Connect with Us

Plarent Ndreca përplaset me Bejtjan/ “O zotëri i dashur, unë të respektova”

Politikë

Plarent Ndreca përplaset me Bejtjan/ “O zotëri i dashur, unë të respektova”

Publikuar

-

Plarent Ndreca përplaset me Bejtjan/ O zotëri i dashur, unë të respektova

Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Plarent Ndreca, ka debatuar mbrëmjen e sotme me analisti Andi Bejtja, teksa ishin duke folur për situatën politike, në kohën kur ka mbetur vetëm një muaj nga zgjedhjet parlamentare.

Ndreca tha se është e pamoralshme që opozita të kërkojë vota, kur dy vite më parë i dogji mandatet.

Kjo deklaratë u kundërshtua nga Bejtja, duke sjellë përplasje me socialistin, i cili kërkoi ta respektojë dhe ta lërë të përfundojë fjalën.

Debati në Syri Tv:

Ndreca: Një ndër gjestet kriminale të opozitës që sot në mënyrë të pamoralshme shkon te qytetarët prap sot, është lënia e mandateve. Ai ka cënuar…

Bejtja: Ore opozita mund të ketë gabuar në strategji, mund të mos ketë lidershipin aktual, po më mirë një opozitë që nuk shkatërron vendin sesa një mazhorancë që e ka shkatërruar vendin 8 vjet.

LEXO EDHE:  Presidenti Trump sulmon John Bolton/ Një budalla i vërtetë, kërkonte vetëm luftë

Ndreca: Po po e shkatërron pra. Nuk ka shkatërrim më të madh, është shkatërrim kushtetues.

Bejtja: Lëre mandatin në krahasim me shkatërrimin që i është bërë Tiranës.

Ndreca: Mirë a mund ta mbaroj? O zotëri i dashur, zoti Bejtja, për ty.. për ju… Tani do bëjmë debat apo?..

Bejtja: Debat pra debat.

Ndreca: Dakord. Atëherë po do ndërhyj dhe unë pastaj. Unë të respektova në fakt, të lashë pa ndërhyrë.

Bejtja: Edhe unë ndërhyva i pari, jo se nuk të respektova.

Ndreca: Unë të respektova për të mos të ndërprerë fjalën, se për ty janë të gjitha relative për opozitën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Nuk duam t’i lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Publikuar

-

Nga

‘Nuk duam ti lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, dhjetëra anëtarë të Kryesisë, Këshillit Kombëtar dhe themelues të PD-së kanë kërkuar njëzëri dorëheqjen e Lulzim Basha nga posti i kryetarit.

Megjithatë, nga Basha nuk ka pasur asnjë reflektim, ndërsa kryetari vijon me propagandën e tij se beteja sapo ka filluar.

Pas dorëheqjes së sekretarit organizativ Sahit Dollapi, demokratët kanë filluar të braktisin Bashën njëri pas tjetrit.

CNA.al mëson se në grupin e Whatsapp-it të Këshillit Kombëtar të PD, ku shpërndahet propaganda e SHQUP-it, anëtarët kanë filluar të largohen njëri pas tjetrit.

LEXO EDHE:  Çështja e detit/ Meta mesazh Ramës: Veprimet individuale dhe të nxituara nuk ndihmojnë

LEXO EDHE:  Frangaj ia thotë troç Bashës/ “Po nuk i njohe zgjedhjet, do shkatërrosh më shumë veten”

Mësohet se nga grupi është larguar jo vetëm Sahit Dollapi, por edhe anëtari i Këshillit Kombëtar Darien Xhindoli, i cili ka qenë kandidat për bashkinë e Lushnjes.

Ky largim i demokratëve vjen vetëm një ditë para se Basha të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar ku do të analizohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit  në çdo qark.

Kjo tregon edhe një herë se varka e Lulit tashmë është në mbytje e sipër dhe koha do tregojë që do e braktisin të gjithë një nga një./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Njerëz si ty duam të na drejtojnë”/ Luljeta Bozo: Do të jem zëri i qytetarëve në Parlament

Publikuar

-

Nga

“Njerëz si ty duam të na drejtojnë”/ Luljeta Bozo: Do të jem zëri i qytetarëve në Parlament

Inxhinieria Luljeta Bozo, një nga zërat kryesorë gjatë periudhës së tërmetit ka treguar se si ka marrë qindra falenderime nga ana e qytetarëve për për këshillat e dhëna gjatë asaj periudha.

E ftuar në emisionin ‘Fol me mua’ Bozo ka treguar se si qytetarët e ndalonin në rrugë për ta falenderuar ndërsa tha se kishin dëshirë dhe besim se do të ishte zëri i tyre në Parlament.

“Unë jam mbushur domethënë jam habitur, por edhe jam mbushur plot me energji dhe me një gëzim që nuk e blej dot me asnjë gjë që mbas tërmetit unë ecja vetëm 10 m dhe do të takoja një ‘Ku je Luljeta, ku je inxhiniere, ku je profesore’. Falenderime pafund dhe urime që i kisha qetësuar dhe që shprehën dëshirën njerëz si ty duam të na drejtojnë. Domethënë kishin një dëshirë dhe kishin një besim që unë po të shkoj në Parlament jo se do të bëj përmbysje se nuk bën përmbysje asnjë njeri, por unë zërin e tyre do ta çoj. Kjo është e sigurtë, për këtë janë të sigurtë ata.

Çdo shqetësim që ka një grup shoqëror dhe e ka të argumentuar gjithmonë me fakte dhe njëkohësisht ai që e ka atë shqetësim shikon dhe një rrugëzgjidhje ai e bën një rrugëzgjidhje me mendjen e vet që duhet të bëhët kjo. Se atij që i pikon çatia e di sesi duhet ta riparojë, edhe ai e di që kjo punë nuk ecën, por po të bëj  këtë gjë, po ta rregulloj me ligj do eci çdo gjë mirë.

Kështu që ai mendim i pjekur nuk po them nga një person, por një grupim mund të jetë grupimi i pensionistave që kanë problemet, rinia, gratë, gratë biznesmene, përjashtuar nga tërmeti po kanë problemet e përditshme që ka Shqipëria. Kështu që ajo më shtyu të them të drejtën se unë nuk jam marrë me politikë, plus edhe vlerësimi që ishte maksimal nga ana e Kryeministrit që më bëri ftesën”, u shpreh inxhinieria Bozo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i quajti shërbëtorë të Ramës/ Reagon anëtari i KAS: S’kam pasur presion

Publikuar

-

Nga

Basha i quajti shërbëtorë të Ramës/ Reagon anëtari i KAS: S'kam pasur presion

Anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho, i është përgjigjur akuzave të opozitës se janë shërbëtorë të kryeministrit Edi Rama.

Braho mohoi akuzat dhe tha se pavarësisht se është propozuar nga PD nuk ka pasur asnjë presion nga askush. Ai deklaroi në Report Tv se KAS është i depolitizuar.

Unë nuk kam pasur asnjë presion apo shtysë, dhe pse jam propozuar nga PD. Kodi Zgjedhor, pas Reformës Zgjedhore të fundit ka parashikuar që të gjithë anëtarët e KQZ janë të depolitizuar, por kryetari i opozitës, nisur edhe nga vendimmarrjet e fundit që refuzojnë marrjen e provave shtesë, apo për fletën e votimit, apo shfrytëzimit të votave, patjetër që e konsideron si vendimmarrje politike,që kanë marrë shumicën e votave“, u shpreh anëtari i KAS, ndërsa zbuloi se të hënën do të shqyrtohet ankimimi për qarkun e Beratit.

LEXO EDHE:  Çështja e detit/ Meta mesazh Ramës: Veprimet individuale dhe të nxituara nuk ndihmojnë

LEXO EDHE:  Kërkoi lirimin e “pronarëve” të drogës/ Prokurorja “ngec” në deklarimin e pasurisë

Ditën e hënë në 10 do të vijohet me qarkun e  Beratit nëse KQZ do i ketë bërë gati, në rast të kundërtën do vijohet me qarkun e Vlorës, dhe po presim provat për Gjirokastrës“, theksoi Braho./ CNA.al

LEXO TE PLOTE