Connect with Us

Biden e vë theksin tek pabarazia e pagave mes grave dhe burrave

Bota

Biden e vë theksin tek pabarazia e pagave mes grave dhe burrave

Publikuar

-

Biden e vë theksin tek pabarazia e pagave mes grave dhe burrave

Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden e vunë theksin të mërkurën tek hendeku në pagë mes burrave dhe grave në Shtetet e Bashkuara në një aktivitet me praninë e lojtareve të ekipit amerikan të futbollit për gra, me rastin e Ditës së Pagës së Barabartë.

“Administrata ime do të luftojë për pagë të barabartë,” tha Biden. “Ka të bëjë me drejtësinë, ka të bëjë me respektimin e vlerave tona, se cilët jemi ne si vend. Paga e barabartë na bën të gjithëve më të fortë.”

Dita e Pagës së Barabartë përkujtohet në Shtetet e Bashkuara në ditë të ndryshme çdo vit dhe shënon se sa ditë më shumë duhet të punojë një grua amerikane në mënyrë që të paguhet sa shuma që ka bërë një burrë mesatarisht vitin e mëparshëm. Gratë amerikane që punojnë me orar të plotë, gjatë gjithë vitit paguhen mesatarisht 82 cent për çdo dollar që marrin burrat, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Ligjore për Gratë. Të dhënat tregojnë se hendeku i pagës është shumë më i thellë për gratë me ngjyrë, të cilat fitojnë 63 cent për çdo dollar mesatarisht që fiton një burrë dhe gratë hispanike, të cilat fitojnë 55 cent. Të njëjtat të dhëna tregojnë se një hendek gjinor pagash ekziston në 94% të profesioneve.

Kryetarja e Këshillit Ekonomik të Shtëpisë së Bardhë, Cecilia Rouse tha se administrata po ndërmerr masa për të zvogëluar hendekun e pagave gjinore, përfshirë mbështetjen për një Ligj për Drejtësi në Paga, nxitjen për leje me pagesë për nevoja dhe duke e bërë kujdesin për fëmijët më të përballueshëm.

“Administrata Biden-Harris po punon për t’u siguruar që vajzat tona të kenë të njëjtat mundësi si djemtë tanë,” tha zonja Rouse në një konferencë para gazetarëve të mërkurën.

Zyrtarët e administratës janë përqendruar në adresimin e pabarazive gjinore në shanset ekonomike dhe fuqinë punëtore si pjesë e planit të Presidentit Biden për rindërtimin dhe axhendës së tij për gratë, një shenjë e mirëpritur nga disa analistë.

“[Kjo] është një shenjë e mirë që administrata po shikon problemin e pabarazisë së pagave brenda një ekosistemi shumë më të madh që ka shpërfillur prej kohësh paragjykimet dhe mungesën e efikasitetit në sistem që rrënjosin pabarazitë me bazë gjinore në mirëqenien ekonomike dhe rezultate,” thotë Kelly Dittmar, Drejtore e Kërkimeve në Qendrën për Gratë Amerikane dhe Politikën në Institutin e Politikave Eagleton në Universitetin Rutgers – Camden.

Ftesa e presidentit për ekipin kombëtar të futbollit të grave në SHBA, nxjerr në pah rolin e tyre në ndërgjegjësimin për hendekun gjinor të pagave. Ekipi paditi Federatën Amerikane të Futbollit në vitin 2019, duke deklaruar se lojtaret e tij nuk ishin paguar në mënyrë të barabartë me ekipin e burrave. Seanca tjetër gjyqësore për këtë çështje pritet të mbahet në qershor.

Mes lojtareve që morën pjesë në aktivitetin e Shtëpisë së Bardhë, ishin ylli i ekipit Megan Rapinoe, e cila u zotua në vitin 2019 se nuk do të vizitonte Shtëpinë e Bardhë ndërsa Donald Trump ishte në detyrë. Rapinoe, e cila është anëtare e komunitetit LGBTQ dhe aktiviste për pagë të barabartë, kishte debatuar me ish-presidentin Trump në Twitter për politikat që ajo i konsideronte si kundër barazisë gjinore dhe kundër të drejtave LGBTQ.

LEXO EDHE:  Vetëm burrat kthehen, gratë largohen përgjithmonë

Kampionia dy herë e Kupës së Botës theksoi sfidat e grave sportiste profesioniste. “Pavarësisht nga ato fitore, jam trajtuar si pa vlerë, pa respekt dhe jam injoruar sepse jam grua. Dhe më kanë thënë që nuk meritoj më shumë, sepse jam grua”, tha Rapinoe . “Pavarësisht të gjitha fitoreve, unë jam paguar më pak sesa burrat që bëjnë të njëjtën punë që bëj unë.”

Seanca dëgjimore për pagën e barabartë

Të mërkurën, Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Reformat mbajti një seancë dëgjimore për nder të Ditës për Pagë të Barabartë, për të shqyrtuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga pabarazitë gjinore, që është thelluar nga pandemia e koronavirusit, veçanërisht për gratë me ngjyrë.

Republikanët kanë bllokuar Ligjin për Drejtësinë në Paga, duke arsyetuar se krahasimi midis pagës së burrave dhe grave nuk është i drejtë dhe shpesh shkaktohet nga vetë vendimet e grave për karrierën.

“Nuk është për shkak të diskriminimit të përhapur,” tha ligjvënësja republikane Nancy Mace në seancë, duke shtuar se “gratë në përgjithësi janë të gatshme të heqin dorë nga paga më të larta në këmbim të një fleksibiliteti më të madh.”

Konservatorët pretendojnë se ligjet që detyrojnë të mbyllin hendekun e pagave lënë pak hapësirë për zgjedhje individuale.

“Legjislacioni që synon mbylljen e të ashtuquajturit hendek të pagave mund të rezultojë në punë dhe orare pune uniforme “, thotë Rachel Greszler, Studiuese e Fondacionit Heritage me prirje konservatore.

Kjo ide është hedhur poshtë nga C. Nicole Mason, presidente e Institutit për Kërkime për Politikat e Grave, e cila dëshmoi në seancë.

“Është rezultat i nënvlerësimit sistematik të kontributeve, aftësive dhe talenteve të grave në fuqinë punëtore dhe shoqëri,” tha Mason. “Ne mund dhe duhet të bëjmë më shumë.”

Ndikimi i pandemisë

Hendeku i pagave në bazë gjinore është zgjeruar për shkak të COVID-19 që i ka detyruar gratë të dalin nga forca e punës.

“Tani ka 4.2 milionë më pak gra që punojnë se sa ishin në shkurt të vitit 2020, kryesisht për shkak të pandemisë,” thotë Heather Boushey, anëtare e Këshillit Ekonomik të administratës së Biden.

Zonja e parë, Dr. Jill Biden nënvizoi urgjencën e trajtimit të hendekut të pagave të përkeqësuar nga pandemia. “Kjo çështje është shumë më e rëndësishme se thjesht paga. Puna jonë na jep një ndjesi përmbushjeje,” tha ajo.

Kostoja afatgjatë e mungesës së pagës dhe kohës jashtë tregut të punës do të jetë e lartë nëse hartuesit e politikave nuk investojnë për një rimëkëmbje të fortë për grate”, tha Jessica Mason, analiste e politikave në Partneritetin Kombëtar për Gratë dhe Familjet.

Zonja Mason shtoi se për shkak se hendeku i pagave llogaritet duke patur parasysh vetëm gratë dhe burrat që janë në punë, kjo mund të krijojë idenë e gabuar se gjendja është përmirësuar, pasi pandemia ka eliminuar kryesisht vendet e punës së grave që paguhen më pak. “Hartuesit e politikave duhet të kenë kujdes nga pamja e pasaktë statistikore,” tha zonja Mason.

Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 53-të në Raportin e fundit për Hendekun Global Gjinor./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Sekuestrimi i drogës me vlerë 20 milionë euro/ Kryeprokurori i Kosovës: Grupet kriminale do të përballen me drejtësinë

Publikuar

-

Nga

Sekuestrimi i 400 kg kokainë/ Kryeprokurori i Kosovës: Droga, me vlerë 20 milionë euro, grupet kriminale do të përballen me drejtësinë

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ka dalë  në një deklaratë pwr mediat pas konfiskimit të 400 kilogram kokainë në qytetin e Lipjanit.

Sipas tij, vlera e drogës kapte shifrat e 20 milionë eurove nëse do të dilte për shitje në treg.

Mes të tjerash ai tha se aksioni është bërë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Shqipërisë dhe shtetit të Italisë.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, autoritet italiane dhe auto amerikane. Janë konfiskuar 400 kg kokainë vlera e të cilave arrinë rreth 20 milionë euro. Po ashtu janë konfiskuar disa makina dhe mjete tjera. Gjatë hetimit janë përdorur masa të fshehta duke shikuar lëvizjen e të dyshuarve nga Italia deri në vendin tonë. Ju dërgojmë mesazh të qartë të gjitha grupeve kriminale se do të përballen me drejtësinë. Jemi të vetëdijshëm se nuk mund të luftohen nga një shtet i vetëm. Ashtu kemi bashkëpunuar me shtete tjera duke e ditur se krimi mund të na prek të gjithëve. kemi arritur të mposhtim krimin e organizuar. Më lini të falënderoj prokurorët e Shqipërisë, Prokurorët Italianë, policinë shqiptare dhe policinë e Italisë”, tha ai. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Kosova dhe Serbia përplasen rreth mosprekjes së kufijve në Ballkan

Publikuar

-

Nga

Kosova dhe Serbia përplasen rreth mosprekjes së kufijve në Ballkan

Presidentët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të Kroacisë dhe Sllovenisë, nuk arritën të merren vesh për një deklaratë të përbashkët rreth kufijve të vendeve të rajonit për shkak të qëndrimeve tërësisht të ndryshme të Kosovës dhe Serbisë.

Kjo çështje ishte pjesë e diskutimeve në takimin e presidentëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Procesi Bërdo-Brioni, një nismë e Sllovenisë dhe të Kroacisë, si shtete anëtare të Bashkimit Evropian që synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe nxitjen e dialogut politik midis rajonit të Ballkanit dhe bllokut 27 anëtarësh.

Gjatë muajit të kaluar, u ngritën shumë debate pas shkrimeve në mediet kroate e boshnjake për një dokument joformal (non paper) me siç thuhet, propozimin për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Sipas tyre një dokument i tillë i hartuar nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, propozon ripërcaktimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor si zgjidhje për problemet e hapura në rajon. Kryeministri Jansha e ka mohuar të jetë autor i një dokumenti të tillë.

Por, çështja nuk u përfshi në deklaratën e përbashkët pas takimit të sotëm për shkak të kërkesës së presidentit të Serbsië, Aleksandër Vuçiç, që në tekst të përfshihet angazhimi për “mosndryshimin e kufijve të njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara”.

Një qëndrim i tillë është kundërshtuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, meqë një formulim i tillë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës brenda kufijve të Serbisë.

“…Më lejoni ta them këtu me zë të lartë dhe të qartë: Republika e Kosovës si një shtet sovran dhe i pavarur është një projekt i përhershëm. Askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë realitet. Aventurat e rrezikshme mbi ndryshimet e kufijve duhet të refuzohen me vendosmëri nga të gjithë ne, nëse me të vërtetë dëshirojmë paqe dhe stabilitet në rajonin tone”, tha presidentja Osmani në fjalimin e saj.

Mikpritësi i takimit, presidenti slloven Borut Pahor, tha se pati diskutime me tone të larta dhe përplasje rreth kësaj cështjeje. Ndërsa, presidenti kroat, Zoran Milanoviç, tha se cështjet dypalëshe nuk zgjidhen në takime të tilla.

“Të themi agjenda e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ishte më ambicioze dhe për shkak të kundërshtimit të Serbisë disa pjesë u desh të lihen jashtë. Ky është një kompromis. Ne jemi këtu të ndihmojmë shtetet që janë në proceset integruese. Problemet dypalëshe nuk mund të zgjidhen në kuadër të procesit Bërdo Brioni”, tha ai.

LEXO EDHE:  E frikshme/ Gratë shtatzëna pinë duhan për të lindur foshnja me peshë të vogël

LEXO EDHE:  Video-“Drejtuesit e Albpetrol abuzojnë me pagat e administratës”/ Punonjësit në protestë

Presidenti slloven vendi i të cilit do të kryesojë Bashkimin Evropian nga 1 korriku ritheksoi kundërshtimin e tij ndaj çdo ideje për prekje të kufijve.

Pahor: Jam kundër prekjes së kufijve në Ballkan

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura. Në një njoftim të zyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ajo citohet të ketë thënë se rajoni nuk mund të përparojë drejt integrimeve pa pranimin e së vërtetës.

“Krimet e kryera nga regjimi i (Slobodan) Millosheviçit t’i quajmë me emrin e tyre të vërtetë: Krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Dhe, më e rëndësishmja është të kërkojmë nga fqinji ynë verior, Serbia, të sjellë para drejtësisë autorët e këtyre krimeve të tmerrshme kundër civilëve të pafajshëm”, citohet të ketë thënë presidentja Osmani.

Megjithatë presidentët miratuan një deklaratë që ka në thelb thirrjet për integrim të të shpejtë të Ballkanit në Bashkimin Evropian.

“I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të t’i qaset Ballkanit Perëndimor si një tërësi, tha ai duke theksuar se blloku duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtojnë reformat”, tha presidenti Pahor.

Gjatë vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Mali i Zi dhe Serbia aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Aktualisht Mali i Zi dhe Serbia janë në pritje të hapjes së kapitujve të rinj në negociata me Bashkimin Evropian, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në pritje të fillimit të negociatave. Por çështja ka ngecur në kundërshtimin e Bullgarisë për hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe kjo ka bërë që të pësojë edhe Shqipëria, e cila ka përparuar në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian së bashku me Shkupin.

Kosova është e fundit në proces. Ajo pritet të vazhdojë bisedimet me Serbinë në pjesën e dytë të muajit qershor. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008, por të dyja palët janë të detyruara të kërkojnë një marrëveshje normalizimi si kusht për integrimet evropiane./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Bizneset amerikane përballë udhëzimeve të reja të CDC-së për maskat

Publikuar

-

Nga

Bizneset amerikane përballë udhëzimeve të reja të CDC-së për maskat

Amerikanët po përballen me udhëzime të reja nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Sipas udhëzimeve, amerikanët e vaksinuar plotësisht, në pjesën më të madhe të rasteve, nuk kanë nevojë të përdorin maskat as në hapësirat e brendshme.

Vetëm një e treta e popullsisë amerikane është vaksinuar plotësisht. Një e katërta, sipas anketave, thotë se ka në plan të marrë njërën nga tre vaksinat.

Amerikanët, bizneset dhe zyrtarët e shëndetësisë u befasuan javën e kaluar kur CDC tha se individët e vaksinuar plotësisht mund të heqin maskat, me disa përjashtime. Drejtoresha e CDC-së Rochelle Walensky thotë se udhëzimi është i lidhur me përgjegjësinë individuale.

“Nëse janë të vaksinuar, ata janë të siguruar. Nëse nuk janë të vaksinuar, ata rrezikohen dhe duhet të vënë maskat, ose më mirë të vaksinohen.”

Disa drejtues të shëndetit publik i kritikuan udhëzimet si shumë të papritura dhe konfuze, pasi nuk është e qartë se kush është i vaksinuar. Administrata e Presidentit Biden ka thënë se nuk do të krijojë një pasaportë kombëtare për vaksinën. Udhëzimi i ri nga CDC ka ringjallur debatin rreth një çertifikate vaksine në mënyrë që bizneset dhe të tjerët të dinë nëse njerëzit janë vaksinuar.

Sipas zonjës Walensky, udhëzimi nuk do të thotë që të gjithë të heqin masakat, por që çdo njeri të jetë përgjegjës për shëndetin e tij. Për të pavaksinuarit, udhëzimi nuk ka ndryshuar, tha ajo.

Në një dalje pa maskë javën e shkuar, Presidenti Biden pranë Nënpresidentes Kamala Harris e përshkroi udhëzimin e ri si një ditë e shkëlqyer për Amerikën.

LEXO EDHE:  Plani i Veprimit 2021-2025/ Rama premton heqjen e taksës për pagën deri në 40 mijë lekë

LEXO EDHE:  Flasin pa menduar dhe janë shumë agresive/ Gratë më impulsive të horoskopit

Megjithatë, udhëzimet e CDC-së nxitën ndryshime në të gjithë vendin. Disa dyqane thanë se blerësit e vaksinuar nuk kanë më nevojë të përdorin maska.

Të tjerë thanë se nuk do të ndryshojnë rregullat ndërsa rishikojnë udhëzimet. Një sindikatë që përfaqëson 1.3 milion punonjës të industrisë së ushqimit dhe tregtisë tha se udhëzimi i ri mund të vërë në rrezik pjestarët e saj.

“Po u kërkojmë bizneseve që ta bëjnë sa më të lehtë për punonjësit e tyre të vaksinohen, duke u dhënë ditë pushimi me pagesë”, tha drejtuesja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Walensky.

Jo të gjitha shtetet janë të gatshme të lehtësojnë kufizimet.Përdorimi i maskës dhe distanca fizike ende kërkohet për udhëtarët e transportit publik dhe në avionë.

Ndërkohë, disa shtete dhe biznese po përdorin metoda të ndryshme për të nxitur njerëzit që të vaksinohen, duke ofruar udhëtime falas me tren, birrë dhe madje para, ndërsa përpiqen të kthejnë normalitetin tek komunitetet e tyre./voa

LEXO TE PLOTE