LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqipëria ka nevojë për ndryshim”/ Basha: Koha është tani

24 Mars 2021, 19:28, Politikë CNA
“Shqipëria ka nevojë për ndryshim”/ Basha: Koha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar sot disa foto nga takimi me qytetarët në njësinë 5 në Tiranë.

Basha thotë se te ta pa dëshirën e madhe për ndryshim, ndaj edhe thekson se koha për ndryshim është tani.

Kreu i opozitës pretendon se ndryshimin do ta sjellin vetë qytetarët, për të cilët deklaron se janë të vetëdijshëm për gjendjen e vendit.

?Sot u takova me shumë qytetarë në njësinë 5 në Tiranë. Tek të gjithë pashë dëshirën e madhe për ndryshim.

Shqipëria kërkon ndryshim, Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe koha është tani. Njerëzit që do ta sjellin ndryshimin janë këta qytetarë të vetëdijshëm për gjendjen e vendit, këta të rinj që duan të ndërtojnë jetën këtu, në vendin tonë. Ne jemi angazhuar me planet tona ambicioze të shkollimit, trajnimit, punësimit dhe mbështetjes financiare.

Së bashku për ndryshim. Në 25 prill Shqipëria fiton!?, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga