Connect with Us

Policia bën namin me gjoba/ Ndëshkon qindra qytetarë, nuk respektuan masat anti-Covid

Kronika

Policia bën namin me gjoba/ Ndëshkon qindra qytetarë, nuk respektuan masat anti-Covid

Publikuar

-

Policia bën namin me gjoba/ Ndëshkon qindra qytetarë, nuk respektuan masat anti-Covid

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave anticovid.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 709 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nga këta, 611 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse, 4 janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00, dhe 92 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare. Ndëra pjesa tjetëtr janë subjekte ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Ndëshkohen me masë administrative 709 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 24 orëve të fundit.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 611 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

LEXO EDHE:  “Fshehu rastet me Covid dhe vonoi 3 muaj marrjen e masave”/ Berisha kërkon burgosjen e Ramës

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 92 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 2 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas motorin në Elbasan/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

Aksident në autostradën Vlorë- Fier, përplasen dy makina

Një makinë është përplasur mbrëmjen e sotme me një motor në aksin Tiranë-Elbasan, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Mësohet se drejtuesi i motorit ka “fluturuar” në ajër dhe më pas është përplasur me bordurën.

Nga informacionet paraprake, raportohet se ai është dërguar me urgjencë për në spital, pasi ka marrë plagë të rënda në trup.

LEXO EDHE:  Video tek spitalet Covid/ Vokshi i përgjigjet Ballës: Mund të shani e mallkoni gjithë ditën…

LEXO EDHE:  Çako-Rokanas: Marredheniet mes dy policive, shume te mira

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Krimi pushton vendin/ Pas vrasjes në Elbasan, kërcet arma dhe në Korçë, një i plagosur

Publikuar

-

Nga

Krimi pushton vendin/ Pas vrasjes në Elbasan, kërcet arma dhe në Korçë, një i plagosur

Pas vrasjes një Elbasan, plagosje me armë zjarri është regjistruar pak minuta më parë dhe në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur tek zona e Pazarit, ndërsa rrethanat nuk janë ende të qarta.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa mësohet se ka marrë një plumb.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 11.05.2021, rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. R., rreth 33 vjeç, banues në Korçë, që në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  FOTOT/ Tahiri kopjon policinë lituaneze

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Drejtoria Tatimore Durrës bllokoi llogaritë e 106 bizneseve gjatë Covid-19

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi M. R., mund të jetë vetëplagosur.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi i Everest Çakës/ RENEA zbarkon në Elbasan, mbi trupin e viktimës u zbrazën 10 plumba

Publikuar

-

Nga

Ekzekutimi i Everest Çakës/ RENEA zbarkon në Elbasan, mbi trupin e viktimës u zbrazën 10 plumba

Pas eksekutimit të Everest Çakës, RENEA ka zbarkuar në Elbasan duke rrethuar zonënë ndërkohqë që janë zbardhur edhe detaje të reja.

Mësoher se kundër shënjestrës autorët kanë qëlluar mbi 10 herë duke u siguruar që e kanë vrarë.

Dyshohet se kanë qenë dy pëersona që kanë qëlluar në drejtim të çiftit Çaka, ku ndërroi jetë 41-vjeçari ndërsa gruaja e tij Silvana mori një plumb në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Lot dhe dhimbje brenda spitaleve Covid/ Mjeku rrëfen dy ngjarjet prekëse

LEXO EDHE:  FOTOT/ Tahiri kopjon policinë lituaneze

Pas ngjarjes një makinë u gjet e djegur në Golem ndërsa dyshohet se i përket autorëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE