Connect with Us

Tej e këndej…/ Dy fjalë rreth librit “Misioni im” të Lulit

Opinione

Tej e këndej…/ Dy fjalë rreth librit “Misioni im” të Lulit

Publikuar

-

Tej e këndej…/ Dy fjalë rreth librit “Misioni im” të Lulit

 Nga Kastriot Frashëri

Me ne fund dhe Luli ynë ia bëri fora me librin e tij te pare biografik, sa as edhe Fahri Balliu me Kasandrat e tij dikur nuk do ta konkuronte dot. Me botimin e librit te tij “Misioni” duket qe Lul Basha eshte futur ne gare pa krye genjeshtrash me lali Erin, i cili njihet anembanë si Nastradini më i paparë në historinë e Shqiperise per nga bemat e tij…

Por le ti kthehemi librit të Lulit si tentative mjerane per te prodhuar histori dhe ngjarrjeve të vitit 1990-1, ku heroi ynë ishte thjesht një gjimnazist minor edhe pse pretendon se ka qene edhe nje aktivist i PD dhe veprimtar i shoqerise civile dhe paska patur kontakte te here pas hershme me liderin e opozitës. Kjo eshte genjeshter e madhe o fyell!?

Dihet se Shoqeria civile ne Shqiperi ka lindur ne fillim te viteve 2000 o karajfili ynë?! Ke te drejte te mos e dish se duke punuar kamarjer gjithe diten ne Utrech nuk te dilte koha te ktheje kokën ketej nga Tirana per tu informuar mbi ngjarrjet e dites, por mesa duket duhet te jesh zgjuar per vendin tend vetem kur ra zia e parase dhe falimentit te Vebiut te VEFA ne vitin 1997.

Por ti o Lul nuk mund ti tregosh babait arrat e malit? Se keto i dime ne qe kemi themeluar shoqerine civile dhe jo ti o kodosh! Te gjithe e dime si erdhe ne mëmëdhe dhe KOP e u katapultove fill ne qeveri dhe parti pa kurfare merite, vetem Berisha ta paska ditur vlerën. Tani po tjer per hesap te vetin historine e shndërimit mes dallareve tende…

Historia e treguar pak vite me pare e shegertit te fiqve te Erjon Velise kur ishte minor qe nga shitjen e tyre thote se ky pagoi shpenzimet e dasmës lluksoze ne kalane e Gjirokastres menduam se do te ishte e fundit histori idiote shqiptare, por se do te dilte nje nate dimri dhe Luli, meqe kete pranvere enderon te behet kryeminister, pasi eshte ende nën efektet e gjumit te atyre neteve, e te na tregoje me kaq lehtësi Belulin e fshehur në pavetedijen e vet, liderin tone, te mençur e vizionar, trim dhe kryeminister i lindur qe ne bangat e shkollës qe adoleshencen e kishte flakur tej me pune e projekte te medha kombetare si veprimtar i shoqerise civile, por qe nuk na i tregon perse e braktisi kete mision e marredhenie te k9nsoliduar me liderin Berisha e iku ne Hollande, ketu e 30 vjet perpara, kur ky organizëm nuk njihej nga kurrkush përveçse nga Luli i vocër.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Rama po kërkon kamardaren e Monës dhe Lulit

Te shkruante per historine e tij si politikan dhe anetar qeverie pas vitit 2004 dhe akuzat e ngritura kunder tij te cilat nuk kane mare kurre pergjigje si ato per korruopsion me rrugen e kombit, paktin me Greqine per ujrat e detit etj, ludhur me pozicionin dhe rolin e tij ne keto çeshtje do te ishte i mirepritur dhe shfajesuar, por te tregoje peralla te tilla alturiste per ta bere legjende jeten e tij per tu dukur si Skenderbeu, kur nuk po ia kerkon njeri, kjo eshte mare.

Kisha menduar se Lali Eri nuk paska te dyte per nga bemat, por ti o Lul tregove shume shpejt se je dhe kopja e tij, qe per nje karrige je gati te shkosh tek mullari, ashtu si ai dhe atje ta shpjegon vete Edi se çfare duhet të bësh… Ketu mund te Lexoni nje pjese nga libri.

May be an image of text

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Fushata e kotë e Lulzim Bashës gjatë vapës

Publikuar

-

Nga

Fushata e kotë e Lulzim Bashës gjatë vapës

Nga Ardit Rada

Nëse ka ndonjë që me të drejtë duhet të habitet nga Lulzim Basha këto ditë, ata duhet të jenë vetë demokratët. Rinisja e fushatës pasi votat e 25 Prillit u numëruan një më një, shërben vetëm t’i bindë ata se ka një përpjekje gjer në shtator. Lulzim Basha teksa pret rikthimin në Parlament si kryetar i opozitës, po mundohet t’u japë të tijëve idenë se nuk do të flejë gjer në vjeshtë. Por do të bredhë, ashtu si në Durrës e Lezhë, për të shpjeguar masakrën elektorale që i kanë bërë pas shpine. Por përtej kësaj fabule, në sytë e tij nuk mund të fshihet kënaqësia për shkaërrmoqjen e LSI-së dhe kjo për shumë arsye.

Së pari, ai i riktheu Partisë Demokratike një pjëse të mirë të votave që Ilir Meta ia mori në 2017 pas çadrës duke bërë virgjereshën e politikës dhe duke anatemuar marrëveshjen e 17 majit.

Së dyti, tashmë ai nuk ka asnjë detyrim nga LSI-së, sepse me të s’bën shumicën për asgjë. Madje, do t’i japë 2-3 deputetë borxh që të krijojnë grup parlamentar.

Të mos harrojmë edhe faktin që ai s’e mohoi kurrë ‘planin e përbashkët’ të publikuar nga Rama për ta çuar LSI për skrap, apo që e harroi Kryemadhin pas 25 Prillit dhe s’e priti më në selinë blu.

E gjithë fushata e re e Bashës, që s’e ndjek askush madje çon nëpër studio kaseta të regjistruara në diell kur në Shqipëri bie rrebesh, është një fiasko edhe për vetë qëllimin që Basha mund të besojë seriozisht. Mbase ai mendon se duke u paraqitur si dëshmitar i krimit elektoral mund t’i bindë demokratët për vendimet e gabuara që mori.

LEXO EDHE:  Libri ” Fire and Fury“, që po çmend Trump/ Kush është autori Michael Wolff?

LEXO EDHE:  Libri " Fire and Fury“, që po çmend Trump/ Kush është autori Michael Wolff?

Fjala bie që futi deputetë Dulen, Idrizin, Mediun, Dukën e Shehin… Dhe nuk futi as në listë humbëse ata që qëlluan Edi Ramën me vezë në Kuvendin e shkuar. Por, përtej ‘borxhit’ që Basha mund t’u ketë aleatëve, ai duhet të sqarojë humbjen e të gjithë bllokut që krijoi dhe të gjejë fjalë për të justifikuar fitoren e shpallur që në tre orët e para të votimit. Ose, ose t’i kërkojë Ilir Metës llogari pse nuk i përveshi mëngët në Vlorë për të numëruar votat siç premtoi. Apo pse nuk i nxori gratë e Libofshës me sfurqe e kosa bari.

Ndoshta dhe një ‘mea culpa’ që dogji mandatet e zgjedhjet dhe 2019 do t’i bënte mirë atij dhe vizionit të opozitës. Jo si ajo ndjesa e Monikës ndaj të shoqit, por si e liderit që skuqi edhe vezë në Instagram dhe kuptoi që imazhi “i burrit të mirë” nuk varet nëse bën sikur s’e ke mendjen, por nga programi dhe vendimet.

Ndryshe s’pritet të fitojë ndonjë betejë post-zgjedhore me Ramën, kur s’del dot nga qorrsokaqet e para 25 Prillit që e futën izraelitët, Iliri apo Saliu (lexo: dreqi me të birin).

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bledi Mane/ Po zbulohet marrëveshja e fshehtë e Edi Ramës me gruan e Lul Bashës

Publikuar

-

Nga

Nga Bledi Mane/ Po zbulohet marrëveshja e fshehtë e Edi Ramës me gruan e Lul Bashës

1./ E njeh ndokush Xhelal Bashën, babain mekanik, të heshtur e të lodhur të Lulzim Bashës? Po Remzie Bashën mësuesen e fillores përveç ish nxënësve të saj, a e kujton dikush? Përjashtim bën vetëm djali i tyre i vogël, Erlindi, i cili njihet pak fare se u largua i llahtarisur nga puna që bënte në Gjykatën e Lartë. Iku i frikësuar para se ta kapte vettingu.

Kjo familje e thjeshtë tironce do vazhdonte e qetë të çapte tavën e dheut apo të mbushtte ujë te pusi në fund të oborrit poshtë caracit por rehatinë ia prishi krushqia e djalit të madh, i cili ndryshe nga tradita, u morr për burrë nga një labe. Aurela e Xhaferrit dhe e Xhanes ia vuri syrin që në gjimnaz dhe ca me posesivitetin e saj dhe ca me lekët e fajdeve të Vefa-s, e joshi. Aurela gjeti burrë qysh në vitin 1994 por qysh nga viti 1994 Lulzim Basha nuk ka gjetur grua, Luli ka gjetur një shtrydhëse.

2./ Ishte ministër transportesh dhe nëse doje punë apo financime, do kaloje nëpërmjet kunatit. Emërimet apo shkarkimet në diplomaci kur u bë ministër i jashtëm nuk i aprovonte Luli, por kunati ishte paradhoma e tij. Tenderat e shumta te ministria e brendshme ndryshuan sekser kur Lul Basha u bë ministër dhe në skenë u shfaq kunati i tij që vendoste. E mos harroni 4 vitet kur kryebashkiak i Tiranës u konvertua me vota të vjedhura Lul Basha, përsëri kunati liçensonte, jepte leje ndërtimi apo tenderonte çdo punë publike. Ndërsa në kujtesë po u sjell edhe marrëveshjen e 17 majit 2017 ndërmjet Edi Ramës dhe Lul Bashës kur opozita mori në dorë ministri të rëndësishme: zbatuesi dhe rakorduesi i asaj marrëveshjeje ishte i njëjti sekser. Nuk mund të mungonte Erjoni, vëllai i Aurelës që mori për burrë Lul Bashën. Erjoni djali i Xhaferrit dhe i Xhanes nga fshatrat e Tepelenës i cili edhe sot kur opozita pas zgjedhjeve mori vetëm çelësat e kashtës, vazhdon të miklojë kunatin.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Rama po kërkon kamardaren e Monës dhe Lulit

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Rama po kërkon kamardaren e Monës dhe Lulit

3./ Mes gjithë kësaj meseleje postzgjedhore tahmaqarësh, unë dyshoj te një marrëveshje e fshehtë mes Edi Ramës dhe gruas së Lul Bashës. Prisni, prisni mos u nxitoni e mos reagoni kaq shpejt për humbjen e PD-së.

Nuk është flirt erotik, është flirt perversësh. Edi Rama tashmë e sheh që i fundit i Mohikanëve Sali Berisha e mbushi ymrin dhe ligjin mbi Lul Bashën e bën vetëm familja e gruas së Lulit. SPAK-u ndërkohë është vënë në lëvizje kundër fëmijëve të Saliut duke i lënë rrugë të lirë grykësisë së familjes së Xhaferr Isufit. Familja e Xhaferrit pasurohet duke mbajtur peng dhëndërin, dhëndëri mban peng opozitën, Edi Rama qeveris i qetë. Fundja janë më të qetë kështu. Luli 8 vjet në opozitë bëri lekë pa fund pa firmosur asgjëkundi e nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore. Në shtator i ofrohet Ramës duke marrë 7 ministri dhe vetë bëhet kryetar parlamenti përsëri duke u pasuruar e duke mos firmosur asgjë me dorën e tij. Protestat me molotov zveniten ndërkohë opozita përçahet më dysh. Opozita e Aurela Bashës qeveris me Edi Ramën, ndërkohë opozita fundore e Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit as çizme për të gjuajtur në parlament nuk do kenë.

Mos u trishtoni se Ilir Meta nuk do jetë në burg për korrupsion por do jetë duke punuar opinionist te Syri Televizion!

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pishtarët e fikur të Kalasë së Rozafës

Publikuar

-

Nga

Pishtarët e fikur të Kalasë së Rozafës

Nga Jak Simoni

Pak ditë  më parë ndoqëm ne disa media se ishte vjedhur kabulli elektrik  i ndriçimit  të mureve të Kalasë së Rozafës. Me këtë rast kuptuam dhe ne që nuk jemi nga Shkodra se muret e saj ishin ndriçuar, por vetëm për pak kohë, sepse hajdutët e kishin ndërpre këtë ndriçim. Nuk është hera e parë, as e fundit, që ndodhin këto.

Para më se dhjetë  vitesh identik e njëjta gjë  ndodhi me ndriçimin e mureve të Kalasë së Lezhës, të cilët u panë të ndriçuar vetëm për pak ditë. Si atëherë, ashtu dhe tani flitet vetëm për hajdutet që vjedhin kabullin,  por nuk flitet se ç’janë këto zbukurime ndriçuese, për të cilat është pak të thuash se janë të tepërta; janë shpërdorime të kota e absurde, por kjo nuk është për tu habitur, sepse, sipas shumë filozofëve aktualë, kemi  kaluar nga koha e konsumizmit absurd  në kohën e shpërdorimit absurd. Shpenzime pafund  për të parë muret e kalave edhe natën.

Nuk na shkon në mendje se objektet historike më shumë se të zbukurohen e të ndriçohen kanë nevojë të ruhen nga ndërtimet abuzive mbi rrënojat e tyre, të mirëmbahen e të studiohen, pra që mendja jonë të ndriçohet nëpërmjet tyre; d.m.th këto objekte të konsiderohen si dritare që tregojnë një panoramë të heshtur në errësirën e të shkuarës.  Siç thonë historianet e shquar, muret e  lashtë të këtyre objekteve  dhe shtresat nga epokat e lashta të historisë; d.m.th. informacioni i heshtur i tyre tregon më shumë se mijëra fjalë të një libri të historisë.

LEXO EDHE:  Kurtizanet e Lulit në sulm kundër biznesit

LEXO EDHE:  "Fluturimi i mendjes"/ A na bën leximi njerëz më të mirë?

Ata që duan ndriçimin e Kalasë së Rozafës dinë për të aq pak sa dinë për Liqenin e Shkodrës, që nga një këndvështrim dhe e pasqyron atë: “një nuse, që i thanë se të erdhi burri nga emigrimi, e harroi trumën hapur dhe u përmbyt gjithë vendi me ujë duke formuar liqenin”.  Ka a një mani për zbukurime me drita verbuese, pa marrë parasysh koston e lartë që kanë dhe jo vetëm financiare.

Ca kohë më parë në parkun e Beratit “ të zbukuruar” nga të mëdhenjtë për festa ngeli i vdekur nga kontakti me rrymën një fëmijë që po luante. Për të mos llogaritur dhe ndikimin mbi ambientin:  shkatërrojmë peizazhet, burimet, devijojmë lumenjtë për  të prodhuar energji për shpërdoruar e për të vjedhur. Njerëzit dhe insektet duan drita verbuese.  Uroj të mos harxhohen paratë tjera, sepse prapë do e vjedhin kabullin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE