Connect with Us

Lindjet në rënie në të gjithë Europën/ Shqipëria me përkeqësim të lartë

Sociale

Lindjet në rënie në të gjithë Europën/ Shqipëria me përkeqësim të lartë

Publikuar

-

Lindjet, rënie në të gjithë Europën më 2019/ Shqipëria ndër vendet me përkeqësim të lartë

Lindshmëria u përkeqësua në të gjithë Europën gjatë vitit 2019, kurse Shqipëria hyn në mesin e vendeve me treguesin më të dobët të indeksit të fertilitetit në kontinent.
Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2019, në të gjithë Bashkimin Europian kanë lindur 4.17 milionë foshnje, duke vazhduar një trend rënës që filloi pas vitit 2008, kur në BE lindën 4.68 milion fëmijë.

Shkalla totale e lindshmërisë ishte 1.53 lindje për grua në BE në 2019, një rënie e vogël nga kulmi i saj i fundit në 2016 (1.57), megjithatë një rritje krahasuar me 2001 (1.43).

Në Shqipëri, indeksi i fertilitetit ishte më i ulët se mesatarja e BE me vetëm 1.36 nga 1.37 që ishte më 2018 dhe me një përkeqësim të dukshëm nga viti 2000, ku ky tregues ishte 1.9.

Indeksi i fertilitetit poshtë 2.1 tregon se popullsia është nën normën e zëvendësimit dhe po shkon drejt rënies. Shqipëri e kaë humbur normën e zëvendësimit prej vitesh, ndërsa në Europë ky proces ka qenë më i ngadaltë.

Në Rajon, Serbia dhe Mali i Zi kishin një indeks të fertilitetit më të mirë se Shqipëria përkatësisht me 1.52 dhe 1.77.

Në vitin 2019, shkallën më të lartë të lindshmërisë e kishte Franca me 1.86 lindje të gjalla për grua dhe ishte Shteti Anëtar me nivelin më të lartë të lindshmërisë në BE, ndjekur nga Rumania (1.77), Çekia, Irlanda dhe Suedia (të tre 1.71) dhe Danimarka (1.70).

Në të kundërt, nivelet më të ulëta të lindshmërisë janë vërejtur në Maltë (1.14 lindje për grua), Spanjë (1.23), Itali (1.27), Qipro (1.33), Greqi dhe Luksemburg (të dy 1.34) dhe Shqipëri me 1.36.

Në vendin tonë, gjatë periudhës 2011 – 2020 lindjet në shkallë kombëtare kanë rënë me 18%. Nga 34,285 bebe të lindura më 2011 në vitin 2020 linden 28,075. Qarku i Kukësit shënoi rënien më të madhe në shkallë vendi. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit në prefekturën Verilindore lindshmëria shënoi rënie me 37.8 për qind.

LEXO EDHE:  Rriten të punësuarit me paga të ulëta, bien ata me paga mbi 120 mijë lekë në muaj

Pas Kukësit, rënien më të madhe të lindshmërisë gjatë dekadës së fundit e ka shënuar Qarku i Beratit me 34.3%. Gjirokastra renditet e treta për rënien e madhe të lindshmërisë me 32.2% dhe më pas Vlora me mbi 31% për të njëjtën periudhë. Në të kundërt rënien më të ulët të lindjeve e kishin Tirana dhe Durrësi përkatësisht me -1.6 dhe -12.0%. Këto dy qarqe, edhe pse me rënie të lindjeve, kanë shtesë natyrore pozitive të popullsisë për shkak të zhvendosjeve nga rrethet e tjera drejt tyre.

Si pasojë e kësaj situate, zhvillimet demografike janë duke u zhvilluar sipas skenarëve pesimistë të projeksioneve të popullsisë.

Sipas rishikimit të fundit që i takon periudhës 2019-2031, në skenarin pesimist indeksi i fertilitetit për një grua në vitin 2019 ishte 1.36 njësoj si në skenarin pesimist, por në të ardhmen treguesi mund të përkeqësohet përtej këtij skenari për shkak se anketat e tërthortë tregojnë se emigracioni në dekadën e fundit ka qenë më i lartë se pritshmëritë.

Vendet e Europës Lindore përjetuan rënie të lindshmërisë gjatë viteve 1990 dhe 2000, ku indeksi Sintetik i Fekondimit (ISF) arriti në nivele shumë të ulëta. Rastet më ekstreme janë ato të Bullgarisë (1,09 fëmijë për grua) dhe të Republikës Çeke (1,13 fëmijë për grua), për pjesën tjetër të vendeve të Evropës Lindore iSF arriti minimumin, rreth vlerës 1,2 lindje për grua. Në hipotezën e lindshmërisë së ulët në Shqipëri mendohet që iSF do të arrijë nivelin 1,2 në vitin 2031, por zhvillimet reale po tregojnë se ky nivel do të arrihet para këtij viti./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Imuniteti i tufës dhe variantet e reja Covid/ Epidemiologu Alimehmeti jep detaje

Publikuar

-

Nga

Alimehmeti parashikim shpresëdhënës/ “Po i afrohemi imunitetit të turmës”

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën pandemike në të cilën ndodhet vendi.

Alimehmeti ka bërë me dije se është akoma herët për të folur për fundin e pandemisë, por sipas tij fatmirësisht deri më tani të dhënat janë të mira.

Ai ka theksuar se përdorimi i vaksinës dhe imuniteti natyror duket se deri më tani kanë dhënë dhe rezultatet e tyre në imunitetin e popullatës.

Është fundi i një volumi të serisë së librave që po bën pandemia, dhe duhet të presim nëse autori (virusi) do të shkruajë libër tjetër. Jemi të shqetësuar për moshën e vjetër por fatmirësisht po mbulohet nga pjesa e vaksinimit dhe deri më tani numri më i madh i shqiptarëve tashmë janë imunizuar në mënyrë natyrale ose me vaksinë.

Vaksinimi në popullsitë e vogla është më i lehtë dhe bën që vala e tretë është më e butë dhe më e lehtshëm për të kaluar. Ne akoma nuk dimë shumë gjëra nga imunologjia, por ka disa lloj indikacionesh se ky imunitet do të zgjasë. Para një muaji OBSH ka thënë se do të zgjasë 6 deri në 9 muaj. Ka shumë studime dhe më i fundi i bërë nga Danimarka thuhet se në në 12 muaj e gjejmë dhe imunitetin.

Merret gjaku dhe vendoset në kontakt me virusin për të parë sesi reagon. Problematika e Sars Cov 1 është më i madh se Sars Cov 2, por është parë lidhja me viruset e tjera. Këto janë thjesht të dhëna vëzhgimore jo eksperimentale janë një seri informacionesh që na mbështesin hipotezën tonë se imuniteti viral zgjat mjaftueshëm dhe nuk është vetëm çështje muajsh por është vitesh”, ka thënë Alimehmeti i ftuar në studion e ABC./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“E kemi zemrën plot”/ Topalli bëhet gjyshe për herë të dytë

Publikuar

-

Nga

Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli është bërë gjyshe për herë të dytë.

Topalli ka bërë me dije se vajza e saj Megi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale foto ku vajza e Topallit shfaqet me dy fëmijët e saj në krahë.

“Një engjell i vogël ka mbërritur në shtëpinë tonë duke gëzuar të gjithë. Megi e ne të gjithë kemi zemrën plot”, shkruan Topalli bashkëngjitur fotos./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“20 mijë policë të vaksinuar”/ Manastirliu: Arrijmë 1 milion në total në muajin qershor

Publikuar

-

Nga

Rreth 20 mijë efektivë policie janë vaksinuar kundër COVID, dëri më tani.

Shifra është bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ministrja thotë se vaksinimi masiv në të gjithë vendi ka kaluar shifrën e 612 mijë në total. Ajo thekson se qeveria është e vendosur të vijojë me ritme të shpejta për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda muajit qershor.

Rreth 20 mijë vaksinime janë kryer për uniformat blu në të gjithë vendin, teksa vaksinimi masiv ka kaluar 612 mijë vaksinime për qytetarët më të rrezikuar. Jemi të vendosur të vijojmë me ritme të shpejta, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE