LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çelja e fushatës zgjedhore të PS/ Kushi: Rama ka energjinë, vullnetin, vizionin për të bërë Shqipërinë e së ardhmes

25 Mars 2021, 17:39, Politikë CNA
Çelja e fushatës zgjedhore të PS/ Kushi: Rama ka

Në çeljen e fushatës së Partisë Socialiste, kandidatja për deputete në qytetin e Elbasanit, Evis Kushi ka folur për ftesën që i është bërë nga kryeministri Edi Rama tetë vite më parë për t?u bërë pjesë e PS dhe punët e bëra në këto vite.

Kushi tregoi krenarinë e saj për arritjet e deritanishme për qytetin dhe vendin ku po rriten dhe vajzat e saj.

Kandidatja shtoi që duhet shumë sakrificë dhe shumë mund për të kthyer fjalët në vepra dhe idetë në projekte, duke shfaqur nderin e të qenurit në listën e Elbasanit.

?Ftesën për t?u bërë pjesë e PS e mora 8 vite më parë, ku drejtoja Fakultetin Ekonomik në Elbasan. Në fillim hezitova gjatë, sepse nuk isha e bindur nëse duhet ta lija fakultetin për politikën, por në fund vendosa dhe i jam mirënjohëse Edi Ramës për këmbënguljen, sepse jo vetëm jam ndjerë e dobishme për komunitetin që përfaqësoj, por jam shumë krenare që së bashku kemi arritur të bëjmë shumë për qytetin tim, ku kam lindur, jam rritur, ku jetoj sot e po rris vajzat e mia.

As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha menduar që në Elbasan do të bëhej as shumë në këto vite, se sa në dhjetëra vite bashkë. E kam parë funksionimin e institucioneve nga një tjetër këndvështrim, i kam kuptuar më mirë sfidat e mëdha të vendit. Duhet shumë sakrificë, shumë punë, shumë durim, për t?i kthyer fjalët në vepra, idetë në projekte dhe qëllimet në realitet. Sot pas 8 vitesh, me shumë nder e krenari kandidoj për Elbasanin, por drejtoj edhe dikasterin më të rëndësishëm, Ministrinë e Arsimit. Dua t?iu them disa fjalë grave e vajzave që janë bashkuar së fundi: keni një sfidë të vështirë, por ama të bukur. Keni privilegjin e lartë për t?i shërbyer njerëzve, Shqipërisë sonë të dashur.

Edi Rama ka energjinë, vullnetin, vizionin për të bërë Shqipërinë e së ardhmes. Ky është lidershipi që i duhet Shqipërisë së të ardhmes, prandaj kam besim që shumica e Shqipërisë do të votojë për njeriun e punës, jo për një grup njerëzish që janë karta të djegura?, tha Kushi./CNA.al

Lajmet e fundit nga