Connect with Us

Xhelal Mziu shkon me kalë Dibër/ Qeveria e bashkia kanë kapitulluar, PD do hapë universitet

Politikë

Xhelal Mziu shkon me kalë Dibër/ Qeveria e bashkia kanë kapitulluar, PD do hapë universitet

Publikuar

-

Xhelal Mziu shkon me kalë Dibër/ Qeveria e bashkia kanë kapitulluar, PD do hapë universitet

Drejtuesi politik i PD në qarkun Dibër, Xhelal Mziu ka udhëtuar ditën e sotme drejt Majës së Ilnicës.

Mziu shprehet se ky fshat është 9 km larg qytetit, por i lënë në harresë nga bashkia, ku prej katër ditësh nuk ka as energji elektrike.

Për të arritur atje, ai shkruan se i është dashur më shumë se dy orë në këmbë dhe një pjesë të rrugës e ka bërë më kalë.

Nga maja e Ilnicës do të vijë Stuhia (murlani) i fitores! Pas më shumë se dy orësh rrugë në këmbë, arritëm në fshatin Ilnicë. Aty ky njerëzit kanë janë larguar nga mungesa e shtetit! Fshati është vetëm 9 km larg qytetit, por që Bashkia dhe Qeveria e kanë harruar se ekziston edhe në hartë. Rruga e pa hapur, Bashkia nuk ndjehet fare, madje pasi e hapin banorët me lopata shkon fadroma dhe bën foto, duke i kthyer fadromistët në fotografë mashtrues.

Prej 4 ditësh nuk ka energji, ndërsa banorët kanë zbritur në qytet për të karikuar celularët. Qeveria ka kapitulluar! Bashkia është dorëzuar! OSHE një organizatë mafjoze për të vjedhur vota! Kjo është kriminale Pushteti ka braktisur misionin dhe ka dalë të vjedhë vota për të mbajtur bandën në pushtet!Kjo duhet të marrë fund,me 25 prill! Qeveria Basha ka në programin e saj mbështetjen për infrastrukturën, mbështetje për bujqësinë, investime në infrastrukturën turistike. Pagesën e librave për nxënësit, dhe hapjen e Universitetit të Dibrës”, shkruan Mziu./CNA.al

May be an image of 2 people, people standing, horse, snow and nature

May be an image of one or more people, people standing and snow

May be an image of 5 people, people standing and snow

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hapja e kufinjve/ Rama për median franceze: Bëmë punë serioze

Publikuar

-

Nga

Hapja e kufinjve/ Rama për median franceze: Bëmë punë serioze

Kryeministri Edi Rama ka folur për hapjen e kufinjve me Shqipërinë pas shumë muajsh që nuk lejohej lëvizja e lirë në vendet e BE-së.

Në një intervistë për “France 24” me gazetaren Caroline de Camaret, Rama tha se Shqipëria ka bërë një punë mjaft serioze me masat dhe vaksinimin, ndaj theksoi se mundi është shpërblyer.

“Po qytetarët tonë parashikojnë që të udhëtojnë shumë. Për më tepër, siç e thatë mirë, një pjesë e madhe e popullsisë tonë jetojnë përtej kufijëve të Shqipërisë dhe për ne ky ka qenë një lajm shumë i rëndësishëm sepse kemi bërë një punë mjaft serioze për të luftuar pandeminë dhe me rezultatet që janë vlerësuar nga të gjithë.

Shqipëria ka qenë në krye të vendeve europiane, si për përqindjen e vaksinimit dhe për shifrat e infektimit dhe vdekjeve.

Kur flas për vaksinimin masiv dhe për ritmin e vaksinimit, kam parasysh statistikat e BE, sipas të cilave Shqipëria ka qenë prej muajsh në vendet e para; Shqipëria ka qenë deri dje në shifrat e 850.000 dhe në një vend me numrin aktual të banorëve kjo është shumë”, u shpreh kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dënimi i Llallës/ Rama: Sinjal i mirë, presim të marrim dritën jeshile nga Brukseli

Publikuar

-

Nga

Dënimi i Llallës/ Rama: Sinjal i mirë, presim të marrim dritën jeshile nga Brukseli

Shqipëria shpreson për hapjen zyrtare të negociatave të pranimit të vendit në Bashkimin Evropian në fund të qershorit.

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për një nga televizionet më të mëdha në Francë, “France 24” edhe pse mendon se Shqipëria duhet të marrë dritën jeshile nga Brukseli, shtoi se asgjë nuk e surprizon.

Duhet thënë se në samitin para pandemisë, u vendos që të hapeshin bisedimet, më tej kjo u zgjat sepse duhej të merrej një vendim për të thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Për fat të keq tashmë, unë u mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel, sepse është një çështje e dinamikës së brendshme, një histori konsensusi që ndonjëherë është i vështirë, normalisht duhet ta marrim dritën jeshile duke mbajtur parasysh se ka një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, sepse ne dhe Maqedonia e Veriut e presim së bashku këtë vendim dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet përpara samitit“, u shpreh Rama.

Kryeministri ka deklaruar se Shqipëria është përfshirë në një “betejë” për të reformuar sistemin e saj gjyqësor përballë korrupsionit, sipas tij kjo një shenjë e ardhjes së një “demokracie funksionale”.

Kryeministri ka vënë theksin tek reforma në drejtësi, si një nga çështjet më të rëndësishme tani për rrugën europiane të Shqipërisë, ndërsa i pyetur për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, e ka quajtur një sinjal të mirë për shtetin e së drejtës.

LEXO EDHE:  Bëri thirrje për vrasje/ Xhelal Mziu thirret në Prokurori

LEXO EDHE:  Sherr me dy vëllezër/ Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Dibër

Nëse Shqipëria nuk do të kishte probleme si në nivelin e qeverisjes apo edhe të pushtetit gjyqësor, atëherë Shqipëria do të ishte anëtare e BE-së sot. Ka një arsye pse ne jemi të ndershëm në këtë betejë për të reformuar sistemin e drejtësisë, dhe unë besoj se është krejtësisht e kundërta.

Për herë të parë gjatë këtyre viteve të fundit, pandëshkueshmëria ia ka lenë vendin shtetit të së drejtës dhe nëse ka një prokuror të përgjithshëm apo ish-personalitete si në sistemin gjyqësor edhe në sistemin politik në përgjithësi që dënohen, atëherë kjo është një shenjë shumë e mirë që tregon lindjen e diçkaje që është shumë e rëndësishme, shteti i së drejtës. Pikërisht për këtë ne duam të vazhdojmë procesin e bisedimeve sepse kjo na mundëson të ndërtojmë një shtet të së drejtës, një demokraci funksionale, dhe nëse nuk do të kishim këto në këtë rrugëtim, sigurisht Këshilli Europian nuk do të kishte marrë asnjëherë në konsideratë, qoftë edhe në një tryezë Shqipërinë për të filluar bisedimet“, nënvizoi kryeministri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Game Over”/ Kolaudimi i makinave, Rama jep njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

“Game Over”/ Kolaudimi i makinave, Rama jep njoftimin e rëndësishëm

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka dhënë një njoftim të rëndësishëm mbi procesin e kolaudimit të mjeteve.

Ai ka bërë apel që drejtuesit e mjeteve të kontrollojnë dhe të riparojnë mjetet përpara se çdo udhëtimi, pasi në të kundërt do të jenë direkt përgjegjës, duke rrezikuar ndëshkime, të cilat fillojnë nga gjobat dhe deri në daljen e përhershme të mjetit nga qarkullimi.

“Game Over! S’ka më shaka me kolaudimin”, shkruan Rama ndër të tjera, teksa tregon se nga 15.167 mjete të testuara në 15 ditët e para, 3454 mjete nuk e kanë kaluar kolaudimin.

Postimi i plotë:

Njoftim mbi procesin e kolaudimit të automjeteve

Nga rinisja e shërbimit të kontrollit teknik, tagër tashmë ekskluziv i DPSHTRR, (në 15 ditët e para) janë testuar 15,167 mjete nga të cilat:

-10,063 Automjete (4 deri 8+1) (66%)

-1,156 Autobusa (8%)

-3,179 Kamiona (21%)

-617 Rimorkio (4%)

-120 Motomjete (0.8%)

-32 Mjete Ndërtimi/Punimi Toke (0.2%)

-3,454 mjete ose 23% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar!

-2,607 (75.4%) Mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave!?

-667 (19.4%) Mjete të ngelura, u ndalohet qarkullimi dhe priten për t’u riparaqitur në testim pas riparimeve!

-180 (5.2%) Mjete të refuzuara, u ndalohet qarkullimi (xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte të rënda në sisteme, pamje e jashtme jo e rregullt)!

Riparoni në afatet ligjore mjetet rrugore! kontrolloni mjetin përpara çdo udhëtimi!

Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4 ju bëjnë direkt përgjegjës nëse dilni në qarkullim me mjet rrugor me mangësi teknike ose funksionale!

Penalizimet: Masa, gjoba, pezullim licensash dhe deri dalje e përhershme e mjetit nga qarkullimi! s’ka më “shaka” me kolaudimin!

Game Over./CNA.al

LEXO TE PLOTE