Connect with Us

I rrezikohet jeta nga mungesa e dializës/ Autoambulanca nuk ka naftë

Denoncim

I rrezikohet jeta nga mungesa e dializës/ Autoambulanca nuk ka naftë

Publikuar

-

I rrezikohet jeta nga mungesa e dializës/ Autoambulanca nuk ka naftë

Një qytetar nga Çerma e Lushnjes vuan prej kohësh nga një sëmundje kronike. Për këtë arsye  që të mbijetojë ai duhet të bëj patjetër dializë . Nëse këtë proces nuk e kryen në datën apo kohën e duhur atëherë jeta e tij mbetet përfundimisht në dorë të Zotit.

Rushit Muça ankohet në emisionin Fiks Fare se nuk po bën dot dializë . Ai tregon se gjëndja e tij shëndetësore është rënduar. Për 5 vite me rradhë ai ka patur nevojë për dializë për arsye se në mungesë të saj i thyhen kockat e trupit.Tre janë seancat në javë që ai duhet të kryejë, por nuk ka mundur të bëjë asnjë të tillë që prej 13 ditësh.

Për Fiksin zoti Muça shpjegon se nuk lëviz dot nga krevati dhe është akoma më e pamundur udhëtimi i tij me makinë personale drejt klinikës ku bëhet dializa.E vetmja shpresë për të është një autoambulacë që ta çojë nga Çerma e Lushnjës në Berat.

Gazetarët e Fiksit për të zgjidhur këtë problem u interesuan pranë Poliklinikës Divjakë e cila disponon një autoambulancë. Duke shpresuar se do t’i vinte në ndihmë të sëmurit gazetarët flasin me drejtorin e Poliklinikës Divjakë. Ai tregon për Fiksin se është e pamundur t’i mbulojë këta pacientë dhe shkak i vetëm është nafta.

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/Mësuesja pa arsim përkatës, të diplomuarit i hiqen orët

“Pacientë të tillë duhet t’i shoqërojmë 3 herë në javë me ambulancë për të bërë dializën. Vetëm 200 litra karburant në muaj disponon dhe 120 litra  harxhohen vetëm nga transporti i këtyre” shpjegon drejtori poliklinikës. Gjë që është e pamundur sipas tij, pasi nuk i mbetet karburant për rastet e tjera që duhet të përballojë ambulanca.

Pra sërish z. Reshat Muça pavarësisht se ka nevojë për dializë, nuk mund ta bëjë dot atë./ tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Skandali-Qeveria gënjeu për marrëveshjen me Italinë?/ Patentat nuk njihen

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari dixhital, sipas të cilit marrëveshja për patentat, e qeverisë shqiptare me Italinë, nuk njihet.

Sipas denoncuesit, edhe pse marrëveshja është në fuqi që prëj datës 12 korrik 2021, ajo nuk po zbatohet nga autoritetet italiane.

Denoncuesi thekson se autoritetet italiane nuk pranojnë të konvertojnë asnjë patentë, ndërsa ambasada e Shqipërisë në Romë nuk përgjigjet në telefon as në e-mail.

Kemi nje marveshje per patentat shqiptare ne itali qe eshte ne fuqi qe nga data 12 korrik 2021, kemi nje marveshje qe dhe pse eshte ne fuqi nuk po zbatohet, motorizasione civile nuk pranon te konvertojë asnje patente shqiptare, ambasada shqiptare ne Rome nuk pergjigjet as ne telefon as me email, ju lutem interesohuni per emigrantet shqiptar ne Itali, interesohuni se perse shqiptareve nuk iu njihet e drejta per konvertimin e patentes.

Emigrantet shqiptare ne Itali kane nje jave qe sorollaten neper dyert e motorizasioneve civile per te konvertuar patenten, por kjo e drejte i mohohet.”-shkruan denoncuesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Hedh në gjyq ujësjellësin për 70 mijë lekë, shpenzon 300 mijë për gjyqin/ Fiksi vë institucionin në lëvizje

Publikuar

-

Nga

Hedh në gjyq ujësjellësin për 70 mijë lekë, shpenzon 300 mijë për gjyqin. Fiksi vë institucionin në lëvizje

Për 70 mijë lekë të vjetra mbifaturim, hedh në gjyq Ujësjellës Kanalizime, Vlorë. Shpenzon mbi 30 mijë lekë të reja për avokat e proces gjyqësor. Fiton gjyqin, por ende nuk ka marrë shpenzimet gjyqësore siç e përcakton vendimi. Fiksi vë në lëvizje institucionin i cili thotë se do ta zgjidhë sa më shpejt, pasi të bëjë verfikimet përkatëse.

Nuri Aliaj nga Bolena e Vlores, ankohet në Fiks Fare për një vendim të gjykatës së formës së prerë, te fituar ndaj UK Vlorë, përbifaturim. Sipas tij, mbifaturimi nuk ish hequr nga sistemi edhe pse vendimi ish i 2016, dhe shpenzimet gjyqesore nuk i ishin kthyer. Në shenjë proteste ai nuk kish paguar faturën mujore të ujit nga mesi i vitit 2018 e deri më sot. Për shkak të sorollatjes dhe mos marrjes së një përgjigje konkrete ai tha se u detyrua të ankohej ne Fiks Fare. “Më vjen turp që për një gjë kaq të vogël duhet të hapja gjyq, e akoma më shumë turp që duhët të thërras Fiksin për ta zgjidhur, -shtoi ai.

Fiksi vuri mënjëherë  në lëvizje institucionin e UK, Vlorë, juristi i së cilit tha që edhe pse është e mbartur si dosje, ata do ta verifikojnë, e nëse nuk është bërë do të bëhet shlyerja e detyrimit të shpënzimëve gjyqësore sa më shpejt. Për sa i takon vendimit të gjykatës, ai është zbatuar dhe muajt janë zeruar në sistem por zotëria duhet të nis të paguajë ujin nga 2011 e këtej. Ndaj vazhdon të dalë akoma me detyrime./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Pazare mes ish-gruas së Ramës dhe KLGJ”/ Zbulohet skema mafioze?

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me marrëveshjen mes Institutit East-West dhe KLGJ, për menaxhimin e dosjeve gjyqësore, stoku i të cilave, sipas tij, për shkak të dështimit të reformes ne drejtesi ka arritur në mbi 100 000.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Instituti Esat-West që iu besua menaxhimi i 100 mijë dosjeve stok te gjykatave të vendit në Shqiperi drejtohet nga ish bashkëshortja e e kryeministrit Edi Rama, Delina Fico, e cila aktualisht është bashkëshortja e ministrit të brendshëm Bledi Çuçi.

Sipas Berishës, ky fakt ngre dyshime të forta për korrupsion dhe pazare mes drejtueses së KLGJ dhe Delina Ficos.

A po ndajne para Delina Fico me Llagamin e KLGJ?

Te dashur miq, disa dite me pare mediat njoftuan se midis Institutit East-West dhe KLGJ u arrit marreveshja per menaxhimin e dosjeve gjyqesore stoku i te cilave per shkak te deshtimit te reformes ne drejtesi ka arritur ne mbi 100 000.

Ne kete kontekst shtoj se shpreh mirenjohjen me te thelle per çdo dollar te takpaguesve amerikan qe vjen si ndihme per Shqiperine dhe qytetaret shqiptar.

Por pasi mesova nga burime serioze nga SHBA se Instituti Esat-Ëest qe iu besua menaxhimi i 100 mije dosjeve stok te gjykatave te vendit ne Shqiperi drejtohet nga ish bashkeshortja e Edvin Rames dhe aktualisht bashkeshortja e ministrit te brendshem Çuçi, e konsideroj kete marreveshje midis Llagamit dhe Ficos fort te dyshimte per korruptive dhe te papranueshme.

Une nuk mendoj se gruaja e ministrit te Brendshem eshte personi qe duhet ti besohet menaxhimi i dosjeve gjyqesore. Kete Llagami, e emeruar aty ne aplikim te standarteve te dyfishta e di shume mire. Por natyrisht asaj i intereson se me Zj Çuçi-Fico duket i ka me te lehta pazaret.”-shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Gjen age mjekësore tek mishi/ Pas denoncimit në Fiks Fare, AKU sekuestron dhe analizon mishin pa vulë

LEXO EDHE:  Gjen age mjekësore tek mishi/ Pas denoncimit në Fiks Fare, AKU sekuestron dhe analizon mishin pa vulë

Më tej, ai thekson se duke emëruar në organet drejtuese familjarë dhe të afërm të ministrave të PS, “drejtësia shqiptare rilind e tëra si drejtësi e familjeve mafioze të narkoqeveritareve të sotëm.

Duke i dorezuar menaxhimin e dosjeve gjyqesore bashkshortes se ministrit Çuçi, Delina Ficos pas emerimit ne krye te organeve drejtuese te vellezerve, motrave, kuneterve te ministrave te PS si Pamela Ballukut ne KPK, vellait te ish ministres Gjermeni, Artur Metanit ne krye te ILD, kuntatit te Ish ministres Kodheli, Genti Ibrahimit ne krye te KLP, ish ministrit Panda ne Gjykaten e Larte dhe zyrtareve te tjere, drejtesia shqiptare rilind e tera si drejtesi e familjeve mafioze te narkoqeveritareve te sotem.”-përfundon postimin e tij Sali Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE