Connect with Us

Dënohet me gjashtë vite burg këngëtarja Fjolla Morina

Kronika

Dënohet me gjashtë vite burg këngëtarja Fjolla Morina

Publikuar

-

Dënohet me gjashtë vite burg këngëtarja Fjolla Morina. Ajo nuk ka qenë e pranishme në seancën gjyqësore. Avokatja e Morinës u shpreh se do ta ankiomojë vendimin në Gjykatën e Apelit në  Shkodër.

Këngëtarja u kap me një pistoletë pa leje më 19 shtator në pikën e kalimit kufitar të Morinës sëbashku me dy persona të tjerë. Për Fjollën u dha masa arrest shtëpie të cilën ajo e theu duke u arratisur në Maldive me partnerin e saj.

Ndërkohë që ishte e shpallur në kërkim  realizoi dasmën e saj në Maldive me biznesmenin Fisnik Sylën.

Disa ditë më parë Fjolla e ftuar në emisionin N Kosovë show ka folur për ngjarjen se si u gjend arma në makinën e saj  dhe e ka konsideruar këtë si gabim të sajin që nuk ia fal vetes.

“Arma ka qenë e një mikut tim që nuk jeton më, dhe mora 4 çanta me vete. E kam patur në shtëpi prej 2 vitesh. Kam qenë nënë e vetme, dhe e kam mbajtur në shtëpi.

Një ditë kur ka qenë mami, e kam shti në çantë dhe e kam harruar. E pranova fajësinë, thashë është e imja. I mora 4 çanta me tesha se kishim me shkuar në Mal të Zi me xhiruar.

E di që nuk ka qenë dhe e lehtë dhe për prokurorët, gjykatësit, e rëndë sepse dhe ligji është më ndryshe në Shqipëri. E kuptoj çdo gjendje sepse nuk kanë mundur me vendos. Për mua dhe pse jam fytyrë publike është dashur me respektu rregullat. Dhe mediat më kanë bërë dëm,dhe ata kanë rënë në pozitë të keqe, kanë punën e vet. Ligji është ligj, duhet me u zbatu. Ka qenë gabimi jem. Nuk them se ka qenë e mirë që e kam bërë, dhe vetë nuk ia fal vetes se pse nuk i kam kontrolluar çantat.“, u shpreh Fjolla./CNA.al.

Gjykata e dënoi me burg/ Ja si e priti Fjolla Morina vendimin

E arratisur prej muajsh/ Fjolla Morina i jep fund beqarisë

Prej muajsh në arrati/ Fjolla Morina shijon pushimet në Dubai

 

Në arrati prej javësh/ Gjykata e Kukësit dënon me burg Fjolla Morinën

Fjolla Morina bëhet e gjallë/ Reagon nga arratia

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U gjet me armë pa leje/ Policia arreston 27 vjeçarin

Publikuar

-

Nga

U gjet me armë me vete/ Policia arreston 27 vjeçarin

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Forcat Speciale Renea në Fier është arrestuar një 27 vjeçar.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale I.H sapo ka parë forcat e armatosura ka hedhur nga dritarja çantën e tij ku brenda saj mbante një armë zjarri.

Gjatë këqyrjes së çantës, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të saj armën e zjarrit pistoletë me dy karikatorë me fishekë luftarakë dhe kartën e identitetit.

LEXO EDHE:  “Pistoleta” iPhone alarmon policinë

LEXO EDHE:  Tiranë/ Arrestohet Petrit Demaj, mbante pistoletë dhe 1 granatë

Mësohet se 27 vjeçari ka qenë person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër jetës, drogës e armëmbajtjes pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E kërcënoi me thikë dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes/ Arrestohet 41 vjeçari

Publikuar

-

Nga

E kërcënoi dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes/ Arrestohet 41 vjeçari

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 41 vjeçar.

Sipas Policisë, shtetasi me inicilae L.Gj ka kërcënuar me thikë dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Kanosi me mjete prerës dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit L. Gj., 41 vjeç, banues në Klos, pasi në banesë ka kanosur me mjete prerës dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kamioni me “kokainë shqiptare”, bllokohet në Itali

Publikuar

-

Nga

Rreth një kilogram kokainë është gjetur në Brindisi të Italisë, brenda një kamioni që vinte nga Shqipëria dhe drejtohej nga një shqiptar.

Lënda narkotike u zbulua në Costa Morena në Brindisi dhe policia fillimisht e pati të vështirë që ta gjejë drogën, pasi ishte fshehur mirë brenda kamionit, shkruan shqiptarja.com.

Është dashur edhe ndërhyrja e shërbimit të zjarrfikëses, të cilët prenë rimorkion, ku zbuluan dhe drogën e fshehur. Aktualisht hetimet nga ana e policisë italiane po vijojnë./CNA.al

LEXO TE PLOTE