LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grida Duma padit Veliajn për shpifje

24 Mars 2021, 11:16, Politikë CNA
Grida Duma padit Veliajn për shpifje

Ish deputetja e PD, Grida Duma ka depozituar në gjykatë një padi ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në një deklaratë jashtë gjykatës, Duma tha se e ka paditur Veliajn për shpifje dhe sipas saj dëmi i parashikuar do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja.

?Dëmi i parashikuar do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja. Në varësi të vendimit të gjykatës, unë deklaroj se ky dëm do t?i shkojë shtetit shqiptar dhe askujt tjetër. Ajo që duhet të përmendim qartë dhe pastër është se drejtësia është më e rëndësishmja sot për të rindërtuar Shqipërinë?, u shpreh Duma./CNA.al

Lajmet e fundit nga