Connect with Us

Jo vetëm futboll, lojtari i Bajernit arrin majat. Bëhet ambasador në Bashkimin Europian

BundesLiga

Jo vetëm futboll, lojtari i Bajernit arrin majat. Bëhet ambasador në Bashkimin Europian

Publikuar

-

Mbrojtësi i Bajernit të Mynihut, Alfonso Dejvis është zgjedhur ambasador i Komisionerit të Lartë në Bashkimin Europian për emigrantët.

20-vjeçari i bavarezëve ka qenë gjithmonë i impenjuar duke mbështetur emigrantët kudo në botë. Për vetë lojtarin e kampionëve të Gjermanisë kjo ka një domethënie të madhe pasi edhe vetë ai ka lindur në Ganë nga ku prindërit e tij emigruan në drejtim të Kanadasë duke i shpëtuar luftës në vendlindjen e tij.

Dejvis u shkëput në Kanada në moshën 5-vjeçare, nga ku nisi dhe karrierën profesionale me Vankuver dhe më pas duke hedhur një hap të madh në Europë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Zbulohet e ardhmja e Zherom Boateng

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak ditë pasi Hasan Salihamixhiç deklaroi se Zherom Boateng nuk do të jetë më pjesë e Bajernit të Mynihut në fund të sezonit, zërat për skuadrën e tij të re kanë nisur të qarkullojnë në mediat gjermane dhe ato angleze.

“Daily Mail” shkruan se të interesuar për mbrojtësin e Bajernit janë Çelsi dhe Arsenali. Dy skuadrat londineze duan të forcojnë skuadrën e tyre dhe mendojnë që Boateng ka eksperiencën e duhur për të ndihmuar skuadrat e tyre.

Boateng nuk do të rinovojë në Mynih dhe pas 11 vitesh pritet të largohet nga kampionët e Bundesligës. Bajerni ka menduar që tani për një zëvendësues të tij dhe të Alabës duke mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin francez të Lajpcigut, Dajot Upamekano, që do të pjesë e bavarezëve në sezonin e ardhshëm.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Nuk ka qetësi te Bayerni, dëmtohen dy titullarë para ndeshjes së kthimit ndaj PSG

Publikuar

-

Nga

Dhimbje koke për Hansi Flikun para ndeshjes ndaj Union Berlinit në fundjavë dhe atë të kthimit ndaj Parisit në Champions. Sipas “Bild”, listës të të dëmtuarve te kampionët e Gjermanisë i janë shtuar edhe mbrojtësi Niklas Zyle dhe mesfushori Leon Gorecka.

Të dy lanë fushën e lojës para kohe në ndeshjen ndaj Parisit për shkak dëmtimi. Mediat gjermane tregojnë për probleme muskulore për të dy lojtarët të cilët me shumë mundësi do të humbasin edhe ndeshjen në fundjavë ashtu dhe atë të Champions-it ndaj Parisit duke ia ndërlikuar edhe më shumë shanset për kualifikim skuadrës gjermane. Flik duhet të sajojë një formacion kompakt për sfidën e dytë me francezët të cilët fituan ndeshjen e parë në Mynih me rezultatin 3-2.

Një mundësi është kalimi i David Alabës në mesin e fushës në vend të Goreckës dhe Boatengut në vend të Zyles i cili do të formojë qendrën e mbrojtjes me Hernandezin. Flik, edhe pse shpreson në një rikuperim të polakut i cili me 99% të shanseve do të jetë jashtë, do t’i besojë sulmin e skuadrës sërish Erik Çupo-Moting i cili shënoi në ndeshjen e parë golin e 2-1 për skuadrën e tij. Gjithsesi, koeficienti për t’u kualifikuar skuadra e Flikut ka rënë shumë pas mungesave të shumta.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Zbulohet arsyeja pse arbitri i kërkoi autograf Halandit

Publikuar

-

Nga

Në ndeshjen Mançesteri Siti-Borusia Dortmund e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, në tunelin e dhomave të zhveshjes ndodhi një episod i çuditshëm, ku asistenti i gjyqtarit kryesor, rumuni Oktavian Sovre u pa teksa i kërkonte sulmuesit Erling Haland një autograf.

Videoja bëri bujë në rrjete sociale, ku shumë prej njerëzve nuk e kuptonte pse gjyqtari e bëri një veprim të tillë, por sipas anglezes “Daily Mirror”, pas këtij xhesti qëndron një e vërtetë e dhimbshme.

Gjyqtari Sovre është pjesë e shoqatës së fëmijëve me autizëm në Rumani, dhe qëllimi i tyre është të mbledhin fonde në mënyrë që të ndihmojnë në kurimin e të sëmurëve, dhe veprimi i Sovre ka ardhur pikërisht për këtë qëllim.

Një veprim prekës ky nga ana e rumunit, që ka surprizuar shumë njerëz të cilët e kanë mbështetur në rrjetet sociale.

LEXO TE PLOTE