Connect with Us

Grida në sulm kundër Berishës dhe Bashës

Politikë

Grida në sulm kundër Berishës dhe Bashës

Publikuar

-

“Në PD secili ka vendin e tij”, Duma justifikon dështimet e Bashës: Ai po mban përgjegjësi

Grida Duma është një politikane e katapultuar në sferat e larta të Partisë Demokratike, pas shumë lidhjeve të saj okulte apo intrigave të vogla për të mundur të jetë në krye, megjithëse kontributi i saj në momentet e emërimit si zëvendësministre dhe detyrave të tjera ishte zero.

Grida Duma vinte si zëvendësministre e Sali Berishës,  pas shumë skandaleve dhe hetimeve nga prokuroria në lidhje me pronat e saj dhe investimeve që në moshë të vogël.

Më tej u përfshi në lidhje të dyshimta me ish bankierin Artan Santo, më pas gjatë kohës që u bë deputete plasi edhe skandali i G.D me Ervin Salianjin e kështu me radhë.

Por, të gjitha këto zhurma dhe skandale nuk kanë ndikuar në tërheqjen e saj, por ajo ka ecur vetëm përpara dhe është përpjekur t’i shkelë më këmbë duke përdorur sharmin e saj dhe gojën plot lëng të shumë meshkujve që e shohin si një femër të bukur apo shumë femra që gjuhën e saj të gjatë e quajnë vlerë për të ecur përpara.

Këto, Grida i di mjaft mirë dhe tani ka zgjedhur të ketë një sfidë të hapur.

Sfida e saj është Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Ka pasur disa momente përplasje me Bashën, ulje dhe ngritjet e saj, por këtë herë duket se po ecën përpara. Ajo ka marrë në patronazh, pra për të drejtuar një zonë shumë të gjerë, zonën e Kavajës dhe Rrogozhinës, të cilat njihen si bastione të PD, Kavaja sidomos me një përqindje maksimale.

Atje për shumë vite ka kandiduar lideri historik i PD, Sali Berisha.

Grida Duma, ka shkuar me një sfidë të hapur, të marrë më shumë vota se Sali Berisha në Kavajë, vota personale, pasi Grida është në të njëjtën listë në qarkun e Tiranës me ish kryeministrin dhe ish liderin historik të PD.

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe deputetja Grida Duma

Nga ana tjetër Grida po përpiqet në mënyrë të vazhdueshme të sfumojë edhe Lulzim Bashën.

Qëllimi i saj është që të ketë më shumë vota në qarkun e Tiranës, sesa kreu demokrat duke përdorur hapësirën që i japin mediat dhe rrjetet sociale, dhe duke kërkuar votë personale pafund, një votë kjo, e cila mund të bënte që Grida të qëndronte mbi Lulin e në rast se do të kishte më shumë vota se Sali Berisha në Kavajë, askush nuk do të kishte çfarë t’i thoshte.

E në rast se mund të siguronte një votë më shumë se Lulzim Basha do të ishte trashëgimtarja e fronit, apo do të kapte drejtimin e PD pas zgjedhjeve, në rast të humbjes së Lulzim Bashës, për të cilin Grida dhe disa personazhe të tjera në PD si bashkëpunëtorë të saj, por edhe eksponentë po punojnë maksimalisht kundër tij.

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri kryqëzon Grida Dumën/ I përmend punën dhe një ngjarje

Po kërkojnë votë personale, por gjithmonë duke pritur që Basha të humbë për të marrë drejtimin e opozitës, me shpresën se më tej Rama do të binte shumë shpejt, pasi një mandat i tretë do të ishte mjaft i vështirë për t’u vazhduar.


Grida Duma po përdor disa struktura të saj siç janë, një grup “Grida Duma funs club”
, një grup mjaft aktiv në mbrojtje të Gridës, me shumë personazhe, gjithashtu edhe me “fake news” apo edhe me raporte dhe njerëz që shkruajnë dhe sulmojnë këdo që kritikon Gridën.

Janë disa të rinj që Grida shpesh iu është drejtuar edhe me video-mesazhe.

Kujtojmë pak kohë më parë mesazhin që i dërgonte nga shtëpia e saj grupit të fansave, duke shkuar më tej tek një grup të rinjsh të cilët janë “call center”, apo byrektorja e Gridës që funksionojnë si një qelizë e pavarur të cilët Grida  i ka vetëm për një qëllim: Të arrijë të ketë një rezultat maksimal votash personale, pa llogaritur këtu asnjë nga femrat e listës së PD, duke tentuar që të jetë mbi këdo nga zonjat që garojnë në listën e PD në qarkun e Tiranës.

Duke qenë një qark i madh ka dhe edhe një mundësi maksimale votash.

Nga ana tjetër të ketë më shumë vota se të gjithë të tjerët, pra duke sfiduar edhe vetë Berishën në Kavajë apo edhe Bashën, çka do të bënte që Grida më pas të kishte një hap tjetër në karrierën e saj politike, të ishte përballë Bashës apo duke kërkuar largimin e këtij të fundit për të marrë drejtimin e PD.

Kujtojmë këtu se pak kohë më parë Grida Duma filloi mjaft kritika të drejtpërdrejta ndaj kreut demokrat, kur ky i fundit filloi ta mbante në distancë.

Por, zonja Duma diti të luante fort dhe më pas të rezistonte pas zgjedhjeve brenda PD, ku hyri në kryesi pas dorëheqjes së Salianjit megjithëse nuk u votua.

Tashmë Grida ka vënë mend, sfidat i ka të hapura përballë Berishës në Kavajë , përballë Bashës në rang kombëtar për të siguruar më shumë vota, se çdo zonjë tjetër në listën e PD, që të mundet të jetë alternativa e nesërme e opozitës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Grida Duma fanse e ministres socialiste

LEXO EDHE:  Poli i qendrës dhe reforma zgjedhore/ Duka kërcënon Bashën: E kemi shumë seriozisht...

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD nuk duhet ta lëshojë Berishën”/ Arjan Çani: Ja pse kjo parti ka mbetur vetëm

Publikuar

-

Nga

“PD nuk duhet ta lëshojë Berishën”/ Arjan Çani: Ja pse kjo parti ka mbetur vetëm

Arjan Çani, ka deklaruar se Partia Demokratike duhet ta mbrojë Berishën, sepse vetë partia ka fytyrën e tij.

Çani në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipin u shpreh se një nga gabimet e PD-së, është se nuk ka aleanca dhe mbështetje ndërkombëtare, ndaj ka mbetur vetëm.

PD nuk duhet ta lëshojë Berishën në këtë moment, do të ishte një gafë e madhe. Ajo parti ka fytyrën e Berishës. Problemi i kësaj partie është që ajo nuk ka arritur dot të bëjë aleancat e duhura me aktorë të huaj. Nuk është problem që kjo parti ka Berishën, por se kjo parti ka mbetur vetëm.

Le të marrim hipotezën sikur kjo parti të kishte, rusët mbrapa. Mendoni se Berisha do të ishte në këtë situatë? Sigurisht jo. Berisha do të ishte i mbrojturi i njërës palë.

Rama është njeriu i zgjedhur i amerikanëve.  Berisha dhe Basha kë kanë mbrapa? Kur ti je në syrin e perandorisë, duhet të mbrohesh apo jo? Me kë do të mbrohesh? Duhet të zgjedhin aleatë, duhet të ishin të mbrojtur.

Gabimi i partisë nuk është se ka fytyrën e Berishës, por se është vetëm. Cfarëdo të bëjë PD për amerikanët, ata i kanë sytë nga Rama. Si ka mundësi që PD është vetëm? Përse i ka munguar ky vizion?“, tha ndër të tjera Çani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha nuk ka më mbështetje”/ Nishani: Lista e anëtarësisë është tkurrur

Publikuar

-

Nga

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani u shpreh se Lulzim Basha nuk ka më mbështetje nga demokratët ndonëse ai u zgjodh në krye të opozitës.

Në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, Nishani tha se anëtarësia është zvogëluar me rreth 25 mijë anëtarë në krahasim me vitin 2013, ku shtoi se dita e zgjedhjeve nuk mori miratim unanim në Kryesi, ndrësa në Këshill nuk u diskutua fare për këtë çështje.

Bënim takime në një qark, 80% e njerëzve që takuam në një kafe me njëri tjetrin thoshin gjëra të tjera me ne thoshin gjëra të tjera. Me Bashën nuk ishin të kënaqur, por nuk donin të përçanin partinë.

Në Këshillin Kombëtar nuk është diskutuar data e zgjedhjeve. Vendimi që erdhi për tu votuar ishin vetëm emrat e komisionerëve. Në kryesi nuk ka qenë votimi unanim, sepse Alizoti ka abstenuar, ndërsa Bylykbashi dhe Alibeaj kanë qenë kundër.  Në 2013 në listë kanë qenë 103 mijë anëtarë, ndërsa tani ka shkuar 75 mijë”, shprehet Nishani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE