LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha kopjon Biden/ Ja si do e hapë fushatën elektorale nesër

24 Mars 2021, 21:54, Politikë CNA
Basha kopjon Biden/ Ja si do e hapë fushatën elektorale nesër

Partitë politike do të çelin nesër zyrtarisht fushatën elektorale.

Por, siç duket Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë ?kokë më kokë? me çeljen e fushatave të tyre, me 30 minuta diferencë nga njëra-tjetra.

PD do ta nisë fushatën e saj nesër në orën 17:30 në ?Sheshin Nënë Tereza?, ndërsa CNA.al mëson se Basha do të ndjekë të njëjtën taktikë të presidentit të SHBA Joe Biden.

Me këtë gjest, Basha po mundohet të tregojë se ka shumë masivitet dhe mbështetje, ndaj dhe fushatën do e hapë me makina dhe njerëz sipër tyre.

Por edhe këtë herë, kreu i Republikës së Re dhe personat që ka afër për fushatë kanë dështuar. Të paaftë për të krijuar diçka origjinale, kanë menduar rrugën më të shkurtër, duke kopjuar Joe Biden kur ai hapi fushatën elektorale në SHBA.

Bashës i pëlqen madhështia, dhe një gjë të tillë e vërtetoi edhe gjatë takimit të tij me banorët në Kavajë, ku përdori si podium makinën e tij tip Range Rover Vogue, model i fundit që kushton 100 mijë euro nga ku ka përshëndetur qytetarët me dy gishta.

Prania e makinave në këtë hapje fushate do të krijojë iluzionin e një pjesëmarrje masive, por për Bashën nuk ka asnjë problem, sepse ai kënaqet edhe duke gënjyer veten./CNA.al

Lajmet e fundit nga