Connect with Us

Vaksina ruse dhe kineze në Shqipëri/ Mjeku: Nuk kemi luksin të zgjedhim

Shëndeti

Vaksina ruse dhe kineze në Shqipëri/ Mjeku: Nuk kemi luksin të zgjedhim

Publikuar

-

Mjeku shqiptar në Londër, Ledion Shapo ka analizuar procesin e vaksinimit në Shqipëri.

Mjeku shtoi se një vend si Shqipëria nuk e ka luksin të bëjë zgjedhje vaksinash, ku theksoi se vaksina ruse ndryshe nga AstraZeneca është më e sigurt, edhe pse ka skepticizëm, në fazën e tretë dha efekte shumë të lehta anësore.

Në një intervistë për ABC Shapo tha se Agjencia e Barnave po e investigon vaksinën dhe në Rusi, ndërkohë që presidentja e Këshilli Europian ka bërë kritika ndaj autoriteteve ruse që kërkojnë të shesin vaksinën e tyre.

“Shqipëria dhe nuk është i vetmi vend nuk e ka luksin që të bëjë zgjedhje të vaksinave të certikuara. Vaksina ruse është një vaksinë që përmes dy provave ngritur shumë skepticizëm, ajo që bëri kthesë ishte faza e tretë që grumbulloi dhe kishte mbi 20 mijë adult mbi 20 vjeç dhe efektet që dha dhe u pa se ishin efekte anësore të lehta. Është një vaksinë ndryshe nga astraZeneca.

EMA po e investigon atë dhe në Rusi që vijoj vaksinimi ishin bërë mbi 2 mln vaksina. Ndërkohë që Presidentja e Këshillit Evropian ka ngritur kritikë ndaj autoriteteve ruse se kërkojnë të shesin vaksinën e tyre,” tha Shapo.

LEXO EDHE:  Alarmon mjeku/ Ja çfarë po ndodh me adoleshentet shqiptare

Mjeku Shapo shton që ka nisur faza e katërt për të parë zhvillimet e mëtejshme të vaksinave, ku tregon që i vetmi elemenet që mungon tek të dyja vaksinat e ardhura është siguria e marrë.

“EMA është duke e investiguar. Vaksina kineze dhe teknologjia e tyre është e përparuar sa ajo ruse, Nuk dua të keqkuptohem se certikimet dhe analizimet e fazës së tretë, ndërkohë tashmë ka nisur faza e katër për të parë zhvillimet e mëtejshme.

Nëse do të bëjmë një mijë ose dy mijë do të na tregojnë se do të kemi probleme na bën të mendojmë shumë gjëra. I vetmi element që mungon tek këto dy vaksina, është se nëse ne të themi po do të na duhet siguria se na bën mirë”, ka thënë mjeku./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Numri i infektimeve është i ulët”/ Najada Çomo paralajmëron lehtësim të masave

Publikuar

-

Nga

“Numri i infektimeve është i ulët”/ Najada Çomo paralajmëron lehtësim të masave

Shefja e Spitalit Infektiv që është kthyer në Covid 1, Najada Çomo tha se lehtësimi i masave do të ndodhë, por se duhet të jemi të kujdesshëm për atë që ndodh brenda spitaleve.

E ftuar në “Frontline”, Çomo foli dhe për procesin e vaksinimit, duke theksuar se deri tani janë mbi 600 mijë qytetarë që kanë marrë dozat anti Covid.

Sigurisht që mund të ketë lehtësime. Jemi në një kohë kur mund të kemi reduktime të masave të marra, por duke qenë i vëmendshëm për çfarë ndodh brenda spitaleve. Numri është i ulët për ata që dëgjojnë, por për ne që jemi brenda nuk është i ulët.

Vaksinimi është një armë e madhe për t’u mbrojtur dhe mbi të gjitha për t’u mbrojtur nga format e rënda të virusit.

Efektet anësore kanë qenë minimaliste në grupet që janë vaksinuar. Më mirë të kesh disa efekte anësore si dhimbje muskulare, një temperaturë e moderuar, një dhimbje në vendin ku është injektuar vaksina, krahasuar me sëmundshmërinë e cila është problematike në një pjesë të rasteve. Vaksina krijon dhe një efekt psikologjik pozitiv tek njerëzit për t’iu rikthyer normalitetit, pasi në fund të fundit nuk është vetëm sëmundja, por dhe shumë aspekte që duan njerëzit.

Lehtësimi i masave? Nuk parapëlqej të flas për një gjë që nuk e di saktë. Besoj do vendoset shpejt nga Komiteti i Ekspertëve.

Janë mbi 600 mijë të vaksinuar. Ritmi që po ecën popullata shqiptare në procesin e vaksinimit, unë ndihem e gëzuar që njerëzit janë shumë koshientë, të bindur për të bërë vaksinën dhe ka shumë pak që e refuzojnë”, tha Çomo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Po hyjmë në zonë jeshile”/ Najada Çomo: Situata do përmirësohet nga qershori

Publikuar

-

Nga

“Po hyjmë në zonë jeshile”/ Najada Çomo: Situata do përmirësohet nga qershori

Shefja e Infektivit Najada Çomo, deklaroi se Shqipëria po hyn në një zonë jeshile tashmë.

Çomo thekson se këtë vit vendi ynë mund të presë turistë, duke shtuar se situata nga Covid do të përmirësohet nga qershori dhe më tej.

Kemi nga janari që kemi filluar vaksinimin. Ne lancojmë përditë numrin e të vaksinuarve, të të infektuarve dhe fataliteteve. Do jemi një vend, s’po them free, por do jemi vend që do kemi situatë mjaft të mire nga Covid në qershor e më pas dhe këtë gjë e tregojnë shifrat.

Vaksinat e bëra janë arma më e fortë. Shqipëria po hyn në zonë jeshile dhe urojmë të shkojë gjithçka në mënyrë pozitive. Situata është jo e lehtë, por drita jeshile është ndezur dhe duhet mbajtur e ndezur. Por, ky është virus tinzar, dhe duhet gjithmonë kujdes. Është një armatë e vaksinuar në vend dhe sidomos ata njerëz, që punojnë në hoteleri, në zona kyçe, pra ku ka përhapje të Covid”, tha Çomo.

Najada Çomo në një intervistë për Frontline nënvizon se virusi po eliminohet në mënyrë graduale, teksa thënë se mjekët kanë mirë-menaxhuar pandeminë.

LEXO EDHE:  “Vaksina ruhet nga Policia”, epidemiologu: Në janar-shkurt do të vijnë rreth 30 mijë doza

LEXO EDHE:  Dy kompanitë e vaksinës po dalin nga marrëveshja me vendet e BE-së/ Reagon ashpër kryeministri italian

Virusi po eliminohet në mënyrë graduale. Kjo sepse një pjesë e mirë e popullatës është vaksinuar. Procesi i vaksinimit uroj që të ecë me këto ritme. Një nga armët e fuqishme të frenimit të sëmundjes, është vaksinimi. Kryeministri Rama ka meritë për përmirësimin e situates nga koronavirusi, unë besoj se është kryeministri i duhur dhe në kohën e duhur, që dha shumë për të përmirësuar situatën nga Covid.

Duhet të mos harrojmë se popullata shqiptare, njësoj si popullatat e tjera, ka edhe sëmundje të tjera. Pra, janë edhe sëmundje të tjera, që sjellin pasojën e humbjes së jetës. Është krejt e pamundur që të fshehësh një vdekje nga Covid. Nuk ka gjasa dhe arsye pse të fshehim vdekjet nga koronavirusi. Po ne jemi ende në luftë. Popullata nuk duhet të ketë frikë, por duhet të mos humbim vëmendjen. Ne kemi mirë-menaxhuar pandeminë. Jemi e do jemi deri në fund në gatishmëri për punë”, u shpreh Çomo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Infektimet vijojnë të mbeten të ulta/ Ja sa qytetarë kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Infektimet vijojnë të mbeten të ulta/ Ja sa qytetarë kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2956 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 45 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 3 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

11 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 4 raste Korçë, Devoll,  3 raste në Librazhd, Pogradec, 2 raste në Vlorë, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kolonjë, Gramsh, Pustec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,050 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 121,122 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 86 pacientë, 7 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qyetetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 60-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

LEXO EDHE:  A është e sigurt vaksina AstraZeneca?/ Tritan Kalo jep përgjigjen

LEXO EDHE:  Mjeku Alimehmeti kritika qeverisë/ “Kur ke kaq pak raste, pse po i mban bashkitë në zonat e kuqe”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE