Connect with Us

Situata nga Covid/ Fico: Ka rënie të ndjeshme të rasteve të infektimeve

Sociale

Situata nga Covid/ Fico: Ka rënie të ndjeshme të rasteve të infektimeve

Publikuar

-

Situata nga Covid/ Fico: Ka rënie të ndjeshme të rasteve të infektimeve dhe viktimave

Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë ka dalë sot para mediave.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico ka folur për situatën e Covid në vendin tonë. Ajo shprehet se situata paraqitet e qendrueshme.

Fico theksoi se ka pasur një zbritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve si dhe rasteve të shtrimit në spital.

“Ne kemi monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën nga 10 deri 23 mars dhe ka nje zbritje të numrit të rasteve. Pozitiviteti i mostrës ka rënë dhe shifrat janë ulur nga 33 904 në 33.553. Numri i të shtruarve në spital ka rënë nga 466 në 394.
Harta e Evropës tregon në mënyrë specifike për rritje të numrave si Shqipëri deri në Europë. Zbatimi i rregullave është kyc për tja dalë mbanë
“, tha Fico./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Na kanë kërcënuar me armë”/ Përplasje në Tepelenë, dhunohet aktivisti

Publikuar

-

Nga

Banorët e Bënçës në Tepelenë kanë dalë sot në një protestë, duke kundërshtuar ndërtimin e një kantieri dhe një fabrike asfalti (bitumi) që do të shfrytëzohet për punimet e rrugës Tepelenë – Kurvelesh.

Mësohet se protesta është shoqëruar me përplasje mes banorëve të Bënçës dhe punonjëseve të firmës.

Pas përplasjeve, nuk është zhvilluar as dëgjesa publike e parashikuar ditën e sotme.

Me mbështetjen e përfaqësuesve të mjedisit ata kanë ngritur zërin për ndotjen që po shkaktojnë këto punime duke cenuar ndjeshëm cilësinë e jetës së këtyre banorëve.

Mësohet po ashtu se është dhunuar edhe aktivisti për mbrojtjen e mjedisit Auron Tare, i cili ishte krah banorëve, ndërkohë që tashmë ndodhet në komisariat.

Të kam qëlluar, të kam qëlluar, jo, të kam sharë të kam zënë rrugën, jo! Na ka kanë kërcënuar më armë. Ne e ruajtëm gjakftohtësinë se kishim mundësi që sulmonim.’- u thanë banorët punonjësve të fabrikës.

Në një komunikim me Fax News, Tare tha se ai është qëlluar teksa ka qenë brenda në makinë, nga një prej pronarëve të firmës në fjalë, ndërkohë që dhunë është ushtruar dhe ndaj banorëve të tjerë të pranishëm.

“Nuk ka një shqetësim të madh, unë do të shkoj në komisariat që të bëje një denoncim. Megjithëse banorë dhe unë patëm një vetëpërmbajtje, nga ky sherr i panevojshëm, më lejoni që tiu shpjegoj se çfarë ndodhi.

Ishte thërritur një dëgjesë për një gurore që do të ndërtohet në një zonë turistike, banorët ishin mbledhur, dhe unë arrita në cilësinë e vëzhguesit të turizmit, nga Bashkia e Tepelenës, nga kantieri kanë dalë 3 pronarët, që janë vëllezër. Kanë qëlluar që të qëllojnë njerëzit me shqelma dhe me grushta, unë isha në makinë, kur një prej vëllezërve nga xhami më qëlloi me grusht, më shau nga familja, fëmijët.

Ishte një skenë prej rrugaçërish, e cila duhet të marrë një mësim shumë të mirë, Policia ka shkuar në vendngjarje, për të parë situatën më tutje. Unë jam larguar për të shmangur agravimin e mëtejshëm të kësaj situate, e tre njerëzve që e quajnë veten të fortë të zonës, dhe banorëve që nuk duan të dëmtohen kanionet.

Firma që ka marrë lotin e dytë të rrugës, ka marrë një leje nga Bashkia dhe për parkingun e mjeteve, mesa mësova nga banorët, kjo firmë kërkon ndërtimin e një gurore brenda kanioneve që është dhe zonë turistike”, u shpreh Tare.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Elona Caslli “shuplakë” Olsa Muhametit/ “Dashuria në grup është orgji”

Publikuar

-

Nga

“Stop "Përputhjes dhe Historisë së Dashurisë së rreme"”/ Caslli del me reagimin e fortë për programet TV

Aktivistja Elona Caslli I ka dhënë një “shuplakë” të fortë, autores së programit, “Përputhen” Olsa Muhametit.

Caslli ia ka radhitur një më një argumentet se përse ai format televiziv nuk  prodhon modele.

“Personazhet në formatin tuaj janë personazhe individualiteti i të cilëve krijohet nga ju, sjellja e të cilëve udhëzohet nga ju, dashuria e të cilëve diktohet nga ju dhe puthja e të cilëve gjykohet nga ju.

Me pak fjalë, të rinjtë dhe të rejat me mish dhe gjak, ju i trajtoni si fryt të imagjinatës, ndërkohë që edhe një shkrimtar që prodhon një personazh”, shkruan Caslli në rrjetet sociale.

Reagimi i plotë i Elona Casllit:

Dashuria nuk përjetohet në grup

“Përputhen mbase nuk krijon modele, por krijon personazhe”.

– Cit. Olsa Muhameti

Olsa Muhameti teksa u përballa me pohimin tuaj,më erdhi ndërmend një thënie e Kunderës e cila në ligjëratë të drejtë thotë; Në fakt, asgjë nuk kërkon sforcime më të mëdha të menduari, sesa argumentimi që synon të justifikojë jomendimin.

Në cilësinë e producentes së

” Përputhen” keni synuar që të justifikoni jomendimin tuaj përmes një lojë fjalësh.

Ta marrim shtruar. Ju pretendoni se formati televiz që prodhoni nuk krijon modele për t’u ndjekur, por veçse personazhe për t’u parë.

Personazhi është një individualitet i caktuar që krijohet nga një shkrimtar a nga një skenarist.

Përmes fjalës “personazh” ju keni pohuar të vërtetën e madhe që personazhet tek ” Përputhen” mund të jenë gjithçka veçse individë që sillen në mënyrë të natyrshme jo.

Personazhet në formatin tuaj janë personazhe individualiteti i të cilëve krijohet nga ju, sjellja e të cilëve udhëzohet nga ju, dashuria e të cilëve diktohet nga ju dhe puthja e të cilëve gjykohet nga ju.

Me pak fjalë, të rinjtë dhe të rejat me mish dhe gjak, ju i trajtoni si fryt të imagjinatës, ndërkohë që edhe një shkrimtar që prodhon një personazh në letërsi, do të ishte më i kujdesshëm për rrugëtimin e personazhit të tij.

LEXO EDHE:  Rekord të infektuarish nga Covid-19/ Humbin jetën 4 pacientë

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Mbi 800 të infektuar, vdekjet mbeten në shifra të larta

Ndonëse personazhi i shkrimtarit jeton veçse në mendjen e tij, ky i fundit e trajton me përkujdesjen dhe me respektin që meriton një jetë.

Ju me këtë eksperiment të neveritshëm social dhe televiziv, shkelni me këmbë dinjitetin e një djali apo të një vajze, ose e thënë ndryshe nuk keni respekt për jetën si koncept. Një jetë pa dinjitet është një jetë e çuar dëm.

Ju pretendoni të na servirni si reale diçka që është kryekëput artificiale.

Nuk ndodh në jetën reale, që një djalë apo një vajzë të jetë dëshmitar apo dëshmitare e grafikut të takimeve të dikujt që pëlqen dhe pasi ky ose kjo e fundit të ketë dalë me pesë a gjashtë vetë, djali apo vajza të presë krejt i heshtur dhe i përulur radhën e tij.

Kjo nuk ndodh sepse dashuria nuk është ndeshje sportive ku ekzistojnë stolat rezervë. Kjo nuk ndodh sepse dashuria nuk përjetohet në grup. Dashuria në grup nuk është dashuri, por orgji. Në mos qoftë orgji seksuale është orgji emocionale.

Ndaj ky eksperiment i neveritshëm televiz, nuk është gjë tjetër veçse një krim i mirëfilltë shoqëror në të cilin çdo djalë apo vajzë, duhet të vrasë çdo ndjenjë të natyrshme në emër të skenaristit të emisionit dhe në emër të famës televizive, përmes së cilës çdo i ri apo e re, mendon se do të arrijë lumturinë e munguar.

Post Scriptum- Krimi televiziv nuk prodhon gjak, por kjo nuk do të thotë se nuk ka kufoma.

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pasditja sjell vranësira/ Njihuni me parashikimin e motit

Publikuar

-

Nga

Vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe me vranësira të lehta.

Sipas MeteoAlb deri në mesditë vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja të sjell dendësim të vranësirave duke gjeneruar shira aftashkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike në zonat lindore, duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime.

LEXO EDHE:  “Qeveria të mos kursejë financat”/ Meta: Çdo shqetësim i qytetarëve duhet trajuar me urgjencë

LEXO EDHE:  Sot mblidhet Kuvendi/ Këto janë temat që do të diskutohen

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 12°C deri në 33°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

LEXO TE PLOTE