Connect with Us

Vaksinat Kineze/ Bino: Jemi në garë me kohën, e rëndësishme të kemi sa më shumë

Shëndeti

Vaksinat Kineze/ Bino: Jemi në garë me kohën, e rëndësishme të kemi sa më shumë

Publikuar

-

Vaksinat Kineze/ Bino: Jemi në garë me kohën, e rëndësishme të kemi sa më shumë

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino ka folur për dy vaksinat e fundit anti Covid me të cilat ka marrëveshje vendi jonë.

Në një intervistë për ABC neës Bino është shprehur këtë fazë të ketë fazë është e rëndësishme të ketë sa më shumë vaksina që kanë efekt në uljen e vdekshmërisë dhe të shtrimeve në spital.

Sipas saj vaksina kineze i ka dhënë provat në disa vende për efekshmërinë që ka në popullatë.

“Kjo vaksinë i ka filluar pvaksinat rovat e fazës së tretë që në korrik të 2020 në Kinë, ka filluar po ashtu në Brazil, Turqi, Kili të cilat kanë vlerësuar dhe efikasitetin ndaj sëmundjes me 50.6 % dhe shkonte 100 % te rastet më të rënda dhe 83% për rastet që kërkonin hospitalizim. Qëllimi i vaksinave është ulja e vdekshmërisë dhe i shtrimeve në spitale. Kjo nuk ka lidhje me efikasitetin por një gjë e tillë lidhet dhe me parandalimin e përhapjes.

LEXO EDHE:  Mbi 90 mijë teste në dispozicion/ Manastirliu: Rrisim kapacitetet për përballimin e situates

Kjo është një vaksinë e përdorur nga Turqia, Tajlanda, Filipinet, Kili, Meksika, Kina Brazili, Azerbajxhani dhe vendet aziatike.

Për të qenë të sigurtë për përdorimin në popullatë ne kemi të dhëna nga Turqia dhe ajo që është e rëndësishme është se ne jemi në garë me kohën në lidhje me vaksinimin. Për këtë ne duhet të jemi të sigurtë për vaksinën, dhe duke kaluar fazën e parë dhe të dytë kjo është një vaksinë që ka të dhëna të mira për përdorim.

Gjithashtu ne duhet të jemi të përgatitur për çdo efekt anësor që mund të japë.

E rëndësishme është që vaksinat të ndihmojnë në imunizimin e popullatës sonë”, tha Bino./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

5 përfitime shëndetësore që mund të merrni nga konsumimi i çajit të xhenxhefilit

Publikuar

-

Nga

cna lajm shendet

Specialistët e shëndetit këshillojnë përdorimin e çdo ditë të xhenxhefilit, veçanërisht në formën e çajit të nxehtë, për shkak të përfitimeve të shumta që ka për shëndetin.

Sipas “Bright Side”, këto janë përfitimet që mund të merrni nëse i kushtoni rëndësi xhenxhefilit.

1.Ju ndihmon për të parandaluar sëmundjet e zemrës.

Xhenxhefili njihet për aftësitë për të parandaluar sëmundjet e zemrës. Disa përfitime nga zemra përfshijnë një ulje të koleterolit të keq, rritje të kolesterolit të mirë dhe ulje të presionit të gjakut.

2.Mund t’ju ndihmojë të kontrolloni peshën tuaj.



Ndjenja e dëshirës për të ngrënë çdo 5 sekonda mund të jetë një nga arsyet pse nuk mund të kontrolloni peshën tuaj, dhe pirja e çajit të xhenxhefilit mund t’ju ndihmojë. Studimet kanë zbuluar se xhenxhefili mund të ulë urinë si dhe marrjen e ushqimit duke iu bërë të ndiheni më të ngopur.

LEXO EDHE:  Masat anti-Covid/ Testi i detyrueshëm për ata që kthehen në Gjermani

LEXO EDHE:  Shifrat e fundit/ Rreth 2.3 milion të infektuar nga Covid-19 në botë, ja sa kanë humbur jetën

3.Mund të ndihmojë në kontrollimin e sheqerit në gjak.

Disa studime kanë zbuluar se është e mundur të zvogëlohen ndërlikimet e diabetit me vetëm 12 javë të konsumit ditor të xhenxhefilit. Por, në çdo rast, është më mirë të konsultoheni me mjekun tuaj.

4.Mund të lehtësojë dhimbjen në gju.

Nëse hani ose pini xhenxhefil për 6 muaj, dhimbjet do të reduktohen ndjeshëm për ata që kanë artrit në gju.

5.Mund të parandalojë kancerin.

Ka prova të forta që provojnë se xhenxhefili ka fuqinë për të parandaluar disa lloje të kancereve, të tilla si kanceri i stomakut, pankreasit dhe të mëlçisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritet sërish numri i viktimave/ Ja sa raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3345 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID,  539 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 11 persona.

Rastet pozitivë kanë rezultuar në këto bashki: 211 raste në Tiranë, 45 në Fier, 34 në Durrës, 26 në Elbasan, 25 në Berat, 22 në Lushnje, 16 në Shkodër, 14 në Krujë, 13 në Vlorë, 12 në Korçë, 9 në Lezhë, nga 8 raste në Kamëz, Vorë, Mat, nga 7 raste në Kurbin, Kavajë, nga 6 raste në Delvinë, Gjirokastër, nga 5 raste në Mirditë, Dibër, Bulqizë, nga 4 raste në Vau i Dejës, Kukës, Poliçan, nga 3 raste në Gramsh, Sarandë, Malësi e Madhe, Pukë, nga 2 raste në Tropojë, Shijak, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, nga 1 rast në Cerrik, Dimal, Maliq, Selenicë, Klos.

Janë 11,634 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 222 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 11 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 65-74 vjeç, 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 57-83 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 71 vjeç, 1 qytetar nga Kurini 73 vjeç, 1 qytetar nga Kavaja 74 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 82 vjeç, 1 qytetar nga Bulqiza 84 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 839 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 153,619 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Rama dha lajmin e hapjes/ Pipero reagon menjëherë: Jam krenar që isha pjesë e këtij ekipi

LEXO EDHE:  “Ta mbajmë hapur Vlorën dhe Shqipërinë”/ Brataj thirrje qytetarëve me vargje patriotike

Statistika (26 Shtator 2021)



Raste të reja ditore 539
Të shëruar në 24 orë 839
Të shtruar në spitale 222
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 3345

Testime totale 1,184,815
Raste pozitive 167,893
Raste të shëruara 153,619
Raste Aktive 11,634
Humbje jete 2,640

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5041
Fier 1139
Durrës 1088
Shkodër 1083
Vlorë 681
Elbasan 603
Lezhë 487
Berat 462
Korçë 329
Kukës 284
Gjirokastër 220
Dibër 217

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Shqipëria ende shumë larg/ E vaksinuar me dy doza vetëm 27% të popullsisë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shqipëria ka arritur që të kryejë deri tani mbi 1.7 milionë vaksinime kundër COVID-19. Nga këta janë mbi 770 mijë persona që kanë marrë të dy dozat.

Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë çdo ditë kryhen gati 10 mijë vaksinime.

Aktualisht vaksinimi është i hapur për çdo person mbi 18 vjeç, i cili  mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00.

Ministria e Shëndetësisë thotë se ka një rezervë prej mbi 300 mijë vaksina në dispozicion pasi në Shqipëri kanë mbërritur deri tani 2,045,310 vaksina antiCOVID.

Në bazë të të dhënave zyrtare të INSTAT, Shqipëria ka një popullsi prej 2.8 milionë banorë dhe deri tani ka vanksinuar me dy doza vetëm rreth 27% të popullsisë.

LEXO EDHE:  Shifrat e fundit/ Rreth 2.3 milion të infektuar nga Covid-19 në botë, ja sa kanë humbur jetën

LEXO EDHE:  Masat anti-Covid/ Testi i detyrueshëm për ata që kthehen në Gjermani

Kjo do të thotë se vendi ynë është ende shumë larg arritjes së një norme të kënaqshme të vaksinimit.



Nga të dhënat e deritanishme rezulton se janë ende mbi 2 milionë banorë të pa vaksinuar. Me këtë ritëm do të duhen të paktën dhe 200 ditë të tjera për vaksinimin e plotë.

Nga vendet e rajonit, sa i takon numrit të personave të vaksinuar plotësisht Shqipëria qëndron vetëm para Kosovës.

Maqedonia e Veriut (33.9%) dhe Mali i Zi (33.5%) edhe pse e nisën këtë proces pas vendit tonë kanë arritur që të realizojnë më shumë vaksinime.

Deri tani, Serbia qëndron e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor pasi ka vaksinuar 41.5% të popullsisë me dy doza./euronews

 

LEXO TE PLOTE