE:  Si do jetë Gjermania post-Merkel?

Raketa, e cila është e gjatë rreth 108 metra e gjatë dhe peshon gati 20 ton, filloi rrugëtimin e saj për në hapësirë më 29 prill, por asi karburanti i mbaroi, raketa filloi të lëvizte në mënyrë të pakontrolluar nëpër orbitë./CNA.al

LEXO TE PLOTE