LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shitblerja e votës/ Paralajmëron Taulant Balla

24 Mars 2021, 10:46, Politikë CNA
Shitblerja e votës/ Paralajmëron Taulant Balla

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, ka zvilluar një takim me banorët e fshatit Labinot Katund. Ai u shpreh se ligji do të ndëshkojë këdo që tenton të blejë votën.

?Do shkosh t?i kërkosh përgjegjësi, do të thotë: ?Çfarë do? Të kam blerë votën.?, tha Balla ndër të tjera gjatë takimit.

Në një video të postuar në rrjetet sociale ai ka shkruar:  ?Takim me banorë të fshatit Labinot Katund. Vota është e lirë!  Vota është e fshehtë! Shitblerja e votës përbën vepër penale dhe dënohet sipas legjislacionit në fuqi?./CNA.al

Lajmet e fundit nga