LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali / Gjyqtarja Fida Osmani rrëfen si i bën gjyqet në ajër dhe merr vendime në avion

24 Mars 2021, 17:28, Denoncim CNA
Skandali / Gjyqtarja Fida Osmani rrëfen si i bën gjyqet në

Nga Adriatik Doçi

Nëse Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, e prangosur nga SPAK në sallën e gjyqit dhe më pas e shkarkuar nga KLGJ-ja, vendimet korruptive të paktën i merrte brenda mureve të gjykatës ku punonte, gjyqtarja e Tiranës, Fida Osmani, i ?zhvillon gjyqet? edhe në avion, duke i marrë vendimet në ajër. Skandalin e paprecedentë, një absurditet dhe turp i shtuar për drejtësinë shqiptare, e ka pranuar edhe vetë Fida Osmani, e cila çuditërisht vijon ende sot të ?japë drejtësi? për qytetarët shqiptarë.

Nuk kemi të bëjmë thjeshtë me mashtrim dhe përdhosje të drejtësisë, por edhe me falsifikim dokumentesh, vepër për të cilën Fida Osmani nuk ka dalë kurrë para drejtësisë.

Në zgjidhjen e një çështje në drejtësi ka gjithmonë dy palë. Si mund të jepet një vendim i dejtë dhe si mund të respektohen të drejtat e palëve, kur gjyqtarja e zhvillon procesin në ajër, firmos dhe merr vendime në avion, sikur është prezent në sallë?! Përgjigjen e jep vetë gjyqtarja!

Paraditen e 14 shtatorit 2012, gjyqtarja Fida Osmani shfaqet në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sot i zëvendësuar me KLGJ-në, për të dhënë shpjegime mbi skandalin e mashtrimit me zhvillimin e disa seancave gjyqësore, duke marrë vendime, firmosur procesverbale etj., në një kohë kur ishte në avion.

Në mbledhje janë të papranishëm Eduard Halimi, asokohe ministër Drejtësie, Elvis Çefa, asokohe zëvendëskryetar i KLD-së, si dhe ish-anëtarët Besnik Imeraj, Lefterije Lleshi, Dritan Hallunaj, Flamur Kapllanaj, Dritan Caka, Ilir Mustafaraj, Neshat Fana, Dhurata Haveri, Shkëlqim Miri, Trian Hamitaj dhe Hysen Saliko.

Inspektorati i KLD-së ka dokumentuar zhvillimin e gjyqeve nga gjyqtarja pa qenë prezent në sallën e gjyqit, duke ballafaquar të dhënat e sistemit TIMS ku ka udhëtuar jashtë vendit, me vendimet dhe procesverbalet e zhvillimit të seancave gjyqësore. Ministria e Drejtësisë kërkon ndëshkimin e gjyqtares, por çuditërisht jo me shkarkim nga detyra.

Për herë të parë, publikohet rrëfimi i gjyqtares, e cila zhvillimin e gjyqeve pa qenë fare në gjykatë, para nga avioni, e vlerëson si një gabim modest, për të cilin nuk duhet as të niset një procedim disiplinor.

Gjyqtarja, ndër të tjera, shprehej se: ?…Unë kam 30 vjet punë, 22 nga këto i kam gjyqtare. Kam përballuar një volum pune të konsiderueshëm. Vetëm për vitin 2009 kam përfunduar me vendim përfundimtar 680 çështje dhe është normale që në këtë vorbull pune ka gabime. Nuk jam e pagabueshme. Kush punon edhe gabon. Mendoj që gabimet janë të asaj natyre, gabime materiale administrative që ndoshta nga kontrolli i ushtruar nga inspektorët kishte një vlerë shumë të madhe për të qenë më të kujdesshëm për të ardhmen, por asnjë mënyrë për të filluar një procedim disiplinor ndaj meje.

E vetmja çështje që mendoj që më penalizon pak është një çështje e datës 16 tetor 2009. Unë nuk kam qenë në punë në ketë datë. Është e vërtetë dhe nuk kam zhvilluar asnjë seancë gjyqësore.

Për çudi, të gjitha seancat e asaj date janë shtyrë me shënim administrativ të sekretares. Mungon gjyqtarja, nuk është në punë. Vetëm një çështje “lëshim urdhri ekzekutimi”, po prapë, një çështje shumë e thjeshté, e natyrës së shërbimit më tepër se sa e gjykimit, është shtyrë me procesverbal seance, sikur unë kam qenë prezent. Përderisa ky procesverbal është nënshkruar nga ana ime në momentin që unë kam dorëzuar dosjen, normal që kjo më ngarkon me përgjegjësi…

Mendoj që do ishte i vlefshëm, e thashë edhe njëherë që mua më shërbeu shumë në punën time kontrolli që u ushtrua sepse normalisht do jem më e vëmendshme, je më e kujdesshme. Nuk dua të justifikohem para jush. Ndoshta edhe ngarkesa e madhe e punës, bën që këto çështje të vogla që i quajmë ne gjyqtarët, të vogla në thonjëza sepse rëndësinë e kanë të gjitha njësoj, ju kushtohet më pak vëmendje, por pas këtij momenti, normal që këto çështje do marrin vëmendjen e plotë?.

Vijon…

Lajmet e fundit nga