LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Postimi i parë në Twitter shitet për 2.9 milionë dollarë

24 Mars 2021, 14:51, Tech CNA
Postimi i parë në Twitter shitet për 2.9 milionë

Drejtori i Twitter Jack Dorsey shiti shkrimin e tij të parë në Twitter, dhe ky është po ashtu shkrimi i parë në këtë rrjet social. Oferta përfundimtare ishte 2.9 milionë dollarë.Shkrimi u bë më 21 mars 2006. Ai është shpërndarë më shumë se 120,000 herë dhe është pëlqyer më shumë se 160,000 herë, shkruan CNN.

Një version i autografuar në mënyrë digjitale u ble 15 vjet më vonë, pothuajse në të njëjtën datë kur u shënua, nga Sina Estavi, CEO i shërbimit malajzian. ?Kjo nuk është vetëm një shkrim i zakonshëm në Twitter! Unë mendoj se vite më vonë njerëzit do ta kuptojnë vlerën e vërtetë të këtij shkrimi, si piktura e Mona Lisa?, shkroi Estavi të hënën.

Estavi pagoi me kriptovaluten Ethereum, sipas faqes në internet ku ishte shitur shkrimi.

Dorsey tha se ai menjëherë do të konvertojë paratë nga shitja e tij në Bitcoin dhe të ardhurat do të dërgohen në Give Directly Africa Fund, një organizatë bamirësie që ndihmon njerëzit në varfëri në atë kontinent kryesisht./ CNA.al

Lajmet e fundit nga