Connect with Us

“Kam nisur të lexoj Leon Tolstoin që kur isha 4 vjeç”/ S’ kanë fund “perlat” e Bashës tek “Misioni im”

Politikë

“Kam nisur të lexoj Leon Tolstoin që kur isha 4 vjeç”/ S’ kanë fund “perlat” e Bashës tek “Misioni im”

Publikuar

-

“Kam nisur të lexoj Leon Tolstoin që kur isha 4 vjeç”/ S kanë fund “perlat” e Bashës tek “Misioni im”

Lulzim Basha pretendon se ka nisur të lexojë që kur ishte në kopësht një nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. (Ndërkohë vajzës së tij 13 vjeçe i lexon përralla për fëmijë 4-vjeçar). Zbulon pasionin për pikturën dhe kinematografinë, pas takimeve me Rugovën, ‘çlirimin’ e Kosovës dhe luftimin e komunizmit në nga klasa si gjimnazist, pretendon se ka ndihmuar Shqipërinë me ndihma kundër ishte në Holandë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon të befasojë dhe çudisë me ‘perlat’ që ka lëshuar në librin e tij ‘Misioni im’, por nga ana tjetër po vendos në pikëpyetje seriozitetin e tij, si i nominuar i opozitës si kandidat për kryeministër, gjithnjë nëse shqiptarët do t’i japin besimin.

Rrallëkush mund ta besojë, por Lulzim Basha shkruan se ka nisur të lexojë që në moshën 4-vjeçare veprat e Leon Tolstoit, i cili konsiderohet gjerësisht si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. I njohur edhe për kryeveprat “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina”, nënteksti i veprave të Tolstoi vijon të jetë edhe sot objekt studimi i kritikëve letrarë më të një njohur në botë, ndërsa Basha pretendon se ka nisur të lexojë para klasës së parë.

Ndërkohë, disa ditë më parë, Basha publikoi një fotot, teksa po i lexonte vajzës së tij një libër me përralla për moshën 4-vjeçare, një paradoks ky që e vendos Bashën në një pozitë qesharake.

Basha shkruan se “Një nga pasionet e mia të para të periudhës së shkollës ka qenë, dhe vazhdon të mbetet si lexues i rregullt i saj, letërsia, librat. Kam nisur të lexoj mjaft herët, që në moshën 4-vjeçare. Libri i parë artistik që kam lexuar ka qenë një përmbledhje fabulash “Kopshtari dhe të bijtë” nga Leon Tolstoi. Në familje kemi qenë të rrethuar nga libra edhe për shkak të shkrimtarit të njohur Sulejman Krasniqi, si pjesë e rrethit tonë të ngushtë familjar. Sigurisht, me kulturën dhe librin kam ngelur një soditës dhe shijues i saj. Më pëlqejnë shumë muzika, kinematografia, piktura dhe arkitektura. Kur më jepet rasti të vizitoj muzeume të ndryshme, orët rrjedhin si minuta brenda tyre. Është një botë që më mbush shpirtërisht, dhe si kryeministër i ardhshëm dua të vihem në shërbim të komunitetit të mrekullueshëm të artistëve shqiptarë. Unë jam rritur me veprat e tyre dhe natyrisht dëshiroj që edhe fëmijët e mi të mbushen shpirtërisht nga arti shqiptar”.

Kjo nuk është ‘perla’ e vetme e Lulzim Bashës. Kreu i PD-së e vizaton vetën edhe si një humanist dhe sakrifikues i madh. Ai pretendon se kur ishte student në Holandë, së bashku me Aurelën, kanë ndihmuar Shqipërinë, duke i dërguar ndihma.

“Disa muaj më parë, gjatë bisedës përgatitore për një intervistë, pyetjes së gazetarit nëse kisha dhënë ndonjëherë personalisht ndonjë donacion, iu përgjigja se i fundit ishte javën e kaluar. “Kujt?”, ngulmoi ai. “Është kundër etikës sime personale të tregoj dhe të mburrem se kujt i jam gjendur në një situatë të vështirë”, iu përgjigja. Bashkë me Aurelën, që kur kemi qenë studentë në Holandë, kemi marrë pjesë në shumë fushata mbledhjesh dhe dërgimi ndihmash për Shqipërinë. Në jetën time personale, para futjes në politikë, fatmirësisht edhe prej të ardhurave të mjaftueshme që kam pasur, kam besuar gjithmonë se një dorë solidare duhet jetë diku për ata që janë në nevojë. Në kushtet e sotme, më është dashur të reflektoj thellë mbi atë se si tregu i lirë mund të jetë në dobi të të gjithëve; se si tregu u lirë mund të jetë human; se si demokracia shqiptare mund të jetë dhe një demokraci ekonomike; se si shpërndarja e të ardhurave kombëtare të jetë më e drejtë në shoqëri; se si mund të realizohet kjo, kur diferenca dhe pabarazia e rezultatit janë normë dhe parakusht i ekonomisë së tregut”.

Lulzim Basha pretendon gjithashtu se ka qenë disident dhe se ka luftuar regjimin komunist që kur ishte 15 vjeç, madje sipas tij, për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste për regjimin, ndiqej nga Sigurimi i Shtetit.

LEXO EDHE:  Basha nuk “iu ndahet” oligarkëve/ Ja ku shkojnë paratë e qytetarëve

“Në të vërtetë, po të bëj një kthim të shkurtër të fillim të viteve ’90, më kujtohet që mjedisi në të cilin gjallonte Shqipëria në atë kohë – kur isha jo më shumë se 15-16 vjeç – mbartte një atmosferë ngjarjesh për të cilat nuk mund të mos shpreheshe, ndaj të cilave nuk mund të qëndroje indiferent. Ditën pas rënies së Murit të Berlinit, mbaj mend që në orën e mësimit mësuesja kujdestare na pyeti se çfarë mendonim për ato ngjarje. Nxënësit nuk po flisnin ndaj dhe unë, së bashku me një shok, morëm fjalën. Sot nuk më kujtohet saktësisht se çfarë thash, por sigurisht ishte diçka kundër regjimit komunist dhe Partisë së Punës. Unë isha rritur në atë frymë në familjen time, e cila nuk e pranoi atë regjim asnjë ditë. Mbaj mend që një shok tjetër më tha ‘hej…kujdes se erdhi Aro’. Arot ishin tipat e makinave famëkeqe të regjistrimit që shoqëronin çdokënd që fliste kundër tij. Bëhej fjalë për Sigurimin. …Vajtja jonë si nxënës gjimnazi në mitingjet në Qytetin Studenti është ndoshta kujtimi im më i pashlyer i asaj kohe. Ndjeja se diçka e bukur po vinte për shqiptarët…”.

Libri shumë mirë mund të titullohej me batutën e famshme ‘Doni më për Belulin…”. Lulzim Basha e portretizon Bashën edhe si një ‘shpëtimtar’ i Kosovës, ‘babai’ i pavarësisë dhe njohjes së saj. Ai thotë se se që kur ishte student në Holandë takohej me liderin Ibrahim Rugova, për çështjen e Kosovës.

…Kam qenë me fat që edhe kur kam qenë në Holandë, si pjesë e komunitetit shqiptar aty, jam takuar disa herë me liderin historik të Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova dhe me përfaqësuesit e tjerë të Qeverisë në azil të Kosovës. Po ashtu jam me fat që për pesë vite shërbe va fillimisht në ekipin e Tribunalit për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, që dokumentoi dhe ngriti akt-akuzën kundër Sllobodan Miloshevicit, dhe më pas në Kosovë, në kuadrin e administratës së UNMIK-ut. Çdo ditë aty, unë kam ndier një shpagim: realizimin e një amaneti të gjyshërve të mi për të kontribuar me mish e me shpirt për ëndrrën e Kosovës së lirë e të pavarur.

…Si Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Transporteve, puna ime për ndërtimin e Rrugës së Kombit dhe për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, ishte kurorëzim i lidhjes sime me Kosovën, té cilën nuk e dinte askush. Kur kemi inauguruar Rrugën e Kombit me ish-kryeministrin Berisha, unë mezi mbaja lotët: në ato çaste, teksa prisnim të binte barriera e fundit që na ndante me Kosovën, me kane ardhur në mend gjyshërit e mi, të cilët ndërruan jetë pa pasur më kurrë mundësi ta shikonin tokën e tyre, m’u kujtuan dëbimet masive të shqiptarëve, m’u kujtuan sakrificat e sa e sa patriotëve që luftuan për liri, presidenti Rugova, Adem Jashari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Të gjitha këto vetëm në një fraksion sekonde.

Ka qenë nderi më i madh i jetës sime politike deri atëherë, që falë mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtarë, sidomos Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të isha pjesëmarrës në pavarësimin e Kosovës, të përjetoja në radhën e parë se si po realizohej një ëndërr, jo vetëm e familjes sime, por e gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë…”./Shqiptarja.com

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Papagallët e Lulit/ I njëjti tekst në çdo deklaratë

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha po mundohet me çdo formë dhe mënyrë për të justifikuar humbjen e radhës që mori në 25 prill dhe dënimin e PD me katër vite të tjera në opozitë. Pas disfatës në zgjedhje, zërat për largimin e tij u shtuan nga dita në ditë, ku përveç ish përfaqësuesve të PD edhe qytetarët e thjeshtë demokratë po kërkojnë riformatim të partisë.

Frika e Bashës është e madhe, dhe për të mbuluart dështimin, ka nxjerrë papagallët e tij, të cilët në çdo dalje për media përsërisin të njëjtën deklaratë. Gazment Bardhi, Belind Këlliçi, Enkelejd Alibeaj apo Jorida Tabaku të cilët arritën të merrnin mandatin e deputetit dhe me “madhështë” përsërisin se vjedhjet janë të vjedhura nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi dhe se PD po nxjerr çdo ditë fakte të reja.

LEXO EDHE:  Sistemi zgjedhor në Shqipëri/ Qytetarët kërkesë për referendum

LEXO EDHE:  “Koha nuk pret!”/ Basha publikon fotot nga Shkozeti, apel strukturave shtetërore

Çdo ditë Partia Demokratike po bën publik gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimji Doshi-Rama-Rakipi”, thuhet në deklaratën e përsëritur të tyre.

Por mesa duket papagallët e Lulit ende nuk e kanë kuptuar se PD i ka shanset shumë të vogla, për të mos thënë zero që të vijë në pushtet nën drejtimin e Bashës.

Ky është një fakt, pasi ky i fundit në çdo proces zgjedhor ka dështuar dhe madje thellë, duke lënë pa asnjë përfaqësim demokratët dhe njerëzit që vërtet e duan partinë dhe kanë dhënë shumë për të pa asnjë lloj interesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gramoz Ruçi dhe Armando Subashi, grup armiqësor me rojen e shkollës

Publikuar

-

Nga

Gramoz Ruçi dhe Armando Subashi grup armiqësor me rojen e shkollës

Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi, Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi  dhe shtetasit Pëllumb Nanaj.

Ky i fundit rezulton të jetë roje shkolle në Fier, por demokratët duket se e kanë futur në ‘listën e zezë’, pas humbjes së tyre.

Në shkresën që mban datën 31 mars, PD e akuzon këtë të fundit se ka bashkëpunuar me Subashin e Ruçin për të zhvilluar takimet elektorale në aborrin e shkollës.

Madje demokratët akuzojnë se ky i fundit është punësuar nga socialistët me qëllim për ti marrë votën me 25 prill.

Ndoshta Nanaj mund të jetë vërtetë një mbështetës i socialistëve, por të paktën demokratët t’i gjenin një bashkëpunëtorë më serioz Gramozit, jo rojen e shkollës, pasi mirë që humbin por nuk dijnë as të justifikohen duke rënë në nivel qesharak.

Më poshtë gjeni dhe denoncimimin e çuar në KAZ që CNA.al e ka siguruar nga juristët e PD./CNA.al


LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta dy herë në Prokurori/ I ndjekur penalisht për korrupsion  

Publikuar

-

Nga

Meta dy herë në Prokurori/ I ndjekur penalisht për korrupsion  

Presidenti Ilir Meta, po mundohet të shmangë vëmendjen nga Komisioni i Posaçëm Hetimor i ngritur për shkarkimin e tij.

Shkak për nisjen e këtij hetimi u bënë deklaratat e Presidentit, para, përgjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit, ku bënte thirrje për revolucion, luftë civile, prerje gjymtyrësh, rrëmbim kosash e sfurqesh dhe kërcënonte ndërkombëtarët.

Por, Meta pas reagimeve të fundit nëpërmjet stafit të tij, ka zgjedhur të heshtë në lidhje me këtë hetim.

Ai sot është shfaqur i shqetësuar në rrjetet sociale në lidhje me fenomenin e pastrimit të parave.

“Është bërë e qartë nga të gjitha institucionet dhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare, që fenomeni kriminal i pastrimit të parave është kthyer në sistem dhe që kryesisht të ardhurat nga trafiku dhe tregtia e drogës po pastrohen me lehtësi në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit”, shprehet Meta.

Këtë e thotë Meta, Presidenti, apo ish kryeministri i vetëm në dy dekadat e fundit që është proceduar penalisht për korrupsion.

Fytyra e re Metës

Sot Ilir Meta, paraqitet me një fytyrë të re, ndonëse përgjatë viteve që është në politikë, është shenjëstruar për korrupsion, por ka arritur t’ia hedhë deri më tani drejtësisë pa i hyrë gjemb në këmbë.

Kujtojmë se në vitin 2015, Meta i cili në atë kohë ishte kreu i Kuvendit, akuzohej se kishte marrë ryshfet nga Debt International Advisory,(DIA), një kompani mbledhje borxhi që pati hedhur në gjyq OSHEE-në në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë.

Gjithçka është mësuar, pasi DIA hodhi në gjyq kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike për prishje kontrate, duke kërkuar 130 milionë euro në vitin 2013, kohë kur kjo e fundit quhej CEZ Shpërndarje dhe ishte nën pronësinë e gjigantit Çek të energjisë, CEZ Grup.

LEXO EDHE:  Shënim/ Rama dhe Veliaj, “kamxhikët” që nuk trembin mediat  

LEXO EDHE:  Shënim/ Rama dhe Veliaj, "kamxhikët" që nuk trembin mediat  

Në vitin 2015, BIRN raportonte se nga zyra ligjore e OSHEE-së, Clifford Chance pretendonte se Meta kishte qenë një nga përfituesit e pagesave prej miliona eurosh, të përfituara nga kompania e mbledhjes së borxheve prej CEZ Shpërndarje gjatë viteve 2010 dhe 2011.

Kujtojmë se Meta është proceduar dy herë penalisht për korrupsion në lidhje me çështjen e CEZ-it, por edhe në lidhje me 7 përqindëshin apo bllokun e zi, siç njihet më gjerë.

Emri i Ilir Metës është lakuar si i lidhur me aferën e CEZ edhe nga ish-kreu i bordit të drejtorëve të CEZ, Jozef Hejsek.

Ky i fundit ka deklaruar se Meta, në kohën kur ishte Ministër i Jashtëm ka negociuar që Çekët e CEZ të punonin me biznesmenin Kastriot Ismailaj, duke e prezantuar atë si njeriun që kishte mbështetjen e Qeverisë shqiptare.

Në shkurt të vitit 2011, ai u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për korrupsion aktiv, pas publikimit të një video nga emisioni “Fiks Fare”, ku dëgjohej të diskutonte një pagesë prej qindra mijëra eurosh me ish-Ministrin e Ekonomisë, tashmë të ndjerë Dritan Prifti.

Meta ka rritur t’i sfumojë këto akuza dhe sot e shohim duke denoncuar të njëjtat fenomene, ku ai dyshohet se ka qenë përfshirë, por që drejtësia i ka pasur duart e lidhura./CNA.al

LEXO TE PLOTE