LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luan Daci thellon skandalin/ S’pyet as për SPAK, as për vendime gjyqsore

24 Mars 2021, 11:59, Aktualitet CNA
Luan Daci thellon skandalin/ S’pyet as për SPAK, as për vendime

Ish anëtari i Vettingut, Luan Daci, po tallet hapur me Reformën në Drejtësi.

Daci nuk pyet për vendime gjyqsore edhe pse u shkarkua nga KPA. Ai vijon të paraqitet në zyrë duke mos marrë për bazë vendimet e drejtësisë që janë dhënë ndaj tij.

Gjyqtari është në ambientet e KPA-se, ndërkohe që vazhdon të jetë i pezulluar dhe nuk ushtron asnjë funksion sa i përket aktivitetit gjyqësor te Kolegjit.

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit lanë fuqi dënimin me 6 muaj burg për ish-anëtarin e KPA, Luan Daci.

Ky dënim i është konvertuar Luan Dacit në 12 muaj shërbim prove. Pas seancës ish-gjyqtari Luan Daci sfidoi drejtësinë duke deklaruar se ?Nuk largohem, do bëj rekurs në Gjykatën e Lartë, kam 109 vota nga parlamenti?.

Sipas SPAK, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t?u bërë pjesë e trupës së KPA-s./CNA.al

 

GJKKO jep vendimin për Luan Dacin/ Gjyqtari: Nuk largohem nga KPA!

Skandali në KPA/ Luan Daci ?zhvat? taksat e qytetarëve

Lajmet e fundit nga