LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Meta i dehur/ Ngre dolli me verë

23 Mars 2021, 20:32, Politikë CNA
Video-Meta i dehur/ Ngre dolli me verë

Të gjithë e dinë tashmë dashurinë e presidentit Ilir Meta për rakinë dhe pijet alkoolike në tërësi.

Në disa raste Meta ka dalë edhe në publik apo emisione televizive i dehur dhe është parë në gjendje aspak etike për një president.

Sot në rrjetet sociale ka qarkulluar një tjetër video e Kreut të Shtetit, i cili shihet duke pirë verë me disa persona dhe duke kërcyer.

Kjo sjellje nuk është aspak e hijshme për Metën, i cili duket se ka braktisur karrigen dhe nuk po e ushtron si duhet detyrën e Kreut të Shtetit.

Kemi parë që kohët e fundit Meta është përfshirë në fushatë elektorale dhe po kërkon si e si të shpëtojë LSI-në, partinë e themeluar nga vetë ai, nga shkatërrimi.

Presidenti po tenton të mbledhë sa më shumë vota nëpërmjet personave të tjerë, të cilët po i josh me dreka dhe muzikë në restorante, në një kohë kur vendi është kufizuar për shkak të pandemisë dhe janë ndaluar grumbullimet për fushata elektorale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga