LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reagon pas shoqërimit në komisariat kandidatja e LSI/ PS ka vendosur kamera në zyrë për të kërcënuar njerëzit!

24 Mars 2021, 17:17, Politikë CNA
Reagon pas shoqërimit në komisariat kandidatja e LSI/ PS ka vendosur

Kandidatja LSI në Durrës Elona Guri ka reaguar pas shoqërimit nga policia, ku u konfliktua me një person.

Kryesuesja e listës së LSI-së në Durrës, akuzon se në zyrën e LSI-së janë vendosur kamera sigurie, për të regjistruar lëvizjet, hyrjet e daljet.

“Mafia e inceneratorëve vendos kamera dhe pajisje përgjimi në zyrën qendrore të LSI Durrës me qëllimin për të identifikuar, intimiduar, frikësuar e më pas për të pushuar nga puna këdo qytetar të thjeshtë që i bashkohet LSI.

Ky është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite. Një shkelje penale dhe një akt i shëmtuar i kryer nga matrapazët e inceratorëve. Njihuni me të vërtetën se sa poshtë kanë rënë zuzarët e ?Rilindjes? dhe se çfarë mendje kriminale kanë fundërrinat e mafias së plehrave të cilëve u shtohet një padi tjetër penale për shkeljet dhe zullumet e shumta që kanë bërë.

Harxhojnë milionat e vjedhura nga inceneratorët për kamera dhe mjete përgjimi për të intimiduar e frikësuar njerëzit e LSI. Asgjë nuk e ndal FITOREN E MADHE të 25 prillit. Janë të kapitulluar.Më 25 prill fiton Durrësi dhe Shqipëria”, shkruan ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga